Një vit më parë, në këtë kohë, Koreja e Veriut po festonte. Më 18 nëntor 2022, vendi aziatik lëshoi raketën balistike ndërkontinentale Hwasong-17, e cila ka kapacitet për disa koka bërthamore. Një ngjarje për të cilën u shpall një festë e re në fillim të muajit: Dita e Industrisë së Raketave.
Por, përtej caktimit të festës, Koreja e Veriut nuk mbajti asnjë event për të përkujtuar këtë ngjarje. Prova e ndonjë rakete tjetër pritej, ndoshta një festë e madhe, por asgjë nuk ndodhi. Heshtje totale nga ana e autoriteteve shtetërore, diçka e çuditshme kur përkujtohet një nga armët më të fuqishme të Koresë së Veriut.
Heshtja vjen në mungesë të liderit suprem, Kim Jong-un. Ku është një nga aleatët kryesorë të Vladimir Putinit? Asnjë nga mediat lokale nuk përmendi Ditën e Industrisë së Raketave, ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk duket në publik prej 29 ditësh, një nga periudhat më të gjata që nga ardhja e tij në pushtet, në vitin 2011.
Hera e fundit që media shtetërore raportoi për vendndodhjen e liderit të Koresë së Veriut ishte më 20 tetor. Në atë kohë, Kim Jong-un u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Phenian. Që atëherë, asgjë. Nëse Kim Jong-un do të qëndrojë pa dalë në publik deri të shtunën e ardhshme, kjo do të ishte periudha e dytë më e gjatë e mungesës që kur është në detyrë.
Në fillim të këtij viti, ai pati një tjetër mungesë të theksuar në mediat shtetërore. Ai ishte jashtë vëmendjes për 36 ditë, derisa u shfaq në kuadër të një samiti ushtarak me zyrtarë të lartë për të urdhëruar stërvitje për “përgatitje për luftë”. Ndërsa në vitin 2014, kur ai u zhduk nga jeta publike për 40 ditë, qarkulluan zëra për probleme shëndetësore.
aman mor se na hapët barkun,e matni me ditë mosdaljen e kimit,sikur të kontrolloni menstruacionest e nuses nëse ka mbetur apo jo, shtatzanë? më e keqja është se doni tia linin fajin putanës " Në atë kohë, Kim Jong-un u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Phenian.",duke aluduar se laveri i ka servirur ndonjë çaj të ëmbëlsuar me pluton!!
Per mediad gay te perendimit si dalja dhe mos dalja e diktatorit brezi i trete Kim Jong-un perben lajm te rendesishem. Eshte fare e thjeshte, Kim po pi wisky dhe po numeron 1 milion predhat qe i ka dhene rusise Cariste. Merruni ndopak me te semurin me alzheimer qe bredh si manikin Biden Pampersin dhe me djalin e tij te droguar Hunter te mirepaguar me miliona dollar si anetar ne bordet e naftes dhe te gazit ne ne kompaniote e Ukraines qe drejtohet nga zhelja Zhelenski..
ja more paratë mamit sotë në mëngjes??nuk bëri shumë brëmë se nuk ishte zbukuruar si duhet!!ska faj e shkreta,ti nuk i lë gjë!të duhen për të paguar ata që të pastrojnë tubin e halesë!!shko tek rusët në frontin ukrainas!kanë mberu pa vrima!gratë i kanë shkëmbyer me lada,kur janë të rinj,e me frigoriferë kur janë pak në moshë!shko se ata para se të shëndrohen në makinë a frigorifer,ta pastrojnë skapamneton mirë e mirë!!një rugë e dy punë ndihmon ushtrinë e zëmrës e pastron vrimën e shkarkimit!!