Angela Merkel do kandidojë për presidente të Gjermanisë? Ish-kancelarja rrëzon spekulimet

13 Shkurt 2026, 08:30Bota TEMA
Angela Merkel do kandidojë për presidente të Gjermanisë?

Një vit para nisjes së procesit për zgjedhjen e Presidentit Federal të Gjermanisë, në skenën politike ka nisur të qarkullojë një emër që pak kush e priste: ish-kancelarja Angela Merkel.

Sipas Bild, brenda disa qarqeve të CDU-së po diskutohet mundësia që Merkel të kandidojë për postin më të lartë shtetëror në vend.

Merkel, e cila drejtoi Gjermaninë për 16 vite dhe u largua nga politika aktive pas zgjedhjeve të vitit 2021, vijon të mbetet një nga figurat më të pëlqyera, veçanërisht mes votuesve të qendrës dhe të Gjelbërve. Pikërisht ky fakt ka shtuar spekulimet se ajo mund të propozohet si një kandidate konsensuale, madje edhe nga forca të tjera politike.

Një skenar i tillë do ta vendoste në pozitë të vështirë kreun aktual të CDU-së, Friedrich Merz, me të cilin Merkel ka pasur përplasje të hershme politike.

Por ish-kancelarja Merkel i ka hedhur poshtë spekulimet rreth një kandidature të mundshme për postin e Presidentit Federal vitin e ardhshëm. "Kjo është absurde", tha një zëdhënëse nga zyra e Merkelit për Tagesspiegel.

Zgjedhja e Presidentit Federal është planifikuar për shkurt 2027, por lëvizjet e hershme brenda CDU-së tregojnë se gara ka nisur që tani. Emra të tjerë të përfolur janë Karin Prien dhe Julia Klöckner.

1 Komente

  1. G
    Gjermanine e shpeton vetem Merkel

    Angela Merkel duhet te kthehet si Kancelare. Vetem ajo mund ta shtetoje Gjermanine dhe tere BE nga kriza e tmerrshme politike dhe ekonomike qe po shkaton cmimi teper i larte i energjise. Vetem Merkel e ul ne tryezen e bisedimeve Rusine me BE. Vetem ajo ka guximin qe ta sjelle naften e gazin nga Rusia ne BE. Gjermania eshte ne krize, dhe e djathta extreme qe do vije ne pushtet ne Gjermani mund ti ofroje Merkelit detyren e Kancelares.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje