Arratiset bashkëpunëtori i ngushtë i Zelensky, i akuzuar për një aferë 100 mln euro

11 Nëntor 2025, 17:54Bota TEMA
Arratiset bashkëpunëtori i ngushtë i Zelensky, i akuzuar për

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) ka hapur një hetim ndaj Timur Midych, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Volodymyr Zelensky, lidhur me një çështje korrupsioni prej 100 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.

Sipas autoriteteve, hetimi përfshin kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore “Energoatom”, e dyshuar për marrje ryshfeti në masën 10–15% nga kontraktorët privatë. Deri më tani, shtatë persona janë vënë nën hetim.

NABU ka kryer bastisje në banesën dhe zyrat e Midych, por sipas raportimeve, ai kishte lënë vendin pak para nisjes së operacionit më 10 nëntor.

Midych, një ish-partner biznesi dhe bashkëpronar i kompanisë “Kvartal 95”, e themeluar nga vetë Zelensky, dyshohet se ka përfituar nga lidhjet me pushtetin për kontrata në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes, përfshirë kompani të prodhimit të dronëve. Mediat ukrainase e përshkruajnë atë si një “oligark de facto” me ndikim të madh ekonomik dhe politik.

Çështja ka shkaktuar reagime të forta politike, veçanërisht nga opozita e udhëhequr nga Petro Poroshenko, e cila ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe keqpërdorim të pushtetit në një moment të ndjeshëm për vendin, që prej tre vitesh është në luftë me Rusinë.

Kjo është hera e dytë që emri i presidentit Zelensky përmendet në kontekste të ndjeshme korrupsioni. Më herët gjatë vitit 2025, ai ishte kritikuar për përpjekjen për ta vendosur NABU-në nën kontroll të drejtpërdrejtë qeveritar, përmes një projektligji që u tërhoq pas protestave të para antiqeveritare që nga nisja e luftës.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa NABU ka konfirmuar se po bashkëpunon me partnerë ndërkombëtarë për të zbardhur rrjetin e korrupsionit që përfshin sektorë strategjikë të ekonomisë ukrainase.

3 Komente

  1. j
    jkl;

    I vodhi 100 milion Euro cifuti i ukraines dhe tani u ' zhduk ' . Shikoni kur te perfundoje ne Izrael i cili nuk i ekstradon keto monstra.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ju befte mire

      Qytetaret e Ukraines te jene te kenaqur dhe te bejne hallve qe kane shpetuar me 10-15% tevjedhje te kontratave, tani Edi po qesh dhe vetem qesh, ai ne cdo kontrate perlan 30-40% te vleres.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXXL

        Tavarish Timur do te jap nje adrese te sigurt per strehim politik: Ne Vjene, aty do te kerkosh Arben Ahmetaj dhe do te jepet mundesia te besh edhe intervista me Qim Peken, ti hash gezuar eurot dhe dollaret e vjedhur, gjemb ne kembe nuk do te hyje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje