Nga Amos Chapple, REL
Siç shihet edhe në fotografinë më poshtë, një tank i mbushur me tela të fortë metalikë është një prej pamjeve më shpjeguese se çka po përdor ushtria ukrainase për t’i luftuar forcat pushtuese ruse prej vjeshtës së këtij viti.
Mbrojtja e re raportohet të jetë krijuar përmes kabllove të çelikut të prera në gjatësi të njëjtë, që më pas janë shpëlarë në fije të veçanta teli. Në fund, telat me gjemba janë fiksuar në tanke apo makina tjera ushtarake.
Të dyja palët në konfliktin në Ukrainë kanë tentuar t’i shmangin sulmet me dronë përmes kësaj mbrojtjeje që njihet edhe si “blindim në formë iriqi”.
Një tank rus i pajisur me mbrojtje në formë iriqi në rajonin ukrainas të Donjeckut.
Iryna Rybakova, zyrtare për media e Brigadës së 93-të të Mekanizuar të Ukrainës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se armatura “e butë” është projektuar “për t’i ngatërruar dronët dhe për të mos i shpërthyer, ose për t’i shpërthyer në distancë”.
Shumica e dronëve kamikazë (FPV) janë të pajisur me një fitil që del nga koka e tyre dhe shpërthen në momentin e goditjes. Armatura e re me maja mund ta ngatërrojë një dron të tillë përpara se fitili i tij të arrijë në një sipërfaqe të ngurtë.
Rybakova tregon se një “tank rus iriq” që është parë afër Toretskut në rajonin e Donjeckut ka arritur t’iu rezistojë dhjetëra goditjeve nga dronët ukrainas FPV dhe më pas është shkatërruar përfundimisht. Sipas saj, mburoja si iriq ofron më pak mbrojtje kundër dronëve kamikazë më të mëdhenj dhe më të shpejtë.
Ushtarët rusë me një tank të pajisur me këtë lloj të mbrojtjes në fomë iriqi në rajonin e Donjeckut. Nëntor 2025.
Carlo Masala, profesor dhe ekspert ushtarak në Universitetin Bundeswehr në Mynih, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbrojtja e re kundër dronëve "duket të jetë një taktikë e re për t’i rikthyer manovrat në luftë".
Me efektivitetin e dronëve të lirë FPV, të aftë për të shkatërruar tanke me vlerë deri në miliona dollarë, të dyja palët në konflikt janë përpjekur të kryejnë sulme në pajisje të blinduara që dikur ishin në qendër të taktikave ushtarake.
Në muajt e fundit, sipas Masalas, janë parë “vetëm inkursione nga disa ushtarë pas vijave të armikut". Lëvizjet e mëdha të trupave dhe automjeteve kanë qenë kryesisht të kufizuara në ditët me mjegull kur dukshmëria e dobët zvogëlon kërcënimin e zbulimit.
Një anëtar i ekuipazhit të një tanku rus.
Por, mbrojtja e re e pazakontë besohet se vjen me kompromise drastike për ekipet e tankeve.
Shoferi i një tanku rus e ka dhënë së fundmi një intervistë për një media, përgjatë së cilës ka treguar se ka tanke të pajisura me mbrojtje në formë iriqi.
Sipas tij, si rezultat i peshës së shtuar, tanku "nuk ka arritur as 10 kilometra para se një nga [komponentët e sistemit të transmisionit] të dështonte". Ai ka treguar se mbrojtja e re me aq shumë armaturë në formë iriqi do të thotë se "stresi në komponentët [e tankut] është i madh".
Masala beson se të meta të tilla "duket se pranohen në mënyrë që të rikthehen manovrat në luftë".
Ukrainasit duke rregulluar telat plastikë që do të vendosen më pas në një tank.
Zyrtarja ukrainase për media Rybakova ka treguar se ka qenë dëshmitare e një versioni të hershëm të blindazhit në formë iriqi kur një ekip ukrainas i ka lidhur disa kabllo plastike të projektuara për t’i kapur helikat e dronëve.
Automjeti i rëndë është përdorur si karrem për të tërhequr vëmendjen prej trupave ukrainase që po tërhiqeshin nga pozicionet e tyre. "Dronët e armikut fluturuan drejt tankut. Pati rreth pesë ose gjashtë goditje, të cilat ekuipazhi pothuajse nuk i ndjeu", ka thënë Rybakova.
"Por, pastaj armiku hodhi një minë antitank", e cila, sipas saj, i ka vënë flakën motorit të automjetit.
“Është për të ardhur keq për tankun, por njerëzit mbetën gjallë dhe detyra u krye”, ka thënë mes tjerash ajo.
Të paktën lexoni atë që shkruani, se kështu bëheni qesharakë.
Eshte nje shqipe kosovarce,dhe kuptohet vetem nga ai/ajo qe e shkruan. Ne vend qe ti mesonim ne ata si te flasin shqipen letrare, po na stervisin ata, me shqipen e tyre te mesuar neper bodrumet e shtepive ne kohen pushtimit serb. Kam degjuar kineze qe e kane studjuar e mesuar shqipen ne Kine, shume me mire.
Humori i dites. Neser pritet te dalin nendeteset breshka,
Ç'farë pret nga analfabetët funksional z.Shkodrani.Këta janë gallatë,konkurojnë dhe Zhvejkun me shkrimet e tyre pa fillim dhe mbarim.
Kur ha pilaf, ha dhe jashqitjen e zhvejkut qe ngopesh.
Perkthim apo shkrim IDIOT ? Te dyja bashke. Ha ha ha "Tank Iriq", e kane shpikur ruset dhe e kane vjedhur ukrahinasit, po nejse e zeme se eshte shpikje e tyre, por harrojne se kur iriqi hidhet ne uje hapet dhe e ke ne dore t'a rrjepesh, a thua qe disa tela mbrojne tankun , ku pyet "gjylja" predha per tela e lesh lesh. Iri-qi do te permbys fatin e luften ne favor te Ukraines, me falni te NATO-s.
O Mero e ke katandis gazeten TemA ne iriq mediatik, me kta/ kto injorantet qe ke mbledh. Apo ti ben sikur i pagun dhe ata bejne sikur shkruajne shkrime " iriq" hahahaha. Lat nam.
Para pak muajsh gjeneralet "shkencetare" te luftes ne Ukraine me koke me te madhe se qente e staneve, bene shpikjen qe rruget automolistike te mbuloheshi nga siper dhe anash me rrjeta peshkimi qe pengonin dronet te realizonin objektivat e tyre. Me kete marrezi te rradhes u bashkuan vendet Nordike e vecanerish Suedia ku familjet e peshkatareve dhuronin rrjeta peshkimi, njeri thoshte dhashe kaq tjetri ja pirdhte se kishte dhene me shume etj etj duheshin mijera e mijera km rrjeta peshikim e me gjithe ate edhe ato qe u vune ne pune ja rruajtten "bolet" droneve sulmues kamikaze etj etj. Jemi ne pritje te "shpikjes" se rradhes, por teritore te tera si Pokrovsk po i ikin per lesh Zelensky e te BE, Ukraines.
Prandaj keni 4 vite dhe miliona djem nënash të vrarë për një copë tokë sa një qylym ,ju ushtria legjendare Ruse,edhe sa poshtërsi do të shkaktoni fqinjëve tuaj që I përgjakni sistematikisht, mos harroni se sa do të fortë dukeni ka një balancë hyjnorë që një ditë vendos dhe fundin e të madhit e dimë nëpërmjet historisë,dhe ajo që mbetet pas eshtë urrejtje dhe përbuzje nga të gjithë, Ukraina mbrohet me gjithçka që ka ,dhe është në të drejtën e sajë të përdorë gjithçka Slava Ukraina
Gocat e shqiperise po UA rruajne boolet djemeve Kosovare ....kjo eshte e tmerrshme per ju urrejtesit e kosovareve...Google translate I Ka fajet Jo kosovari ooo qyla....
Nuk po të shan kush shqiptarët e Kosovës, thjeshtë po të kritikojnë mangësinë e një pjese prej tyre. E këta nuk janë të aftë të mësojnë gjuhën e njehsuar shqipe. Unë dhe ti e shkruajmë aq sa kemi mësuar dhe mbajmë mend, një gazetë duhet ta shkruaj perfekt. Është e detyruar ligjërisht, edhe në rastet kur përkthyesi nuk e zotëron gjuhën letrare shqipe. Në çdo shtet të botës ka njerëz që e kanë zanat korrigjimin gramatikor.
Mero, të qifja gugëll translejtin.