
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve që mbahen në Gaza gjatë një pauze katër-ditore në luftime. Zyrtarët izraelitë thonë se 50 pengjet që do të lirohen do të jenë të gjithë gra dhe fëmijë. Nëse ka sukses, ky do të jetë armëpushimi i parë që nga fillimi i luftës.
Pauza në luftime mund të zgjasë për më shumë se katër ditë - Izraeli thotë se për çdo 10 pengje të liruar mbi 50 fillestarët, pauza do të zgjatet me një ditë.
Hamasi thotë se 50 pengjet do të lirohen në këmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Marrëveshja u miratua nga kabineti i Izraelit pas një takimi të gjatë që u zhvillua në orët e para të së mërkurës. Sipas marrëveshjes, lirimi i çdo 10 pengjesh shtesë do të zgjasë pauzën e luftimeve me një ditë.
Para takimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se përpjekjet e luftës do të vazhdojnë edhe nëse arrihet një marrëveshje pengjesh.
Katari, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen, thotë se një numër më i madh kamionësh që transportojnë ndihma, furnizime mjekësore dhe karburant do të lejohen të hyjnë në Gaza, e cila po përballet me një situatë të rëndë humanitare.
“Koha e fillimit të pauzës do të shpallet brenda 24 orëve të ardhshme dhe do të zgjasë katër ditë”, tha Doha në një deklaratë.
Izraeli filloi të sulmojë Gazën pasi luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,000 njerëz - duke përfshirë më shumë se 5,000 fëmijë - janë vrarë nga Izraeli.
"Hamasi thotë se 50 pengjet do të lirohen në këmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite." që mbahen në burgjet izrailite??të jesh në burg duhet të kesh bërë diçka për të cilën je dënuar!!e izraeli nuk është hamasi o hezbollahu,o më keq erdoqëni!! "Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,000 njerëz - duke përfshirë më shumë se 5,000 fëmijë - janë vrarë nga Izraeli."po të lexosh lajmet e ministrisë së hamasit,çdo ditë, do të shohësh se "vrasjet që kryen izraeli,janë të njëtrajtëshme për çdo ditë luftimi"!!është e çuditëshme,o izrailitët kanë një shumë të cakruar që jo vetëm nuk mund ta kalojnë por dhe nuk mund ta ulin,vrasjesh që duhet të bëjnë në ditë!!dhe kjo shumë fikse është e ndarë në përqindje të sakta në fëmijë,gra dhe pleq!për çudi nuk lajmërohen meshkuj të moshës madhore!!ajo që më bën përshtypje është se të gjitha këto të dhëna merren pa asnjë llojë dyshimi sado të vogël!! ashtu si nuk quhet qëndër komande një spital që ka tunele nën të ,por që nuk është gjetur material i mjafueshëm luftarak për ta quajtur të tillë!sikur ata gomerët e hamasit të mos kishin asnjë mundësi që pas rrethimit nga ushtria izrailiane,në sipërfaqe,të largonin tërë materialin luftarak nëpër "metronë e gazës"ose tunelet që kanë ndërtuar nën tokë!!
Bravo cenoshura! Je i madhe, si gjithmon mutngrenes.