A do ta dëbojë Trump nga SHBA, Elon Musk?

1 Korrik 2025, 17:25Bota TEMA
A do ta dëbojë Trump nga SHBA, Elon Musk?

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë përfshirë sërish në replika më njëri-tjetrin, pasi marrëdhëniet e tyre prej disa javësh janë prishur.

Gjatë një deklarate, i pyetur nëse do të merrte në konsideratë deportimin e Elon Musk nga SHBA, Donald Trump nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Nuk e di, do të duhet ta shqyrtojmë”, u përgjigj Trump.

Më pas ai shtoi se Departamenti i Efikasitetit Qeveritar, që Musk kishte drejtuar, i njohur me emrin DOGE, mund të duhet të hetojë subvencionet që kanë marrë kompanitë e miliarderit Musk.

Trump kishte paralajmëruar më parë në një postim në rrjetet sociale se Musk "ndoshta do të duhej të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut", nëse humbet subvencionet. 

2 Komente

  1. R
    Realisti

    Si ndryshoi Amerika.... Tani të jesh non-grata në Amerikë është njëlloj sikur të jesh non-grata në Korenë e Veriut. Me pak fjalë non-grata është dekoratë. Ja pra Saliqeni prapë fitoi.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Nuk behet shaka me miellin e gjermanit, po kujt i thua.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje