Irani i përgjigjet Trump: Nuk do ketë marrëveshje me presione dhe kërcënime

7 Mars 2025, 17:35Bota TEMA
Irani i përgjigjet Trump: Nuk do ketë marrëveshje me presione dhe

Irani nuk do të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që Uashingtoni vazhdon politikën e tij të presionit maksimal dhe kërcënimeve kundër Teheranit. Kështu deklaroi për AFP ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, teksa i përgjigjej deklaratës së Donald Trump për letrën drejtuar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

“Ne nuk do të fillojmë negociatat e drejtpërdrejta me SHBA për sa kohë që ato vazhdojnë politikën e tyre të presionit dhe kërcënimeve maksimale”, sqaroi Aragchi.

“Programi bërthamor i Iranit nuk mund të shkatërrohet nga operacionet ushtarake. Kjo është një teknologji që ne kemi arritur, e cila është në trurin tonë dhe nuk mund të bombardohet. Unë besoj se nëse një sulm do të ndodhte në Iran, ai mund të shkaktojë komplikime në rajon”, tha më tej ministri iranian.  

Në të njëjtën kohë, një agjenci lajmesh e lidhur me organin më të lartë të sigurisë të Iranit raportoi se nuk ka asgjë të re në deklaratat e presidentit amerikan për Republikën Islamike dhe propozimin e tij për bisedime.

“Modeli i Trump në politikën e jashtme është: slogane, kërcënime, masa të përkohshme dhe tërheqje”, raportoi Nour News në një postim në ‘X’.

“Për Iranin: fillimisht ai tha se nuk dëshiron konfrontim, më pas nënshkroi një politikë presioni maksimal, më pas vendosi sanksione të reja dhe tani po flet për dërgimin e një letre udhëheqjes me një ftesë për të negociuar!. Kjo është një shfaqje e përsëritur e Amerikës”, nënvizohet më tej në postim.

Trump tha më herët gjatë së premtes se ai dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i dërgoi një letër udhëheqjes iraniane duke thënë se ai shpreson se ata do të bien dakord për të negociuar.

“Unë thashë se shpresoj të negociojmë, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin”, tha Trump në një intervistë për Fox Business Network. 

3 Komente

  1. a
    astrit

    Po me Izraelin ka ndermend Trampi te beje ndonje marveshje per armet berthamore?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Ka, si nuk ka! Do dyfishojë kapacitetin bërthamor të Izraelit për t'i bërë ballë atyre të cilët qëllim të vetëm kanë zhdukjen e tij si popull dhe komb. Apo nuk i pëlqen kjo lloj marrveshje bythës tënde të shkërdhyer rusofile?

      Përgjigjjuni
    2. I
      I gjori Trump sa i semure eshte nga trute

      Trump eshte i semure me simptomen e madheshtise. Iranin nuk ka asnje shans ta sulmoje Trumpi, sepse i ka dale boja tashme Amerikes ne syte e botes. Trump eshte figure butaforike dhe askush nuk e beson. Irani ka aleanca ushtareke me Rusine, Korene e Veriut dhe Kinen, keshtu qe dyshja Netanjahu-Trump duhet ti bejne llogarite mire, se mos u bie tavani mbi koke ndryshe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje