Afrika e Jugut, protagonistja e papritur e luftës në Ukrainë

28 Janar 2023, 18:30Bota TEMA

Afrika e Jugut, protagonistja e papritur e luftës në Ukrainë

Perëndimi vazhdon të kërkojë mjete për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Lëvizjen e fundit në këtë drejtim e ka bërë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ai i ka kërkuar Afrikës së Jugut që të përfitojë nga “marrëdhëniet e saj të mira” me Moskën për të “bindur” Rusinë që të “ndalojë” konfliktin.

Kjo gjë u kërkua të premten, në një konferencë të përbashkët në Pretoria me ministren e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor.

“Ne jemi të vetëdijshëm për politikën e mosangazhimit të Afrikës së Jugut. Pikërisht për këtë arsye, BE nuk po i kërkon Afrikës së Jugut të zgjedhë anë, ne thjesht po ju kërkojmë të mbroni Kartën e Kombeve të Bashkuara. Asgjë më shumë, asgjë më pak”, tha Borrell, i cili shpreson se “Afrika e Jugut mund të përdorë marrëdhëniet e saj të mira me Rusinë për ta bindur atë të ndalojë këtë luftë”.

Një gjest që ai e cilësoi si një “kontribut të rëndësishëm” për paqen botërore. Në këtë kuptim, ai ka siguruar se ky konflikt “nuk është vetëm një luftë evropiane”. Edhe pse është e vërtetë se “po ndodh në tokën evropiane, lufta prek të gjithë botën”, theksoi ai.

Nga ana e saj, ministrja e Afrikës së Jugut nënvizoi se ky mision i propozuar nga Borrell nuk është përgjegjësi vetëm e Afrikës së Jugut. Më pas, ministrja ka sqaruar se me deklaratat e saj nuk dëshiron të thotë “se vendet e tjera nuk po punojnë sa duhet”, por ajo ka këmbëngulur se “të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të sjellë fundin e luftës dhe një proces paqeje”.

Në kuadrin e “marrëdhënieve të saj të mira” me Rusinë, Afrika e Jugut po përgatitet të bashkëpunojë me Moskën dhe Pekinin në kryerjen e një stërvitjeje detare. Kjo stërvitje do të zhvillohet shkurtin e ardhshëm. Ndonëse Brukseli “respekton vendimin e qeverisë së Afrikës së Jugut, do të preferoja që të mos e kryenin këtë stërvitje”, është shprehur përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

16 Komente

  1. B
    Bato

    O Zot, pse i ka lene mendja te gjithe keta!?

    1. P
      Putin Gelboqja

      Pure Bato? Pietà Signore ...

    2. t
      tartarini

      Tani e siguruam paqen, keta kishin munguar mepare ....!!!!!!!! Nuk e di se sa naive jane apo lozin rolin e budallait, cfare peshe ka Afrika e jugut ne bote ?!!!... e kush e rruan per Afriken e Jugut ,aq me sh Putin, do ti japi nje buzeqeshje dhe me kaq e mbyll misionin e Afrikes Jugut...

      1. N
        N.VJOSA

        Medet medet, per Borrelin e shkretë!.... Mjerisht Europa e Bashkuar nuk ka Lider te pamvarur....BE u krijua per ti bere balle konkurences se Peshkaqenve, por mjerisht EU nuk ka zerin e vet!...Europianet u futen ne Moçalin e Ukrahines sipas udhezimeve te Xha Bidenit, dhe tani nuk del dot nga ky moçal...Rusia mund ta mbaje luften ndezur sa ti doje Suma Putinit...KURRE NDONJEHERE BOTA NUK KA QENE MË E PASIGURTE SE SOT!!!!.... Udheheqsit e meparshem boteror moren masa per ti dhene fund Luftes se ftohte, gares se armatimeve, por ata te vjetrit si Kohli i Gjermanis e te tjere kancelarë, Presidenet franceze, ata italiane, britanik dhe disa Presidente amerikane, bënë shume per Paqen boterore....Por ja erdhi ne fuqi xha Bideni dhe ashtu si në dy luftrat e para boterore e ka ndezur zjarrin e Luftes së 3-te Boterore dhe po ngroh duar dhe po bën ca dollare nga shitja e armatimeve......Aleancat po kristalizohen! Ukrahina me nje President si Kec..."Shakaxhi i Përparimit"...qe eshte zotuar te luftoje deri te "Ukrahinasi i fundit".... bën si i thote xha Bideni pa Ukrahina le te mbushet me varre dhe te helmohet me predha...Tanke avione, raketa dergohen si pikat e shiut te nje popull qe po shkon MISH PER TOP....Xha Bideni do rrezoje Spiun Putinin...Spiun Putini do te rrezoje Xha Bidenin...Ukrahina digjet ne Zjarr...Europa paguan, popujve europian po u shkon dyfish kostua e jeteses...Por mos ti humbim shpresat se Paqen do ta bjere xha Borreli nga Afrika e zezë....Medet, medet!...

        1. L
          LONI

          dhe sipas analizes tende te rrijme dhe te presim kur te na vij rradhe ne te tjereve nga xha putini,bravo o tru math keshtu duhet te bejme sic thot truri jote,rrot kari.

        2. P
          Paqesori

          PER TE NDALUR LUFTEN E TRET BOTERORE NE UKRAHINE NUK BESOJ SE MJAFTON VETEM MENDJA E NDRITUR E AFRIKANEVE TE CILET KANE STOLISUR EDHE VEHTEN ME MIR SE SHQIPETARET, DUHET EDHE KERCENIM NGA ILIRI E MONIKA NDAJ PUTINIT, PO ASHTU TE SHFRYTEZOHET EDHE MIQESIA E KLODIT TE LEZHES DHE DHE ZOGUT TE TIRANES ME ZELENSKIN. PO KOMBINUAN AKTIVITETET KETO MENDJE TE NDRITURA PAQEJA ESHTE E SIGURUAR NE EVROPE. MBAS KESAJ TANKET QE I DHURUAN ZELENSKIT DO PERDOREN PER TRAKTORA DHE DRONET PER TE SHPERNDAR PICA NEPER FAMILJE.

          1. A
            Artan

            HARROVE TE PERMENDESH QE DUHET TE SHFRYTEZOHET EDHE MIQESIA JOTE ME PUTANEN

          2. A
            Analisti i heshtur

            Europa, si vasale e Amerikës, përfundimisht, ka dështuar politikisht. Tani gjithçka varet në dorën e Putinit. Kjo është një luftë për të rrënuar Europën dhe jo Rusinë apo Ukraninën.

            1. X
              Xho bidoni

              Keta kane ikur per lesh te gjithe. Ti kishe vajt dhe kishe ardhe tre here ne moske, se sa te veje ne afriken jugut, dhe ja thoshe vet Putinit te ndalonte luften!!! Ju mund ta beni po nuk doni , se ishte plani gati ne maj, ne turqi , po boris jonson, ai bythshtremti anglis , i tha zelinskit mos ta pranoj , dhe ja ku jemi sot, ukraina u shkatrua komplet.

              1. $
                $antiago-@-Chil€

                Kur si çon dot samar gomarit ....... dhe fillon e i bërtet samarit!!

                1. O
                  Oh sa kom qesh

                  I balsamosur Bolja Borrel ku e ke gjet ket "zotnine" qe te kall daten dhe po na mbush mendjen qe nga Afrika e Jugut do te ndalosh luften ne Ukraine. Kemi "besim" qe ne nje vizite tjeter nga Kepi i Shpreses se Mire nga Kili do te na njoftosh perfundimin e luftes.

                  1. n
                    ndreqje gabimi

                    Nje korrigjim : Perendimi kerkon zgjidhje per te ndalur ate qe nisi vete, luften ne Ukraine duke e shtyre kete te fundit drejt konfliktit me ate anetaresimin ne NATO premtuar atij aktorit president...

                    1. L
                      Lexuesi21

                      U lodhet sh per t'a gjetur kete shtet qe do te influencoje tek Putin..ha...ha...aaaa, Burkia Faso do ta bente mire gjithashtu...... Keto tregojne se paqj eshte nje farse dhe tallin karet me popujt qe vriten.....

                      1. V
                        Vezhguesi

                        Ky plakushi Borrel eshte mire t'je kerkoje Serbise kete gje nisur nga llogjika e tij idiote se Afrika e Jugut ka mardhenie te mira me Rusine dhe "ti lutet pak Rusise qe te ndaloje luften". Hajde mendje idioti hajde..Po Serbia ka mardhenie edhe me te mira me Rusine se sa Afrika e Jugut. Pse nuk ia ngarkon Serbise kete rol? Apo i duken Afrikanojugoret me te bindur ketij. Vertet besojne ne BE se keto pune behen me lutje?

                        1. G
                          Gaze Koka

                          Luften ne Ukraina mund ta ndaloje vetem nje delegacion i zgjedhur ne Shqiperi psh Cim Peka kryetar Tos Boleonja , Fate Mediu , Aldo Bomba dhe cuni i Faros se per pak e harrova Nard Ndoka per dy jave Putin terhiqet nga Ukraina

                          1. l
                            lesh e li

                            Lufta eshte si zjarri. Ata qe e filluan nuk e mbyllun. Shuhet kur s'kane me dru per ta ushqyer.

                            Lini një Përgjigje