Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vjenë, Mikjail Ulyanov, ka hedhur poshtë propozimin e presidentit amerikan Donald Trump, për çamarimin e plotë bërthamor të SHBA, Rusisë dhe Kinës.
"Me aq sa kuptoj nga fjalimi i Trump, ai foli për eliminimin e plotë të arsenaleve bërthamore.
Kam frikë se ai po ecën para kohe. Kjo është jashtë çdo diskutimi për momentin. Megjithatë disa shkurtime apo masa të kontrollit të armëve janë të kuptueshme".
Kërkesën e vet Trump e ka përsëritur disa herë pas inaugurimit si president, por agjencia “Tass” vë në dukje se për çështjen e arsenalit bërthamor, Rusia dhe SHBA duhet të diskutojnë për zëvendësimin e marrëshjes New START që ka të bëjë me reduktimin e armëve strategjike offensive, e cila ezaurohet si afat në vitin 2026.
Lini një Përgjigje