Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Tajani: Nuk krahasohet me atë mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës

21 Nëntor 2023, 14:16Bota TEMA

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Tajani: Nuk

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka prezantuar sot marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët në Dhomën e Deputetëve në Itali.

Tajani ka zbardhur detaje nga memorandumi me Shqipërinë për sjelljen e mijëra emigrantëve në vendin tonë.

Ndër të tjera ai shprehet se marrëveshja me Tiranën nuk krahasohet me atë mes Britanisë së Madhe me Ruandën.

''Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës.

Nuk ka kontraktim të jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë. Dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht'', – theksoi Tajani.

Protokolli – vijoi Tajani – përcakton se në të dy qendrat e Shëngjinit nuk mund të ketë më shumë se 3000 emigrantë në të njëjtën kohë dhe se emigrantët do të mbërrijnë në portet shqiptare vetëm përmes anijeve të autoriteteve italiane të përfshira në operacionet e shpëtimit.

‘Nuk do të ketë asnjë mundësi që emigrantët të dërgohen në Shqipëri përmes skafeve të kontrabandistëve apo nga anije që menaxhohen nga organizata ndërkombëtare. Emigrantët do të kenë të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane.


"Ne shpresojmë se mund të miratohet brenda një kornize kohore që është në përputhje me urgjencën e trajtimit të menaxhimit të flukseve në rritje të migracionit," tha ai.


Përmes një marrëveshje që mban datën 6 nëntor mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane, Meloni, Italia do të transferojë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e saj. Sipas memorandumit, Shqipëria do të presë rreth 36 mijë emigrantë në vit.

"Marrëveshja me Shqipërinë nuk pretedohet të jetë një ilaç për zgjidhjen e problemeve por një instrument shtesë për të rregulluar flukset e emigrantëve.Marëveshja është një model jo vetëm për Italinë por dhe për bashkëpunim me vendet e tjera në të ardhmen", tha Tajani.


Rreth 150,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali nga deti deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 94,000 në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

 

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Degjoni kete karin Tajar se nuk e ka me te "futme", .... vetem sa krahu i perthyer dysh. Italianet jane ne rregull me shtepine e tyre, kur plehrat e Afrikes i merr i veteafruari Ed bythe-qiri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje