Miqtë dhe armiqtë e presidentit të ardhshëm të Argjentinës e krahasojnë atë me kolegët e tij populistë të krahut të djathtë si Donald Trump apo Jair Bolsonaro. Të tjerë, e kanë konsideruar ekonomistin me flokë të shthurura si një përzierje e Boris Johnson dhe kukullës vrasëse “Chucky”. Por kur këshilltarja e imazhit të Javier Milei konceptoi modelin e tij të pazakontë të flokëve, kishte në mendje dy burra të ndryshëm: Elvis Presley dhe Wolverine.
“Ai duket si Wolverine. Ai vepron si Wolverine. Ai është si një anti-hero” – thotë Lilia Lemoine, një kongresmene e zgjedhur në krah të aleatit të saj anti-establishment, në një interviste të fundit në Buenos Aires. Lemoine, emri i së cilës është Lady Lemon, thotë se ajo sheh ngjashmëri të habitshme midis presidentit të zgjedhur të Argjentinës dhe personazhit të paqëndrueshëm të Marvel.
“[Wolverine] është shumë besnik dhe i guximshëm… Ai mund të zemërohet vërtet dhe të jetë agresiv me armiqtë e tij, por vetëm kur sulmohet. Ai kurrë nuk do që të vrasë dikë ose nuk do të sulmojë dikë pa asnjë arsye” – thotë 43-vjeçarja duke këmbëngulur se edhe Milei ka gjithashtu një anë të butë.
“Ai është i adhurueshëm” – pohon Lemoine duke e quajtur libertarianin e ekstremit të djathtë si “njeriu më i kërkuar në Argjentinë për momentin”.
Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Një biografi e paautorizuar e Mileit, i cili të dielën mundi rivalin e tij peronist në zgjedhjet më të rëndësishme të Argjentinës në dekada, e përshkruan atë si një i vetmuar i çuditshëm që vuajti një fëmijëri nga abuzimi prindëror dhe ngacmimi në shkollë gjatë viteve 1980 kur edhe iu dha pseudonimi “El Loco” (I çmenduri).
“Më shumë se idetë e Mileit, ajo që më shqetëson është gjendja e tij shpirtërore dhe stabiliteti emocional”, – thotë autori i librit, Juan Luis González. Si një dashamirës i muzikës, Milei ishte këngëtari kryesor i një grupi të kopertinës “Rolling Stones” të quajtur “Everest”, por sipas Lemoine ai pëlqen edhe Bob Marley si dhe Verdin.
“Ai e do operën. Ai këndon opera. Ai nuk është shumë i mirë, por mos i thuaj se e thashë këtë”, – thotë ajo. Milei ishte më i suksesshëm si një personalitet mediatik, duke gjetur famë si një ekspert ekonomie në shfaqjet televizive argjentinase ku ai fliste për mjerimin e inflacionit, por edhe për të mirat e seksit tantrik.
“Secili njeri ka dinamikën e tij. Në rastin tim të veçantë, unë ejakuloj çdo tre muaj” – mburrej Milei një herë në transmetim. Deklarata të tilla dhe prirja e Mileit për të tërhequr vëmendjen me fjalë të ndyra e bënë atë një emër të njohur dhe e ndihmuan të fillonte një karrierë në politikë rreth 5 vjet më parë.
Ekonomisti libertarian u zgjodh në kongres në vitin 2021 për partinë e tij Libertad Avanza (Liria përparon) dhe u përfshi në garën presidenciale në mes të zemërimit të votuesve për korrupsionin dhe keqmenaxhimin e vendit për të cilën ata fajësojnë krizën më të keqe ekonomike të Argjentinës në dekada.
“Vota për të përfaqëson një përpjekje të dëshpëruar për diçka të re, çfarëdo që të ndodhë” – tha Benjamin Gedan, një specialist argjentinas nga qendra “Wilson”. “Opsioni që [votuesit kishin] ishte: ose të njëjtat kushte katastrofike ekonomike ose një bast radikal për një të ardhme potencialisht të ndritshme, por me shumë rreziqe negative.”
Gedan beson se do të ketë “shumë pendim nga konsumatorët në Argjentinë” nëse Milei do të ndiqte qoftë edhe një pjesë të vogël të ideve të tij. Këto ide përfshijnë legalizimin e shitjes së organeve njerëzore, uljen në mënyrë dramatike të shpenzimeve sociale, nënvlerësimin e krimeve të diktaturës së Argjentinës 1976-83 dhe ndërprerjen e lidhjeve me dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Argjentinës, Brazilin dhe Kinën.
Gjatë fushatës, Milei u zotua të shkrijë Bankën Qendrore të Argjentinës dhe të dollarizojë ekonominë. Ai u shfaq me një sharrë elektrike me motor që synonte të simbolizonte shkurtimet e forta që ai beson se do të ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë dhe “shfarosjen” e inflacionit të shfrenuar.
Biografja e Mileit tregon se disa nga ato ide mund të kenë ardhur nga 5 qentë e tij të klonuar mastiff, të cilëve u ka vënë emra ekonomistësh si Murray Rothbard apo Robert Lucas.
“Ata janë 2 metra të gjatë, peshojnë si 100 kg… Ai i quan si fëmijët e tij me 4 këmbë”, – thotë Lemoine, duke qeshur me pretendimet se lideri i ardhshëm i Argjentinës merr këshilla politike nga ato kafshë. Shumë ekspertë besojnë se Milei do të detyrohet të moderohet pasi të marrë detyrën muajin e ardhshëm dhe se do të luftojë për të zbatuar propozimet e tij më të diskutueshme. Partia e Mileit kontrollon vetëm 38 nga 257 vendet në dhomën e ulët të Argjentinës dhe vetëm 8 nga 72 në senat.
Por të dielën mbrëma Milei tregoi pak shenja të zbehjes së vizionit të tij për ekonominë e dytë më të madhe të Amerikës së Jugut.
“Ndryshimet që i duhen këtij vendi janë drastike”, – deklaroi ai duke kopjuar planet e Trumpit “për ta bërë Argjentinën sërish të madhe”. Edhe para se të shpallej fitorja e Mileit, Lemoine tha se ishte e sigurt që se idetë e tij do të triumfonin.
“Jam i lumtur sepse e pashë që në fillim. Është mirë të dish që kishe të drejtë edhe kur askush nuk besonte në të”, – thotë ajo.
milei është pak a shumë ndërmjet një bepe grilo me shkollë profesionale që e barazon me vafankulis-in(varufakis)grek!!karagjoz si bepja dhe i shkolluar si trapi vafankulis!!që të dy ja bënë mutin politikës së tyre!!bepja pruri në pushtet një tufë halabakësh italianë,por të paktën nuk u fut direkt,vetë(shkak një dënim)në politikën italiane!vafankulis doli ashtu si hyri në politikën gërke!!i ngrefur!thjeshtë hyri e doli aq shpejt sa nuk mundi të linte asgjë!!të shohim këtë "el loko-n" e argjentinës!!ndryshimi ndërmjet dy zgjedhjeve,zgjedhje-balotazh,tregoi se nuk është aq koqe sa dukej në fillim!ulja e toneve,ka dy kuptime:1-zgjuarsi, pasi kapi zgjehdësit e parë,tërë koqet me idiotësitë e tij,u përpoq të kapte dhe ata më të zgjuarit se të parët,për të ndjekur një politikë profesionale në bazë të arsimimit të tij!2-dinakri,që është pak a shumë e njëjta gjë me të parën por për ti bërë mutin si trampi e bepja,në amerikë e itali,për të mos përmëndur bolsin e brazilit që është zëvëndësuar nga një koqe si lulja!!
Po mire mo,,nqs nuk ju pelqen pse nuk zgjodhet Leo Massin.
ec se e zgjedhim herën tjetër!!kur të dalë në pension nga futbolli!!apo kur të hyjë meta në burg!?
Varufakis nuk ka asnje emerues te perbashket me populistet , eshte realist , ka idete e tija , eshte i majte vec nuk eshte populiste …, Varufakis eshte teper i zgjuar , ska lidhje me injorantet dhe idjotet populiste te tipit Bepe Grilo …Varufakis dikur jepre mesim ne Universitete Amerikane , kg eshge mendimi im dhe nuk ju imponoj asnje fjale ….tung
emi prandaj shkruajta ndërmjet "vafankulis dhe grillos"ka marrë më shumë se gjysmën nga të dy dhe mund të themi se është "një mut i modh"!!gjithnjë si paradhënje se ndoshta na del mo i mirë se dhe vetë trapi i amerikës!! sa për "Varufakis dikur jepre mesim ne Universitete Amerikane"nuk do të thotë se është notë vlerësimi!!emi,"jo çdo gjë që shkëlqen është flori",e në amerikë ka universitete që ja kalojnë kristalit tonë ku ka studjuar shumica e gazekarucëve të medjes shqiptare!! sa për "nuk ju imponoj asnje fjale"!?askush nuk i imponon,askujt asgjë!seicili nga ne nuk e njeh njëri tjetrin,për të pasur mundësinë ti imponohet diçka!unë personalisht nuk të detyroj ty të replikosh me mua,ti gjithashtu nuk më imponon dot që të replikoj me ty!nëse ti replikon do të thotë se e bën me dëshirën tënde!çfardo lloji që të jetë arsyeja e replikës,është dëshira tënde ajo që të detyron ta bësh!!e imponimi i mendimit është shumë më larg!!aty duhet bindje dhe jo llafollogji o "vafankulis ka dhënë mësim në amerikë"!!
Anticensurë Varufakis flet per gjëra që nuk ndryshohen dot është pak komunist por ka te drejtë ne 80% të rasteve tek bankat qendrore tek inflacioni
lali ndoshta ke të drejtë!!por mos harro diçka të vogël"populisti" nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ajo "ka te drejtë ne 80% të rasteve"(alFredo kaCo,po ashtu),vetëm se shpesh në ndryshim nga një politikan normal ,është ajo 20% që e bën të jetë një maskara i prirur për diktator!dhe që në fund shkatërron shtetin e tij dhe më gjërë!!
O vlla Çako është per tek 5 jo per tv kombëtar Varufakis në disa raste godet pastër personalisht nuk me pëlqen simpatia e tij per investimet kineze ne Afrikë Ka të drejtë per BE -në pas daljes së Britanisë së Madhe dhe Merkel në pension s'ka më Macron dhe scolstz skane asnjë hapësirë se melonin dhe Sanchez nuk llogariten fare Gjithë te mirat
nuk e kapa fare se ku deshe me dal,por nuk ka rëndësi!si ta shkruajta më sipër!!populistët nuk është se flasin brroçkulla!flasin të vërteta,si ato që fliste dhe enveri ynë,si ato që "jua përplas në fytyrë" erdogani tërë perëndimit!problemi është se të tërë këta i përdorin këto të vërteta për interesin e tyre personal dhe jo për interesin e përgjithshëm!!enveri tha të vërteta që akoma janë të tilla sot,por më shumë punoi për të na shkërdhyer robt të gjithëve!erdoqëni e putana e rusisë,thonë të vërteta,por mos harro se po ju shkërdhejnë robt popujve të tyre!!!vetëm e vetëm për psikopatinë e tyre!! vafankulis,ka një ndryshim të vogël me ta!!nuk ka pushtet!ai vetëm mund të lehë!!një psiko i tillë,që në momentin e parë duket që është një mushkë që mund të bëjë gjithçka për të vërtetuar prejardhjen e tij nga gomari dhe të mohojë atë të kalit!!pra të mbrojë gomarllëkun e tij me çdo mënyrë!është një njeri që nuk e pranon ndryshimin,edhe nëse fakti i shpon beben e syrit!!prapë ai do të gjejë një arsyetim që "syri ka verbuar "faktin"!!ky është problemi tim me vafankulis e tipa të tillë!!! ps:për dijeninë tënde alFredo kaCo e ka emrin Alfred Cako dhe jo Çako!!sa për "Çako është per tek 5"ke të drejtë por e ke gabim kur thua se "jo per tv kombëtar"!!"TV kombëtar"ose topet në kanal është spitali 5!!është vëndi ku duhet të jetë cako!dhe aty është!!
"anti25642654censurë"! Nuk do men e kalem qy t kuptosh s je çun i qut. Duket na komenti, ke shum brum. Me shum perunjsi do t thoja: 1- Kur maro fjalia duhet . (pike) 2- Kur maro fjalia duhet hapsine para se t filloj fjalia tjater. 3- Kur fillo fjalia tjater, duhet me patjeter t filloj me germe te madhe. (t shtypit apo t dors) Kaq kisha, ( do t doja t kishe shtu se ky argjentinas qy o zgjedh osht fiks si mu ne se trego qy shtahaj ka ardh kohja jeme per tu vnue n kry te Shqypnise) falemners per mirkuptimin.
falemderit zysh sanija,por nuk e di përse je maskuar me emrin e sali karit??ti gjithnjo ke qen anti saliste!?zyshe u përpoqe me më mësu si me shkrujt,e nuk ja dole dot,përse ngul kom akoma sot??po më dukesh si mushka e petros dhe ajo ngulte këmbë se luje dot!!ah mi zyshe me zyshe!u doje e kurrë su poqe!!falë respektit dhe gjinisë tënde nuk po e mbyll si duhet atë punën e të djegurit pa u pjek!!
Edhe ky i cmendur i mungonte botes...
si Elvis? qenkan dhe i verber...
Nga fotoja, ku duket që është gati të shkatërrojë gjithçka që e rrethon, ngjan si dy pika ujë na Salën tonë dhe Argjentina ka për të pësuar po ato që pësoi Shqipëria nga Saliu i saj. Ta gëzojnë deri në ditën që do ta durojnë!
Qyqa cfare surrati lemerites. Edhe me keq se Kristaq droga.
"Argentina"! Mos u tremb, eshte sozia e babait tend Sahalese. Ruaj veten dhe Sahalene.