Trump, ky mbret rebel

12 Shkurt 2026, 20:47Bota TEMA
Trump, ky mbret rebel

Nga Slavoj Žižek, Project Syndicate

Në verën e vitit 1989, Francis Fukuyama paraqiti vizionin e tij të fundit të historisë. Meqenëse kapitalizmi liberal-demokratik është rendi social më i mirë i mundshëm, argumentonte ai, çdo formë tjetër progresi është e pamundur, me përjashtim të vetëdijësimit kudo në botë përmes rendit të preferuar.

Por ky “fund” zgjati, e shumta, tre dekada dhe sot ne e gjejmë veten në ekstremin tjetër: ideja dominuese sot është se rendi botëror liberal-demokratik, me rregullat e tij të ndërlikuara që garantojnë të drejtat themelorre të njeriut (lirinë e fjalës, kujdesin shëndetësor universal, arsimin publik, e kështu me radhë), është shpërbërë. Sot ai po zëvendësohet nga një botë e re ku peshku i madh ha të vegjlit dhe ku ideologjiktë nuk merren më seriozisht sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është pushteti i pastër ekonomik, ushtarak dhe/ose politik.

Kësisoj, Presidenti Donald Trump nuk ndërhyri në Venezuelë për të rivendosur demokracinë në vend; siç duket, ai e bëri për të patur akses falas në rezervat e mëdha të naftës dhe ato minerare. Ngjashëm, presidenti rus Vladimir Putin sulmoi Ukrainën për të pushtuar territoret e saj dhe për të rikthyer Rusinë e Madhe që ekzistonte para Revoluconit Bolshevik dhe, në një formë tjetër, edhe pas tij.

Botëkuptimi dominant sot është ai i realizmit të zhveshur nga çdo iluzion dhe çdo ideal. Nëse je një shtet i vogël, prano se duhet të jetosh me frikë. Nëse mund të gëzosh pushtet të pakufishëm, atëherë duhet ta gëzosh vërtet atë – thjesht kij kujdes se parimet nuk vlejnë. Në këtë botë të re post-ideologjike, thuhesht shpesh se iluzioni i të drejtave të njeriut, respekti për sovranitetin e shteteve të tjera dhe gjithçka tjetër janë zhbërë.

Por, asgjë në lidhje me këtë nuk është e vërtetë. Bota jonë post-liberale përshkohet nga ideologjia edhe më tepër se sa rendi liberal-demokratik. Vizioni MAGA i Trump-it është ideologji e pastër, edhe nëse kjo bie ndesh çdo ditë me aktet e saj. Steve Bannon, një nga ideologët kyçë të populizmit Trump-ian, e përshkruan veten si një Leninist që punon për të shkatërruar shtetin. Megjithatë, nën Trump-in, makineria shtetërore amerikane është bërë më e fortë dhe më mbizotëruese se kurrë, duke shkelur rregullisht ligjet ekzistuese dhe duke ndërhyrë në tregje dhe në proceset demokratike. Për MAGA-n, “liria e fjalës” është e drejta e posaçme e mëtë fortit për të ofenduar dhe poshtëruar të dobëtit (emigrantët, njerëzit me ngjyrë dhe pakicat gjinore), jo fuqia e të shtypurve dhe të shfrytëzuarve për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet.

E njëjta vlen për Izraelin dhe Rusinë, sa për të sjellë vetëm dy shembuj. Izraeli është sot i pushtuar nga fondamentalizmi sionist, që invokon Dhiatën e Vjetër për të legjitimuar kolonizimin brutal të Gazas dhe Bregut Perëndimoir. Putini gjithashtu e legjitimon pushtetin e tij me ideologjinë euraziatike që kundërshton liberalizmin individualist Perëndimor dhe supzon se ka primare vlerat tradicionale Kristiane. Duke i dhënë prioritet komunitetit, individët duhet të përgatiten të sakrifikojnë veten për shtetin.

Në këto linja, Alexander Kharichev, një nga ideologët kryesorë të Putinit ka formuluar tiparet bazë të Homo putinus, me natyrën e tij të ashtuquajtur “vetësakrifikuese”: Për ne, vetë jeta duket se ka më pak vlerë se sa për një Perëndimor. Ne besojmë se ka gjëra më të rëndësishme se sa thjesht ekzistenca. Kjo, në thelb, është themeli i çdo besimi.”

Në të gjitha këto raste, jemi shumë larg të parit të botës ashtu siç është: ajo çka “realizmi” dominant injoron është ideologjia ekstreme se status quo-ja ka nevojë të riprodhojë vetveten.

Ky tension nënvizon një nga tiparet kyçe të botës së sotme: gjithnjë e më shumë shtete mbështeten tek bandat e armatosura kriminale për të ruajtur pushtetin e tyre. Haiti, i ndëshkuar për mëse 200 vjet për revolucionin e tij të suksesshëm të udhëhequr nga skllevërit, është thjesht shembulli më ekstrem i një të ashtuquajturi shtet të dështuar, ku bandat kontrollojnë 80% të territorit. Tani, diçka e ngjashme po ndodh në Ekuador (ku bandat kontrollojnë hapur pjesë të disa qyteteve) dhe në ato zona të Meksikës që kontrollohen plotësisht nga kartelet e drogës,

Në këtë kontekst duhet të përmendim gjithashtu Gardën Revolucionare të Iranit dhe policinë e moralit atje. Ato funksionojnë si një polici ideologjike dhe shpesh kalojnë në ekstreme që vënë në siklet edhe vetë qeverinë. Kujtoni vrasjen e Mahsa Amini-së pasi u arrestua sepse, siç pretendua, nuk e kishtë vendosur shaminë siç duhej. Pastaj patëm Grupin Vagner, të cilin qeveria ruse e përdori si proxy, që të mund të mohonte operacionet e veta ushtarake në shtete të huaja. Në fund, ata u kthyen kundër regjimit të Putinit.

Por rasti më i qartë janë kolonët izraelitë, të cilët terrorizojnë haptas palestinezët në Bregun Perëndimor. Ata veprojnë si një lëvizje e pavarur, e cila kryen krime nga djegia e shtëpive dhe ullinjve të palestinezëve, tek rrahja dhe vrasja e tyre. Ndërkaq, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit vetëm sa vëzhgojnë, duke ndërhyrë vetëm nëse palestinezët bëjnë rezistencë aktive ndaj kolonëve. Sërish, një bandë kriminale tolerohet dhe madje nxitet nga një shtet që kërkon nga ana tjetër të mohojë përfshirjen e vet në akte të tilla.

Pastaj vjen Trump. Shtytësi i dikurshëm i një rebelimi kundër selisë kushtetuese të pushtetit në SHBA, po shpalos tashmë kolonizimin e tij të brendshëm duke dislokuar agjentë të militarizuar të emigracionit (dhe jo më Gardën Kombëtare) në shtete të drejtuara nga Demokratët, për të terrorizuar banorët atjje. ICE e ka rritur numrin e agjentëve me 120% që nga rikthimi i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, duke rekrutuar 12.000 agjentë dhe oficerë të rinj përmes një fushate që fton nacionalistë të bardhë, iu jep armë pas vetëm 47 ditësh stërvitje. Me fytyrat e mbuluara, ata veprojnë ashtu si kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor, duke hyrë me forcë në shtëpitë e njerëzve pa kurrfarë urdhëri nga gjykata. Njëp rift meksikan, i cili punon në Minneapolis, tregoi se ICE ishte edhe më keq se kartelet e drogës në vendin e tij.

Dhe prapë ka një dallim të rëndësishëm: Ndryshe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu apo Putini, Trump nuk përpiqet të ruajë ndonjë distancë nga banda e tij e armatosur. Ai është komandanti direkt i tyre dhe po i urdhëron që të injorojnë institucionet demokratike dhe vullnetin e autoriteteve lokale.

Kështu, si kreu i ekzekutivit, Trump është njëherazi kreu i zbatimit të ligjit në SHBA dhe udhëheqësi i bandës. Të vjen në mendje thënia e G. K. Chestertonit se “Krishtërimi është e vetmja fem bi tokë që e ka kuptuar se plotfuqishmëria e bën Zotin të paplotë. Vetëm Krishtërimi e ka kuptuar se Zoti, për të qenë plotësisht i tillë, duhet të ketë qenë njëkohësisht rebel dhe mbret.” Me pak ironi mund të themi se Trump përpiqet të sillet si perëndia Kristiane: mbret de facto i SHBA-së, që e drejton vendin kryesisht përmes dekreteve, dhe njëkohësisht rebeli kryesor antishtet.

Veprimi i tij i fundit e bën këtë paradoks edhe më të dukshëm. Pak kohë më parë, Trump paditi shërbimin e taksave, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh nga një agjensi e qeverisë federale, të cilën e mbikëqyr ai vetë. Duke pretenduar se është dëmtuar personalisht prej tyre, ai do kishte fjalën e fundit nëse do të marrë një dëmshpërblim dhe me çfarë vlere.

Edhe disa ligjvënës republikanë kanë shprehur shqetësim për një padi, ku Trump është njëkohësisht paditës dhe i akuzuar, dhe ai vetë e ka pranuar pozicionin e tij të pazakontë, ku do i duhet të “arrijë një ujdi duke negociuar me veten time.” Siç vuri në dukje Adam Schif, një senator Demokrat nga Kalifornia: “Është perverse por duhet vlerësuar edhe vetë guximi i këtij lloj mashtrimi. Është thjesht kaq i qartë.”

Kemi parë diçka të ngjashme më parë, jo në realitet por në një film: kryevepra “Banans” (1971) e Woody Allen-it. Gjatë skenës në një sallë gjyqi, heroi dhe i akuzuari, Fielding Mellish, është avokat i vetes dhe bërtet pyetje agresive ndaj bankës bosh të dëshmitarit, dhe pastaj kthehet në ndenjëse për të dhënë përgjigje konfuze dhe gjysmake. Një gjysmë shekulli më vonë, realiteti duket se e ka arritur shakanë.

17 Komente

  1. L
    Laura

    Faleminderit!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poshte transgjinoret

      Po ndonje llaf te "mire" per LGBTQ , Woke, Trasnsgender, ku femijet ne shkolla shkolla shkojne per te mesuar dhe ukthejne gjine perse nuk e ke thene. Po per shkaterrimi e kulturuve, e stukturave te popullates se shteteve te Evropes e te perendimit te mbushur me jevgj, zezake, kineze, indiane espanike e me rradhe kur do t'a thuash apo ne boten tjeter?

      Përgjigjjuni
      1. s
        squfur ne gryke

        pusho injorant

        Përgjigjjuni
      2. k
        katundari

        Kush eshte autori i vertete i ketij shkrimi siperfaqesor dhe i orientuar kunder Trump, por a do t'i pergjigjesh pyetjes : Perse Trump erdhi ne pushtet, mos valle ata qe e zgjodhen jane te gjithe budallenj per dy here rrjesht, apo eshte i ashtuquajturi "kapitalizem liberal " qe po ndertonte nje " kamp interrnimi" te tipit socialist me etikata shoqerore dhe duke shkaterruar qelizen e shoqerise " Familjen" mos botoni dokrra te dala boje por tregoni realitetin qe po konfigurohet pas aventurave te monarkive dhe elites liberale per te zgjatur pushtetin e tyre mbi popujt........

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA

          Vertet ata qe e votuan jane pjesa me injorate e Amerikes. Edhe ne shtetet ku fitojne me shume Republikanet po te shikosh harten e votimeve qytetet votojne Demokratet dhe fshatrat votojne Republikanet. Jo rastesisht te gjitha shtetet e civilizuara dhe me te shkolluara votojne Demokratet. Shtetet (me te varfradhe pa kulture) e amerikes qendrore dhe nje pjese jugore votojne Republikanet. Persa i perket familjes keta jane nga me te shururit ne palce, sidomos ata qe e predikojne. Keta jane nga ata qe pijne e dehen dhe vrasin femijet, grate e tyre dhe perdhunojne cfar te gjejne. Ne shtetet Republikane (qe mbrojne familjen) ka shume me shume perdhunime, inceste dhe vrasje brenda familjes.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            or taj,nuk na kupto dot ne katnarve ti!!po e dhamë fjalën muk ka bythë që na ngop me mut për të na ndërruar mendimin!!shiko shqipërinë dhe barazoje me amerikën!!saliu ka 35 vjet që po i shkërdhen robt e ne katnarët nuk ndryshojmë mendim!kështu dhe për trapin e amerikës!!30% ka saliu 30% e pak më tepër ka idioti i amrikës!këtë pjesë nuk ka top që e luan vëndit!!e ne katnarët nuk dimë gjë tjetër!!

            Përgjigjjuni
        2. R
          Rosinanti .

          Me nder qofsh , Laura !

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rosinanti .

            Me nder qofsh , Laura !

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Artikull i rrezikshëm leninisto islamist i mbushur me gënjeshtra.. Rendi demokratik liberal nuk ka dështuar, thjesht është rrezikuar sepse i hapi derën islamistëve për ti integreuar, ju dha dorën e ata tentuan tu marrin krahun. Vendet e vogla si Andorra, Lihteinstein, luxemburg, Bahrein, katar, singapor etj etj nuk duket se po jetojnë me frikë. Izraeli jeton e mbrohet në vendin e vet në mes të hienave pisanjose dhe nuk ka sulmuar kurrë askënd në historinë e vet, vetëm është kundërpërgjigjur. Trump po pastron vendin e vet dhe këtu trajtohet hip se të vrava e zbrit se të vrava. Keq kur komandonte.botën e keq kur tërhiqet në shtëpi të vet. Çdo rrjesht në këtë artikull është një ideologji e ndyrë leninisto islamiste.

              Përgjigjjuni
              1. U
                USA

                Te mos pranosh dhe te injorosh mendimin e tjetrit eshte tamam Leninizem. Rndi demokratik deshtoje kete radhe ne USA nga lidershipi. Keta qe e quajne veten Centrist qe nuk jane as mish e as peshk, mbeshteten tek miljarderet dhe e harrojne bazen qe i sjell ne pushtet. Reformat e tyre behen gjysmake ku me shume perfitojne oligarket dhe korporatat sesa pjesa e mesme e popullates. Keshtu qe e humben bazen e tyre. Ne te tilla raste kur shteti behet me burokratik zene vend ekstremistet.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Anita

                Nuk besoj se eshte shkrim Kunder Trump. Eshte nje Film I pare gjithcka qe Trump , Putim, etj bejne si shtetare::ekzakt si ne Shekuj XIX. Hitleri ishte nje I tille me SS e tij, Garada ne Iran, Sigurimi ne Shqiperi, gjithe sistemi komunist, pavaresisht nga ideologjia se mbronte te paprivilegjuarit, ai vriste e priste Po te ishe Kunder asaj ideologjite. Film I pare pra: ku do veje? Do Iodhet bota me kete forme, dhe for a te tjera Kunder do ngrihet, per te vendosur nje forme tjeter qeverisjen... E keshtu vijoni jeta: rreth ciklik

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  anita mi zemra,i ke ardhur vërdallë,dhe ndoshta nuk i ke rënë në të o nuk ta nxë goja??quhen diktatura këto mënyrat e drejtimit të shtetit si i ke përmëndur!!diktatori,ka egzistuar gjithnjë në këtë planet,dhe diktatorët kanë krijuar diktaturaaaa!!si ja kanë vënë emrin!?nuk ma merr mëndja se luan ndonjë rrol!për mua të paktën!kurse për ty!?ndoshta luan rrol!nga kohërat e kohërave kishim të drejtën e dhënë nga zoti,më pas atë fetare,ideollogjike!por në fund të fundit kanë qënë diktatura!diktati i një personi!!diktati i të fortit!!ky sociopati i amerikës,po përpiqet ta bëjë,pavarsisht se nuk ia mban më bytha pizgën në zorrë!!këtij nuk i punon as koka e as vrima e sumës,i janë liruar të dyja!!

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Berti

                  Vetem gazeta e Mjeros mund te germoje te gjeje keto shkrime plehra qe vetem vrer nxjerrin kunder te djathteve dhe mbrojne te majtet e degjeneruar qe duan te shkaterrojne familjen tradicionale dhe nuk I dhimbsen as femijet.Sa poshte mund te bjere nje njeri vetem per para eshte e turpshme.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    berto paske thy rrekordin??tre rreshta më shumë se zakoni??hec mor rrotë karoce!!

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Taku

                    Si mund te krahasosh mesjetaret ne iran me trump nuk e kuptoj , Jo se trump eshte qelibar

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trapi

                      Njesoj jane, por nga kendveshtrime te ndryshme.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        anti25642654censurë

                        tako ke të drejtë!nuk mund ti krahasosh ajatollahët me portokalliun!!ata pedofilinë e kanë me ligj,pot nuk shkojnë me fëmijët e tyre,trapi e bën fshehurazi,ose gati!!

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje