Aleksandr Dugin zbulon të vërtetën mbi luftën e Putinit kundër Perëndimit

5 Prill 2022, 10:50Bota TEMA

Aleksandr Dugin zbulon të vërtetën mbi luftën e Putinit

Le ta nisim nga fillimi: pse dhe kur lind konflikti në Ukrainë?

Është një konstante e gjeopolitikës. Rrënjët e saj zbresin në Rusinë e lashtë, kur principatat ruse perëndimore të Volhynia dhe Galicisë luftuan me principatat ruse lindore, sidomos Rus’ i Vladimirit, për kontrollin e Kievit. Kievi dhe froni i Kievit kaluan dora dorës. Më vonë, Grandukati më së fundi ju transferua Rusisë lindore – Vladimirit dhe Moskës – dhe tokat ruse perëndimore kaluan nën dominimin e principatës  së Poloni – Lituanisë. Moska i reklamoi territoret e Ukrainës aktuale, të ndarë prej shekujsh midis Polonisë, Austro – Hungarisë dhe Perandorisë Osmane. Kështu u forrmësuan dy identitete: Rusi i Madh (moskovitë) dhe Rusi i Vogël (malorossy – banorët modernë të Ukrainës perëndimore). Kozakët e Malorossisë ju bashkuan Rusisë në shekullin e XVI. Në Katerinën e Madhe, perandoria ruse e çliroi Novorossia (të gjitha territoret e Ukrainës moderne lindore dhe Krimenë) nga turqit. Rusia edhe ribleu nga Polonia territoret në veri – Chernigovin, Kievin etj. 

Së fundi, Stalini reklamoi Galicinë nga Austria e nga Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore, territori i Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës konsistonte në territore dhe grupe etnike të ndryshme, të përfshirë midis Velikoross dhe Rusëve të Vegjël (malorossi). Perëndimi kishte kërkuar të krijonte një komb ukrainas artificial qysh nga shekulli i XIX. Gjeopolitikani Mackinder ishte Komisari i Lartë i Antantës m të bardhët dhe krijoi një plan për të ndërtuar Ukrainën e pavarur nga Rusia si unazën kryesore të kordonit sanitar midis Rusisë dhe Europës kontinentale. Bolshevikët nuk e lejuan që kjo të ndodhte dhe i inkorporuan territoret e Rusisë së Madhe lindore dhe të Rusisë së Vogël perëndimore në Bashkimin Sovjetik.

Gjenerata e re e gjeopolitikanëve perëndimorë – Brzezinski e të tjerë – kanë synuar sërish mib ndarjen e Ukrainës nga Rusia. Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, të gjitha territoret e Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës, bashkë me Krimenë, u bënë pjesë e Ukrainës, por territori i Ukrainës ka rezultuar se ka dy popuj – një proeuropian dhe një prorus. Ishte një kufi midis dy qytetërimesh, atij ruso – euraziatik dhe atij perëndimor. Perëndimi i ka besuar njërit prej tyre, atij proeuropian, dhe për të përshpejtuar krijimin e një kombi në Ukrainë që nuk ka ekzistuar kurrë, ka lejuar përhapjen e një versioni rusofob të nazizmit ukrainas. Putini ka filluar ta forcojë sovranitetin e Rusisë si shtet dhe qytetërim. 

Më pas Perëndimi ka mbështetur neonazistët ukrainas dhe perëndimorët radikalë në grushtin e shtetit të Maidanit të periudhës 2013 – 2014. Putini i është përgjigjur duke bashkuar Krimenë dhe duke mbështetur Donbasin. I mbështetur nga Perëndimi, Kievi ka krijuar një qeveri neonaziste në Ukrainën lindore dhe ka filluar të bombardojë Donbasin dhe të ndërmarrë rregullisht seanca ndëshkuese. Njëkohësisht, Ukraina po vraponte drejt NATO, duke tentuar të zhvillojë armë bërthamore, armë biologjike ilegale në biolaboratorët e menaxhuar me pjesëmarrjen e Hunter Biden dhe duke u përgatitur të sulmojë fillimisht Donbasin dhe më pas Krimenë. Kësaj radhe Rusia ka ndërmarrë një operacion ushtarak special kundër regjimit të Kievit. Objektivat e tij janë çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës – i gjithë Ukrainës, jo vetëm i asaj lindore.

Perëndimi që ka qenë iniciatori i shkëputjes së Ukrainës nga Rusia – Brzezinski ka thënë se pa Ukrainën, Rusia nuk mund të bëhet kurrë një perandori, domethënë një fuqi gjeopolitike e pavarur dhe sovrane. Putini ka dëgjuar fjalët e tij, pasi Brzezinski kishte të drejtë, por shahu është një lojë dyshe. Fati i rendit botëror vendoset tani në Ukrainë: fitorja e Rusisë dhe praktikisht hyrja e saj në një fazë të ashpër konfrontimi me Perëndimin prapa regjimit të Kievit, nënkupton fillimin e një bote multipolare. Kina e mbështet Rusinë pikërisht pse vetë Kina bëhet automatikisht një polt i pavarur në një botë multipolare. Hegjemonia e Perëndimit liberal do të bjerë. Ndryshimi i arkiekturës së botës ndodh thuajse gjithmonë, nëpërmjet aksionit ushtarak, por faji për këtë është i Perëndimit dhe i lidershipit globalist të Shteteve të Bashkuara. Nën Trump, që e kishte pranuar një botë multipolare, një situatë kaq e ashpër ka mundësi që nuk do të ishte verifikuar.

Në Ukrainë është në zhvillim në luftë civile apo pasojë e një përplasje qytetërimesh?

Të dyja. Parasëgjithash, është përplasja e qytetërimeve, për të cilën ka shkruar Huntington.  Kufiri midis qytetërimit rus dhe atij perëndimor e përshkon Ukrainën, duke e ndarë më dysh. Perëndimi dëshironte të vendoste kontrollin mbi të gjithë Ukrainën. Putini nuk ka lejuar që një gjë e tillë të ndodhte, natyra e luftës civile ka të bëjë me dyshen e pozicioneve në vetë Ukrainën, siç e kam shpjeguar më parë. Ukraina lindore ësht pushtuar nga politikan rusofobë – nacionalistë për 8 vite pas Maidanit. Lufta civile ka avancuar thelbësisht gjatë gjithë kësaj kohe, por në formën më akute të saj është manifestuar në shfarosjen e rregullt e popullsisë civile të Donbasit nga ana e ushtrisë ukrainase dhe e forcave naziste.

Në benefit të lexuese tanë, mund të na shpjegoni vizionin unipolar të botës në kundërvënie me atë multipolar?

Unipolarizmi është një rend botëror ku ka vetëm një qendër vendimmarrëse (Uashingtoni), hegjemonia i përket vetë një blloku ushtarak (NATO), njo sistemi të vetëm vlerash (demokraci liberale, LGBT+, politika gjinore, kultura e kancelimit, Grande Reset, etj.). Kjo është ajo mbi të cilën këmbëngulin sot elitat liberale dhe sidomos administrata Biden, neokonët amerikanë dhe globalistët si Soros, Schwab etj. Një botë multipolare implikon ekzistencën e qytetërimeve të ndryshme – perëndimor, rus, kinez (këto tri pole ekzistojnë tashmë dhe po deklarohen qartazi), ashtu si ai indian, islamik, latinoamerikan (janë në ardhje) dhe në të ardhmen afrikan. Kjo nënkupton se nuk do të ketë më një, por qendra të ndryshme vendimmarrëse (sot Uashingtoni, Pekini dh Moska, por më shumë nesër), hegjemoni rajonale të ndryshme (hapësira të mëdha), sisteme ideologjike të ndryshme (liberal perëndimor, kinez komunisto – konfucian, ortodoks – eurazian, ashtu si islamik, hindù, etj.). Në një botë multipolare monopoli i Perëndimit në fushën ushtarake, të sistemeve ekonomike, ideologjike dhe kulturore do të hiqet. Ky është sensi i konfrontimit të ashpër në Ukrainë. Është një konflikt ushtarak që shoqëron ndryshimin e rendit botëror dhe tranzicionin tek multipolariteti.

Në vizionin e saj, pse Rusia përfaqëson kulturën tradicionale, ndërsa Perëndimi bashkëkohor është Antikrishti?

Sepse Rusia qëndron për vlerat tradiconale, vlerat konservatore – kishë, shtet, familje – ndërsa Perëndimi i kundrëvihet drejtpërsëdrejti – pasmodernizëm, ateizëm apo indiferencë ndaj religjonit, abrogim i qeverive shtetërore në favor të një qeverie të vetme botërore, martesa gei, aborte, persona transgjinorë etj. E dimë sesi progresistët e shohin shoqërinë tradicionale, por nuk e mendojmë sesi shoqëritë tradicionale e shohin “Perëndimin progresist”. Dhe e shohin si një “qytetërim të Antikrishtit”.

Lufta në Ukrainë mund të çojë në një rend të ri botëror?

Po, është saktësisht kësaj që i shërben.

A mund të përjashtohet se pas 50 apo 60 vjetësh do të zbulohen pakte sekrete midis Rusisë, Kinës dhe Indisë mbi këtë “operacion ushtarak special”?

Nuk besoj se po flasim p;r pakte. Putini e ka diskutuar nj; operacion ushtarak special me Pekinin, kjo është e sigurtë, por ngjarjet po zhvillohen në një mënyrë kaq radikale sa që India dhe të tjera pole potenciale të botës multipolare po shikojnë sukseset e Rusisë dhe reagimin e Perëndimit më shumë sesa të impenjohen aktivisht në situatë. Kur Rusia do të fitojë, të gjithë do të përfitojnë nga mundësitë e reja të ofruara nga multipolariteti, ama pesha do të mbahet vetëm nga Rusia. Ky ka qenë shpesh rasti në histori.

Lidhur me fjalët që përkufizojnë aksionet, në Perëndim dhe, për pasojë, edhe në Itali, diskutohet mbi ndalimin e përdorimit të fjalës luftë në Rusi. Duke shkuar përtej propagandë/polemikës prej talk-show, çfarë nënkupton kjo zgjedhje leksikore?

Putini demonstron kështu se kjo nuk është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, është diçka e ngjashme me një operacion antiterrorizëm, në shpirtin e asaj që Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë kryer në Lindjen e Mesme apo në Afganistan. Nuk është një luftë me një vend, aq më pak kundër popullit të tij, që është historikisht një cope me ne, por me drejtuesit politikë properëndimorë dhe formacionet terroriste neonaziste.

Në një intervistë të kohëve të fundit keni trajtuar konceptet e “Grande Reset” dhe “Grande Risveglio”, të ndodhura në librin tuaj, duke i përcaktuar dy partitë e vetme aktualisht ekzistuese në botë. 

Po. Gjithçka është e qartë me “Grande Reset”, këtë ideologji të globalistëve dhe të liberalëve që kërkojnë ta konsolidojnë me çdo kusht pushtetin e tyre planetar dhe duke përdorur mjetet e reja për këtë qëllim – rrjete globale, kontroll total, kontroll mendor i masave, totalitarizëm mediatik, shkatërrimin e sekseve tradicionale dhe në të ardhmen e afërt kryqëzimin e humanëve me makinat, duke përdorur pandemi, luftëra, konflikte etj. Por të gjitha këta njerëz duhet të kuptojnë objektivat e vërteta e elitës globaliste, që jo vetëm shkojnë kundër popujve të vendeve armiqësore (si Rusia apo Kina sot), por edhe kundër vetë popujve të tyre. Nga këtu persekutimi nga ana e këtyre elitave të “Grande Risveglio” si nga amerikanët (siç e shohim në mbështetësit e Trump), ashtu edhe nga europianët (presion i paprecedent ndaj populistëve). Grande Risveglio është fitimi i vetëdijes se është e nevojshme të konfrontohen jo midis tyre, jo popull kundër popullit, por ideologjia dhe hegjemonia e elitave botërore. Grande Risveglio është një internacionale antiglobaliste, e projektuar për të bashkuar të gjithë mbështetësit e multipolaritetit dhe cilëndo prej ideologjive me kontradiktore dhe ekstravagante që i kundërvihen liberalizmit.

Lufta e luftuar me armë e vendos agresorin në një pozicion aq më pak të kritikueshëm. Nëse Ukraina është terreni i përplasjes midis të dyja partive të mësipërme, ajo që i përket Rusisë mund të pësojë një “dëm imazhi”?

Po, demonizimi i mëtejshëm i Rusisë, vala e rusofobisë dhe e mediave që e diskreditojnë Putinin dhe Rusinë janë çmimi që duhet të paguajmë për një botë multipolare, sidomos kur shtypi botëror mbetet unipolar. Në rast se globalistët do t’i kishin dëgjuar kundërshtarët e tyre, nuk do të kishte pasur luftë. Oh, për Perëndimin çdo bisedë është një monolog. Tjetri nuk ekziston për të dhe nuk ka mënyrë tjetër për Rusinë që të këmbëngulë të ketë një Tjetër në këtë konflikt. E kemi provuar gjithçka më parë. Pa sukses.

Il Tempo-Përgatiti: Armin Tirana

59 Komente

  1. R
    Realisti

    Propagande e paster bolshevike!! Flet per bombardime ne Donbas nga ana Kievit gje qe do kishte ngritur Rusine ne kembe, deri ne OKB. Kur e degjuam Rusine te fliste per kete? Ky analisti a ka gje per te thene per demokracine inekzistente ruse, ekzekutimet e opozitareve dhe korrupsionin masiv te Putin? Bolsheviket qenka vertet fara me e keqe qe eshte mbjellur ne Toke.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L

      KY ndryshon rusia NGA ukraina? Dhe ne Ukraine I mbylli partite opozitare dhe I futi ne burg lideret e saj. Athere ukraina qenka demoktaci? Te dyja skane demokraci,sikurse ska as Amerika,KY Twitter Facebook e silicon valley vendosnin CA flasin njerezit dhe kush esht kundra skane te drejte fjale Ne gjithe boten vec skandinave ska demokraci. Shif faktet. Termin demokraci se percaktin se ke Quan amarika.demokraci

      Përgjigjjuni
      1. s
        shpresa

        I bashkohem mendimit tuaj plotesisht . Propaganda ruse ka hyre thelle ne koken e shruesit te artikullit , mesa duket shikon tv vetem ne kanalet e Putinit . Vetem per nje gje i heq kapelen putinit ;Ruajtja e tradites familjaere .

        Përgjigjjuni
        1. s
          shtjefen palushi

          Bravo Mero. Te kam duatrokitur shpesh, por edhe te jam kundervene po shpesh per 100 arsye. Me botimin e ketij atrikulli thjesht nderove veten sepse "ne deren e shurdhit, trokit sa te duac" thote nje proverb... dhe me sa shoh ketu "ideologet" e globalizmit as te lexojne dine dhe as nje perpjekje te hapin pak syckat.... Jo Jo bertasin.. dua te mbetem tere jetej IDIOT !!!!!! Sa jane akoma te rin do kene mundesine ti thohin ne zbatim te tera sa thote artikullshkruesi sa jane pensioniste ashto IDIOTE do ikin nga kjo bote duke thirrur rrofte kapitalizmi dhe le te jene zorrthare. Nga komentet qe lexova me durim deri ne fund kuptova se propaganda perendimore e ka shume te lehte ti kthej ne dele njerezit ne Shqiperi. Me vjen shume keq. edhe nje here urime. Edhe per ty Mero eshte teper aktual artikulli. Te mos jesh me njeren ane se cdo medalje ka dy pamje. Detyra yte eshte tu tregoc velezerve tane te dyja keto pamje.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Stepan Bandera

          Propagande Putainiane e kamufluar ne Italisht..... Turp qe e botoni pa emer e mbiemer

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora1912

            Alexander Dugin eshte nje strategjist/analist i lidhur ngushtesisht me Kremlinin.. Ai nuk eshte intelektual i pavarur, eshte thjesht mendja qe fshihet dhe sugjeruesi i pushtimit te Krimes. ****** Eshte e pafalshme qe tezat e ketij Bandillit Dugin, ti percillen publikut pa sqarimin perkates qe Ky eshte Vet mendja djallzore e Putinit. ****** Por gjithashtu eshte e pafalshme prer nje komentues, edhe pse anonim si ty, te perdori Nick-n "Stepan Bandera".. Dhe a din pse??? Sepse ky person, Bandera, ishte nje person i Ekstremit te djathte dhe Aleat i ngusht i Nazisteve. Mbi teorite e ketij Ekstremistit Bandera, u krijua dhe funksionoi Regjimenti paramilitar i ekstremit te djatht Azov, i cili mban ne shpin krime mbi civilet ne Ukrainen lindore. **** Por demi me i madh qe i ka ber Bandera dhe Regjimenti Azov Ukraines eshte e ai i Ka dhen Rusise Pretekstin per te Justifikuar pushtimin dhe Barbarite qe Rusia po kryen ne Ukraine. Dhe me sa duket, Rusia, ne emer te shpetimit te Rusofoneve, do te pushtoj Ukrainen Lindore dhe Jugore, duke nderprere Dhunshenshem Aksesin e Ukraines ne Det. Dhe Rusia mundet, Po ashtu ajo eshte e njohur qe mund te perdor cdo Barbari per te arritur Objektivat e saj......dhe miti i Banderas eshte juftifikimi i saj.. E kupton o Banderist

            Përgjigjjuni
            1. s
              shpresa

              emrin e aytorit e ke te shkruar ne fund te artikullit Armin Tirana .

              Përgjigjjuni
              1. D
                DinPak

                Ne ndihme te lexuesve te Temes per te sqaruar se kush eshte ky Aleksandr Dugin, nga Wikipedia: Aleksandr Gelyevich Dugin eshte nje analist politik rus dhe strategjist i njohur gjithandej per pikepamjet e tij te karakterizuara si fashiste. Ai ka qene organizatori kryesor i Frontit Nacional Bolshevik, i Partise Euroaziatike dhe bashke me Eduard Limonov, i Partise se meparshme Nacionale Bolshevike. Dugin besohet se ka qene mbeshtetja e aneksimit te Krimese per paralajmerimin se Ukraina po behet "nje sektor i dobet administrativ i shtetit te centralizuar rus", te cilit ai i referohet si Rusia e Re. Dugin ben thirrje per nje Perandori totalitare iliberale Ruse per te kontrolluar kontinentin Euroaziatik nga Dublini deri ne Vladivostok per te konkuruar Ameriken dhe "Atlantizmin".

                Përgjigjjuni
                1. c
                  cuf dabjoni

                  Saktë... Sot me hallet tona besoj se nuk i duhen kujt prallat e bolshevko fashistit Dugin. As Saliu nuk e perdor kete shkrim

                  Përgjigjjuni
              2. A
                Adi

                Nje artikull te tille do e kishte zili edhe Enveri yne dikur. Qe te kuptoni me te vërtetë se cfare qendron pas luftën se Rusise, lexoni kete intervisten qe I eshte mare nje avokateje ruse te intl. Human Rights. Ajo zberthen shume bukur genjeshtrat ruse. www.aljazeera.com/amp/news/2022/3/9/smells-of-genocide-how-putin-justifies-russias-war-in-ukraine

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Entoni

                  Propagande e kamufluar neoruse! Kishte shume fakte te gjysem te vertata edhe totalisht genjeshtra brenda.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    daniel

                    kjo eshte e verteta e madhe qe dhe vete shtetet perendimore e dine. disa hezitojne disa jane te shitur tek Usa, tek rendi unipolar i elites boterore qe po shkateron familjen, identitetin kombetar te kombeve dhe shteteve te ndryshme ne emer te nje shoqerie globaliste mbare boterore. ukraina eshte thjesht vendi i perplasjes dhe gjynah qe populli i thjeshte e ha gjithmone.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Stockholmi

                      Tema me zhgenjyhet plotesisht me botim e kesaj propagande te paster putiniste. Hiqeni sa me pare kete te ashtuquajtur interviste. Turp per ju qe i sherbeni nje krimineli qe po masakron nje popull te tere dhe po rrezikon seriozisht paqen ne bote.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E verteta

                        Do te ishte e udhes qe perkthimi te ishte realizuar nga nje perkthyes profesinist qe nuk njeh vetem gjuhen por dhe konceptet per te cilat ben fjale ky fragment interviste (keshtu duhet te jete, megjithse nuk sqarohet ne titullin e shkrimit) Mungesat e mesiperme te perkthimit te duhur dhe injorances ne fushen qe merr persiper te elaboroje intervista e kane bere permbajtjen e pjeses se intervistes shpesh kontradiktore dhe konfuze, ne masen qe i ka humbur kuptimin pjeses. Perdorimi i mjeteve te Google translate mund te kete vlere per nje individ kurioz, i cili megjithse nuk e njeh gjuhen, kerkon te kuptoje dicka te pergjithshme nga shkrimi apo intervista e hasur ne median nderkombetare, por nuk ka vleren e dickaje te vlefshme per botim e njohje nga te tjere lexues. Gjykoj se botimi i kesaj kategorije materialesh si kjo e mesipermja i ul vleren dhe seriozitetin botuesit.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anti25642654censurë

                          Il Tempo-Përgatiti: Armin Tirana përse nuk na bëni një link me "RT" rusia tudei,dhe po qe e mudur ta dëgjojmë në shqip?? do ishte fantasitike të shikonim se si perëndimi me marikanët në krye vrasin ukrainasit me bombat e putinit!!se sipas "RT",nuk e kanë fajin rusët që kanë shkuar piknik,o safari, si i thonë tashti!! faji është i ukrainasve që vendosin pallatet,shtëpitë,dhe veten e tyre para fishekzjarreve ruse!! e këta ukrainas e sidomos liberalët perëndimorë,për të ulur famën e gjenialit putin,konservativ që del si i forti i kalamajve gjyslakuriq,vetvriten,vetë shkatërrohen!! këta nazistët ukrainas çojnë para topave dhe tankeve të çlirimtarit putin gjithë njerzit e tyre!! mero o kokrra e legenit,o kokrra e injorantit,përse nuk bën një parathënje a pas thënje,por jep lajme të tilla?? o hajvan i qelbur a të punon truri apo vetëm xhepi??

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Anna

                            Wow Putana gjenial???? Turp sinqerisht turp....

                            Përgjigjjuni
                          2. C
                            Ceni

                            Filozof i kohes komuniste. Flet dhe shan petendimin per globalizmin dhe nuk flet fare per te drejtat e njeriut. Kjo eshte dobesia e tyre, pushteti absolut nga rrjedhin gjithe pikepamjet dhe sjelljet ruse. Kjo justifikon luften dhe krimet ne ukraine, duam multipolaritetthote, prandaj hedhim bomba dhe krijojme varre masive. Filozof ne koken e Putinit. Rusia eshte nje shtet i traumatizuar nga lindja e komunizmit atje, nga rrenimi komunist me 1990, shtuar manine per te qene superfuqi. Kjo lufte i ndan nga perendimi dhe i rrenon perfundimisht, nuk kane per ta ngritur koken.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Studenti

                              Propagandë ruse banale! Pse e boton o Mero pa emër të autorit? Apo ndjek traditën?

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Torino

                                Pra kete trapin paska degjuar Putani qe filloi luften!Bravo Putan por ti me gjithe kete idheollogun tend nuk bete mire nje llogari te thjeshte.Populli ukrainas preferon lirine dhe jo diktaturen.Ate si edhe ne e provoi per gati nje shekull.Kjo te ka shpetuar qe se fitove dot Kievin per 2 dite me blitz krieg!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Prostituta Kombetare Sali

                                  Çliroi Krimene nga perandoria osmane?! Vertet?! Quhet çlirim kur ben genocid kunder nje populli?! Keta rus e serbe jane si m… dhe ka… Nje fjale, tre rrena! Pse, ka vlera nje komb si rusia apo beson ne Zot kur historia e tyre eshte e mbushur me genocid?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dajti

                                    Caret e Rusise dhe Stalini i shfarosen dhe i zhvendosen popullsine autoktone nga Krimea dhe e populluan ne pjesen me te madhe me ruse. Dy shekuj me pare ne Krime nuk kisht ende kembe rusi.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Prostituta Kombetare Sali

                                      Dajti. Shume e vertete! Krime qe as librat e historise nuk i pershkruajne dot! Me bejne pershtypje llumi shqipfoles qe mbeshtet propaganden ruse.

                                      Përgjigjjuni
                                  2. I
                                    Ilirjan Velaj

                                    Idea mesjetare fshatareske leniniste . Ukraina ne thelbin e saj eshte popullat vikinge

                                    Përgjigjjuni
                                    1. 3
                                      3D

                                      Nëse Rusia e don popullaten pro ruse në integrim të saj poashtu nuk duhet tu mohon pavarsinë e kombeve tjera që gjenden nën dhunën ruse prej shekuj si ata të Kaukazit dhe atyre tej Uralit që u asimiluan dhe u rusifikuan mizorishtë

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sqepari

                                        Turp qe i jepni lexuesit shq. artikuj te dale nga zyra e Putinit,. Turp!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          SULBCI HAMITI

                                          o shoku tarras,vetem ne komunizmin tend u mbyllej goja njerezve.po nuk te pelqeu mnos e lexo turp per ty qe punon me 10.000 leke ne dite dhe blen 2700 litrin e naftes.per nty eshte tuyrp dhe faqja e zeze

                                          Përgjigjjuni
                                        2. P
                                          Pokeristi

                                          Propagande putinjaane tip putane. S’ka asnjë arsye të botohet .Dashje pa dashje inspiron trushplaret anarshistë,fashistë. Ky shkrim s’e nderon këtë gazetë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tirona

                                            Bravo. Kur qorrat shqiptare te kuptojne se cfr po ndodh do te jete vone. Nese do te arrijne qe ta kuptojne. Mos u merrni se kush e shkruan por me subjektin o te mjere.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. s
                                              shori

                                              Shyqyr o Mero, qe botove nje analize te sakte dhe objektive...! Por fatkeqesisht irritove fansat e tu kokekunguj injorante...!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                anti25642654censurë

                                                shorr nuk lejohet pornografia se e kishte mbush mero me fotografitë e satëme në punë e sipër!! protezën në dorë dhe karin në gojë!! pale me ato të grus tënde!?manallin në mythë e duke ngrënë akullore!!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. l
                                                lexuesi

                                                Aleksandr Dugin njihet boterisht si Gebels i diktatures putiniane. Gjithashtu 'Il Tempo' nje gazete filo ruse sikunder edhe shume politikane italiane gane gelltitur nje luge 'çorbe' ruse me kohe dhe tani dalin e perkrahin agresionin Rus. Po ne faqet e TEMA cfare duan artikuj te tille?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. a
                                                  anti25642654censurë

                                                  ore ai mund të jetë gebelsi vetë,por ajo që nuk kuptoj është mero qerosi!! përse na i sjell pa asnjë lloj komenti?? apo thjeshtë përfiton për të fituar një dorë paresh nga liria e fjalës??

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. T
                                                  Tugiva

                                                  Tema, TURP te beheni pararoje e propagandes te Kremlinit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Haka Tekizoti

                                                    Autori qenka një koqe konspiracionisti i pashoq. Dhe nga ky këndvështrim bëka analiza pro putiniane të botës. Rusia do udhëheqë multipolaritetin e botës!... Trapllëqe që s'i pranon as Trampi, vetëm nëse i shtohet arka vetjake. Domethënë, sipas këtij konspiracionistit, Kina apo edhe India do ta pranonin me kënaqësi e përulje rolin e Rusisë si udhëheqëse të multipolaritetit. Shumë pole do të thotē luftë midis tyre për dominim (pavarësisht mjeteve me të cilat bëhet lufta). Edhe ujditë mes poleve këtë dëshmojnë: luftën për dominim dhe shmangien e dominimit të tjetrit për një kohē sa më të gjatë, deri te lufta e armatosur mes tyre. Koqellëqe analistësh të njëanshëm, të indoktrinuar nga konspiracionizmi ose ndofta edhe putinisht të paguar.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. d
                                                      demokrati

                                                      Njejte si projekti i Cubrillovicit per zhdukjen e shqiptareve.Shoqeria ruse eshte nje shoqeri e ushquer me mentalitetin imperial dhe ate sovjetk, beji bashke dhene nje fashuizem te shekullit te 21.Kjo eshte fytyra e vertete e Rusise, kjo ka qene edhe kur ishte imperiale edhe kur ishte e kamufluar si komuniste.Ky eshte nje projekti paster i pastrimit etnik qe rusia kerkon te zbatoj ne Ukraine.Askush ne Tiranen e molepsur me dizinformaion rus nuk permend rolin e kishes ruse dhe projektin e saj per shkaterrimin e kushes ukrainase.Ky eshte nje projekt qe perfshin cdo pjese te jetes.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Piro

                                                        Perkthyes nga italishtja dhe nuk di se "risveglio" ne shqip do te thote "zgjim"?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Petriti

                                                          Mero, me keto intervista komentuesve me siper u duket se po e beni Temen megafon te Rusise imperialiste ne Shqiperi.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Shtegtar Salhallemadhi

                                                            Rasputin i putlerit! Shkaperdhate ruso-madhe. Kerkon te "stacionoje" historine dhe te ringjalle rusine caro-bolshevike. Nuk eshte aq i nevojshem per t'u lexuar, nderkohe qe shohim "bemat" e ushtrise se putlerit gerdalle.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. R
                                                              Rusia e pamposhtur

                                                              ham ham ham lefin qente e lagjes kur skan cfare te bejne.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Q
                                                                Qytetar

                                                                Sic ka thene Curcilli , per Luften e dyte Boterore : Demokracia do te luftoj dhe mbroj Boten e saj. Dhe sot , ne Ukraine , Demokracia po lufton per te mbrojtur Boten e saj. Dhe do te fitoj!!!. Rregjimet autoritare dhe ato Hibride , nuk e kuptojne dhe nuk kane per ta kuptuar ,asnjehere Burimin e Forces gjitheperfshirese te Demokracise.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. Z
                                                                  Zyko

                                                                  Sakte, sakte, sakte.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Putinka

                                                                    Aleksander Dugin eshte zedhenes i Putinkes , asgje me shume Vari karet ketyre qelbesirave ruse se do kene nje fund qe nuk e kane imagjinuar bashke me Putinken

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. b
                                                                      benefiti

                                                                      Në benefit të lexuese tanë Në interes të lexuesve tanë

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. s
                                                                        sulo Permeti

                                                                        Sa para ka Mero ,per te botuar kete propagande ruse ne Shqiperi. Turp!!!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          Putini duhet të jetë në burg

                                                                          Putin është një fashist. E gjithë ideologjia e tij është gënjeshtra dhe dhuna. Putin ka nevojë për një armik të jashtëm për të mbajtur popullsinë e Rusisë në skllavëri. Putini dëshiron të imponojë të njëjtën skllavëri në Ukrainë. Numri i qytetarëve ukrainas që mbështesin vektorin perëndimor të zhvillimit, BE-në dhe NATO-n, tejkalon 90% të të gjithë popullsisë së Ukrainës! Dhe të paktën 90% e popullsisë së Ukrainës e urrejnë Putinin. Agresioni i Putinit është imponimi me forcë i një skenari të papranueshëm për ukrainasit! I poshtër Putin inskenoi gjenocidin e ukrainasve që nuk pajtohen me Putinin. Ukraina është një shtet i pavarur. Kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës përfshijnë Krimenë, Donbasin dhe Luganskun! Putini krijon republika të rreme për të marrë me forcë territore për vete. Nëse Putini nuk ndalet sot në Ukrainë, ai do të dëshirojë të gjithë Evropën.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. P
                                                                            Putini duhet të jetë në burg

                                                                            Mosha e Kievit është më shumë se 1500 vjet, mosha e Moskës është më pak se 900 vjet. Kievi ishte qendra e qytetërimit kur kishte këneta në Moskë. Putin, Dugin dhe gangsterë të tjerë heshtin për këtë pjesë të historisë.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. a
                                                                              anti25642654censurë

                                                                              në burg është minimumi! edhe sikur historia e kievit të ishte vetëm 30 vjeçare e jo 1500,ku është ndryshimi!!është një shtet që do të jetë i pavarur,është një popull që nuk do të ketë të bëjë me rusinë!! është një shtet i njohur nga vetë federata ruse në '94ën,pas shpërbërjes së BRSS,si shtet më vete!! deri dje pretendohej se rusët po shtypeshin,persekutoheshin,vriteshin në ukrainë!! hapja e 7 korridoreve drejt rusisë dhe bjellorusisë,tre javë më parë,tregoi se as rusët nuk pranuan të shkojnë në rusi a bjellorusi!!pra ata "rusë të persekutuar" në ukrainë,preferojnë o të largohen drejt perëndimit të "degjeneruar" o të luftojnë kundër "çlirimtarëve" putinistë,e aspak të shkojnë e të shpëtojnë kokat ose ti bashkohen "çlirimtarit" putanë!! nëse kjo qënje e çmëdnur do të kishte një fije truri,do të ishte tërhequr menjëherë! por jo!as "mungesa e informacioneve",as "frika e gjeneralëve",nuk janë justifikime!! ajo që thotë Sergej Karaganov ish-keshilltari presidencial te Boris Yeltsin dhe Vladimir Putin,është e vërteta!! më hapur e më pastër nuk mund ta shprehësh çmëndurinë!! gjithçka tjetër është arsyetim dështak! intervista me këtë kërmë:"“Si mbaron? Luftë bërthamore ose ndarje e Ukrainës”! Këshilltari i Putin: “Rusia s’mund t’i lejojë vetes të humbë”"

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                            2. A
                                                                              Artan

                                                                              Ore njerëz!Mesohuni të lexoni e të pranoni sadopak nga mendimi ndryshe.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. a
                                                                                anti25642654censurë

                                                                                artan do ta quaje mendim ndryshe sikur unë të të thosha "të shkërdhefsha robt ku i ke a nuk i ke"? apo do të thoshe se të kam sharë??

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. H
                                                                                  Historiani

                                                                                  Anticensura , nje rrugac i felliqur .

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. M
                                                                                    Marku

                                                                                    Po neonazistët e Azovit e të tjere që kanë bërë krime demokratë Jane? Mësoni ç'ndodhi në Odesë më 2 Maj 2014 does pastaj flasim.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                              2. G
                                                                                Gjini

                                                                                Po neonazistët e Azovit e të tjerë që kanë bërë krime demokratë Jane? Mësoni ç'ndodhi në Odessa më 2 Maj 2014 pastaj flasim.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. G
                                                                                  Gjini

                                                                                  Po neonazistët e Azovit e të tjerë që kanë bërë krime demokratë Jane? Mësoni ç'ndodhi në Odessa më 2 Maj 2014 pastaj flasim.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. G
                                                                                    Gergji

                                                                                    Po neonazistët e Azovit e të tjere që kanë bërë krime demokratë Jane? Mësoni ç'ndodhi në Odesë më 2 Maj 2014 does pastaj flasim.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. G
                                                                                      Gergji

                                                                                      Po neonazistët e Azovit e të tjere që kanë bërë krime demokratë Jane? Mësoni ç'ndodhi në Odesë më 2 Maj 2014 does pastaj flasim.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. G
                                                                                        Gergji

                                                                                        Po neonazistët e Azovit e të tjere që kanë bërë krime demokratë Jane? Mësoni ç'ndodhi në Odesë më 2 Maj 2014 does pastaj flasim.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. G
                                                                                          Gergji

                                                                                          Po neonazistët e Azovit e të tjere që kanë bërë krime demokratë Jane? Mësoni ç'ndodhi në Odesë më 2 Maj 2014 does pastaj flasim.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. M
                                                                                            Malcolm X

                                                                                            Po pse I bllokoni komentet o shkër***ta?

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje