BE-ja premton mbështetje të plotë për nevojat financiare të Ukrainës

1 Korrik 2025, 16:55Bota TEMA
BE-ja premton mbështetje të plotë për nevojat financiare

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, deklaroi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Union. Komentet u bënë pas një takimi dypalësh në Spanjë, në kuadër të Konferencës së OKB-së për Financimin e Zhvillimit.

Në fokus të diskutimeve ishin angazhimet e ardhshme financiare të BE-së për Ukrainën, për periudhën 2026–2027, në funksion të rimëkëmbjes ekonomike të vendit që vijon të përballet me agresionin rus.

“Falënderova Komisionin Evropian dhe presidenten Von der Leyen për mbështetjen e tyre kyçe, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes,” shkroi Shmyhal në një postim në Telegram pas takimit.

Ai shtoi se biseda u përqendrua gjithashtu te përgatitjet për nisjen e negociatave zyrtare për anëtarësimin e Ukrainës në BE. “Bashkimi Evropian konfirmoi mbështetjen e plotë për hapat tanë të ardhshëm,” tha kryeministri ukrainas.

Ukraina synon të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim brenda këtij viti, si pjesë e rrugës së saj drejt integrimit evropian, ndërkohë që vazhdon përpjekjet për reforma dhe forcimin e institucioneve në kushtet e një lufte të përgjakshme dhe të gjatë.

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Ursules i mungon ne koke nje shami si breket e Ishes por me ngjyre te verdhe dhe kompleton keshtu flamurin e shtetit parazitar dhe te shkaterruar te Ukraines, qe shkoj per lesh per esap te Perendimit Kolektiv. Keta shtrengo duart e jep armatim ku vriten qytetare te thjeshte te Ukraines, ndersa ne anen tjeter Putini shton llokmat qe ja qep hartes se Rusise. Keta matu, Putini bjer.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje