Aeroplani i ministrit amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Angli, shkak çarja e xhamit

15 Tetor 2025, 22:00Bota TEMA
Aeroplani i ministrit amerikan të Luftës bën ulje emergjente

Një avion që po transportonte Sekretarin amerikan të Luftës, Pete Hegseth ka bërë një ulje të paplanifikuar të mërkurën pasdite në Mbretërinë e Bashkuar. 

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell njoftoi në mediat sociale se gjatë rrugës për në SHBA nga takimi i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, avioni i Hegseth bëri një ulje të paplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një çarjeje në xhamin e përparmë të avionit.

Aeroplani u ul bazuar në procedurat standarde dhe të gjithë në bord, përfshirë Hegseth, janë të sigurt. Avioni Boeing zbriti në 10,000 metra, një lartësi standarde emergjente pas një depresurizimi të mundshëm të kabinës, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit.

2 Komente

  1. S
    Sass

    Ska mundesi eshte rrene perhapin fjale qe te gezohet Purini, ushtria me e mire ne bote!!!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjethja e fikut

      Këtu ka tradhti burra! Apo jo Xhoi! Se ti me Cenoshurën e Gani Artan K, si qen nuhatës të ruso spiunët mund ti zbuloni dhe t'ja hani mun!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje