"Anëtarësimi i Ukrainës në union kërkon 15-20 vite kohë"

22 Maj 2022, 17:07Bota TEMA

"Anëtarësimi i Ukrainës në union kërkon 15-20 vite

Clement Beaune, ministri francez për Evropën, ka deklaruar se çfarëdo oferte e Bashkimit Evropian për anëtarësim të Ukrainës në bllok do të merrte 15-20 vjet kohë për finalizim të procesit.

“Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do t’i bashkohet unionit në gjashtë muaj, brenda një viti apo dy, jeni duke gënjyer”,  tha Beaune.

Sipas tij ky proces merr kohë dhe mund të zgjasë 15 deri në 20 vjet.

Kështu ministri francez shpjegoi se nuk dëshiron të krijojë iluzione te ukrainasit apo t’i gënjejë ata.

Komente e tij erdhën pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi që Ukraina të ftohet për t’iu bashkuar një komuniteti politik “të lidhur” me BE-në.

“Neve nuk na duhen kompromise të tilla”, ka thënë Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin portugez, Antonio Costa më 21 maj.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë.

Lini një Përgjigje