Në Forumin e Dohas, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, deklaroi se Rusia dhe Ukraina janë “më pranë se kurrë” një marrëveshjeje paqeje, edhe pse negociatat mbeten të vështira dhe pa një përparim të qartë.
Sipas tij, Rusia ka treguar sjellje të paparashikueshme dhe agresive, por aleanca mbetet e vendosur dhe më e fortë se kurrë.
“Rusia është shumë e papërgjegjshme dhe shpesh e paparashikueshme. Ne duhet të jemi më të fortë se kurrë dhe të mos tregojmë asnjë shenjë dobësie. NATO është më e fortë tani dhe me zbatimin e angazhimit 5%, do të bëhemi aleanca më e fuqishme në historinë e planetit”, tha Matthew Whitaker, ambasadori i SHBA në NATO.
Ambasadori amerikan u shpreh se palët janë më afër arritjes së një marrëveshjeje, por rruga drejt paqes mbetet e komplikuar.
“Jemi më afër se kurrë për ta mbyllur këtë luftë. Ka qenë një proces i vështirë dhe, siç ka thënë edhe Presidenti Trump, është shumë e komplikuar të gjendet zgjidhja e duhur. Kjo luftë duhet të përfundojë”.
Ndërkohë, Rusia ka shtuar sulmet ndaj Ukrainës. Së fundmi, dronë rusë kanë goditur hekurudhat pranë Kievit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë tymin e dendur që ngrihej mbi godinat e shkatërruara të stacionit, ndërsa vagonë hekurudhorë kishin pësuar dëmtime të rënda.
Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia ka lëshuar 653 dronë dhe 51 raketa, ndërsa forcat ukrainase kanë rrëzuar 585 dronë dhe 30 raketa.
Kane gjetur tenxherja kapakun.
Rusia eshte shume e parashikueshme.. ai koklakra juaj nuk eshte ! Cfare thote ne mengjes e harron ne darke.
Kur te llogarisish cmimin e nji droni dhe cmimin e nji rakete nuk te duhet shum arsim por del me nji here se Ruset nuk din ti perdorin armet dhe nuk din te luftojne i hudhin gjith keta parat ne ajer me 3 viktima turp per nji superfuqi si i beson bota,por tani Rusis i intereson si ta mbroj Federaten Ruse dhe perdor genjeshtra me armet berthamore qe nuk mundet ti perdor ndaj nji shteti qe nuk posedon arme berthamore ,po hyri ne lufte me Naton Rusia kapitullon per 5 dite.
Po te mos qe rusia ky gjysmaku do kishte pushtuar gjithe boten
Para se të vinte gjysmaku, ishte tu bo nxemje?