Gjatë një konference të paplanifikuar për mediat, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në Zyrën Ovale se SHBA-të janë “rrjepur nga të gjithë” referuar tarifave duke u shprehur se “kjo do të ndalojë tanimë”.
“Vendi ynë, nga pikëpamja ekonomike dhe financiare dhe nga pikëpamja tregtare është rrjepur absolutisht nga pothuajse çdo vend në botë”, theksoi fillimisht shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Përveç shembujve të përhershëm si Kanadaja dhe Meksika, kësaj radhe republikani shtoi dhe Indinë duke deklaruar se “India na ngarkon tarifa masive, nuk mund të shesësh asgjë në Indi”.
Ai gjithashtu përsëriti pretendimin e tij se BE-ja u krijua për të “përfituar” nga SHBA-të.
I pyetur se sa rritje çmimesh do të ishte e pranueshme si rezultat i tarifave, ai thotë se “nuk ka pasur shumë”.
“Mund të ketë ndonjë shqetësim”, por ai thotë se do të ndihmojë në pushimin e tij njëmujor për kompanitë e makinave.
I nxitur për ndryshimin e tarifave nga dita në ditë – dhe ndikimin tek bizneset që preferojnë stabilitetin – Trump thotë se “gjithmonë do të ketë ndryshime dhe rregullime”.
“Nëse keni një mur para jush, ndonjëherë duhet të kaloni rreth murit në vend që ta përshkoni”, shton ai.
ky duhet te jete i fundit qe te permend fjalen rrepje, sepse, sa eka rrjepur ky shtetin amerikan duke mos paguar taxat , nuk e ka rrjepur n jeri, vetem me nje fakt, te gjitha llampat te nje hotel qe ndertoi ne nju-york i bleu ne 1 dollar kine dhe mori fature ne kaliforni sikur i kishte blere me 20 dollar copen, mendoni tani qe ujkut i kane varur melci ne qafe
Amerika eshte ne renie. Shikoni se c'behet ne Kine. Ne fakt ky eshte presioni i vertete qe Trump kerkon te evitoje me masat e pavend kunder Kanadase, Meksikes, Ukraines dhe Europes. Menyre e gabuar per te ndalur rrokullisjen.
U bene shqiptaret me qorape leshi te flasin per Ekonomine e US