Administrata e Presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare me në fokus shtimin e pranisë ushtarake në hemisferën Perëndimore, balancimin e tregtisë globale, forcimin e sigurisë kufitare dhe triumfin në luftën kulturore me Europën.Dokumenti shoqërohet me një parathënie ku kreu 79-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan kohën e tij në detyrë si “një rivendosje të fuqishme të Amerikës në skenën botërore”. “Pas një neglizhence shumëvjeçare, Shtetet e Bashkuara do të rivendosin dhe implementojnë Doktrinën Monroe me qëllimin të rivendoset epërsia amerikane në Hemisferën Perëndimore e të mbrojmë atdheun dhe aksesin tonë në zona kyçe gjeografike në të gjithë rajonin”, theksohet aty.
Dokumenti, i hartuar me një ton që nxjerr qartazi në pah arritjet e kësaj administrate, përfshin edhe një referencë të drejtpërdrejtë për Kosovën. Shmangia e tensioneve mes saj dhe Serbisë përshkruhet në referencën e përfshirë në kapitullin IV si një prej arritjeve që administrata pretendon se ka realizuar brenda tetë muajve të parë në detyrë.
Edhe pse dokumenti nuk jep detaje mbi marrëveshjen e supozuar Kosovë-Serbi, përfshirja e saj në strategji tregon se administrata Trump e sheh këtë si një sukses diplomatik, që synon të forcojë pozicionin politik ndërkombëtar. Donald Trump e ka përmendur edhe në të kaluarën arritjen e një marrëveshje paqeje mes Prishtinës e Beogradit si një histori suksesi personal.
Në dokumentin prej 33 faqesh po ashtu përmendet fakti që presidenti amerikan negocioi paqen edhe ndërmjet Kamboxhias dhe Tajlandës, atë në Kongos e Ruandës, Pakistan-Indi, Egjipt-Etiopi, Armeni-Azerbajxhan dhe luftën në Gaza.
"Mire" qe na "Shpetoj" nga Lufta me Azerbaxhanin ky Lakrameja?? Radhen Tjeter ky Idjoti.."Do te na shpetoj" nga Lufta me Armennine...."Fatij jone" qe kemi Mike Trampin...
Nga lufta civile e ke llafin? Ne dhe Armeninë na quan njëlloj.
Lufta kulturore e Trump me Evropen eshte shenje se ai synon ta ktheje vendin e tij 100 vite pas, kur kultura atje ishte shume pas asaj evropiane. Trump nuk mund te luftoje me sukses kulturen evropiane sepse nuk ka asnje arme e asnje aleat per ta bere ket lufte. Kultura evropiane, perfshi ate ruse, ka qene e do te jete avangarde. Lufta kulturore nderkontinentale eshte nje shpikje e mendjeve te varfera e diabolike tr semura. Kultura e cdo populli duhet te jete e respektuar nga popujt e tjere. Bota respekton kulturen e popullit amerikan. Trumpizmi, si fenomen kalimtar, nuk ka lidhje me kulturen e shumices se popullit amerikan.
Të fusësh "kulturën" ruse në përbërje të kulturës europiane, dhe aq më keq, ta bësh atë një nga shtyllat e saj?! Më duket pak si e ekzagjeruar. Rusët janë përpjekur të kopjojnë Europën, në disa raste e kanë arritur, por kjo nuk do të thotë janë pjesë e kulturës europiane. Kultura shihet jo tek individë që i numëron me gishtat e duarve, por tek masa e individëve që përbën popullin. Kjo masë anon më shumë, të jashtëzakonshme, nga Azia. Mentalitet mbijetese, mentalitet bujkrobi. Europa e ka kaluar këtë Mentalitet 300 vjet më parë. Kujto revolucionet europiane, dhe barazoi me atë gjysmak rus të 1918ës, dhe do të shohësh ndryshimin mes Europës dhe Rusisë. Bile dhe gjithë botës mbarë.
Duket se kjo strategji e re e udhejeqjes amerikane per sigurise kombetare synon ta largoje popullin amerikan nga 90% e Botes. Synimi i Trump per te vendosur influencen mbi Ameriken Latine do ta shtynte Ameriken ne nje konflikt me te madh me Kinen, mbase dhe me Evropen, interesat e te cileve tashme eshte dominante ne Ameriken Latine. Eshte e pamundur qe doktrina Trump te jete e sukseshme. Kjo sepse Amerika duhet te investoje triliona ne atje, triliona qe nuk ka ku ti gjeje sepse pak do blejne bonot e thesarit amerikan kur je ne lufte kulturore etj. me shumicen dermuese te vendeve te botes.