Gjeografia bërthamore e Evropës. Skenarët e armatimit

7 Mars 2025, 19:30Bota TEMA
Gjeografia bërthamore e Evropës. Skenarët e armatimit

As dy vjet më parë, në një nëntor jashtëzakonisht të ngrohtë në Torino, profesori Romano Prodi mbajti një ligjëratë, si i ftuar në Kolegjin Carlo Alberto të Torinos, përpara dhjetëra studentëve dhe tha diçka që jo të gjithë e kuptuan: ai ftoi Francën të vinte arsenalin e saj në shërbim të Evropës.

“Po nënvlerësohet” – shpjegoi profesori – “një pasojë shumë serioze e luftës në Ukrainë: riarmatimi i Gjermanisë. Nuk kam frikë nga gjermanët dhe kam vlerësimin maksimal për ta, ta bëjmë të qartë. Por nëse ata ndajnë 100 miliardë euro dhe shpenzimet e tyre ushtarake arrijnë të jenë dyfishi I atyre franceze, pasojat politike janë të pashmangshme. U takon francezëve të vendosin të vihen në shërbim të Evropës. Ata kanë armë bërthamore dhe të drejtën e vetos në OKB: le t’ia ofrojnë Bashkimit Evropian”.

Më pas, përkrah kësaj intuite të jashtëzakonshme, ai bëri një parashikim të gabuar: “Franca nuk do ta bëjë këtë, sepse të gjitha ish-perandoritë kanë zakonin të mos veprojnë duke parë përpara, por duke parë pas: është një çështje historike që e bllokoi lindjen e ushtrisë së përbashkët në vitin 1954 dhe më pas, Kushtetutën në 2005”.

Pas fjalimit të presidentit francez Emmanuel Macron, tashmë po kuptohet nga shumëkush se parandalimi bërthamor i Francës dhe Britanisë së Madhe, me bashkëpunimin aktiv të Gjermanisë së Merzit, është e vetmja rrugë që mund të na ruajë sigurinë, lirinë dhe prosperitetin evropian, përballë një Rusie kriminale dhe Shteteve të Bashkuara në duart e Trumpit.

Çfarë do të thotë “parandalim”

Por për çfarë po flasim saktësisht kur përmendim fjalën “parandalim” – dhe kur këtë e bën jo një think tank luftënxitës, por demokracia franceze? Macron në fakt iu përgjigj kërkesës që kishte ardhur drejtpërdrejt nga kancelari i ardhshëm gjerman, Friedrich Merz, i cili më 20 shkurt kishte njoftuar se dëshironte të “niste negociata me Britaninë e Madhe dhe Francën, mbi mundësinë e një përdorimi të përbashkët të bërthamores ose, të paktën, mbi zbatimin e sigurisë bërthamore”.

Numri i armëve

Çfarë lloj parandalimi mund të zbatojë në terren Evropa? Nga pikëpamja bërthamore, BE-ja dhe Britania e Madhe tashmë zotërojnë një numër të mjaftueshëm armësh bërthamore për të shkrumbuar çdo armik që do të kishte guximin të sulmonte kryeqytetet evropiane, ose të shkelte kufijtë e ndonjë vendi të BE.

Parisi ka rreth 300 koka bërthamore, Londra ka të paktën 260. Për sa i përket Berlinit, Gjermania zotëron armë bërthamore amerikane, por nuk ka armë bërthamore të sajat, megjithatë, në rast lufte, mund të ngrihet çështja që – me traktatet e NATO-s të pandryshuara – bombarduesit e Luftwaffes mund të përdorin rreth 160 kokat bërthamore të SHBA-ve të vendosura në Gjermani.

Secila prej këtyre kokave është shumë më e fuqishme se bomba e Hiroshimës, për të qenë të qartë. Në nëntor 2023, pikërisht ndërsa Prodi po mbante ligjëratën e sipërpërmendur në Torino, Parisi testoi me sukses raketën balistike ndërkontinentale M51, siç e njoftoi ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu.

Versioni i raketës mund të përshkojë 10 mijë kilometra dhe është një mijë herë më i fuqishëm se bomba e hedhur mbi Hiroshimë. Ai është i aftë të transportojë 10 koka bërthamore, secila e drejtuar ndaj një objektivi të ndryshëm. Çdo lëshim do të ishte i barasvlershëm me shkatërrimin bërthamor të një vendi të mesëm për nga madhësia.

Rusia ka shumë më tepër koka bërthamore (5580 sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë), por nga këto vetëm 1710 janë realisht të përdorshme (të shpërndara), madje sipas disa studiuesve (për shembull Benoît Grémar, studiues në Institutin për Studime Strategjike dhe Mbrojtje), ky numër zbret në 1600. Po sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 1670 koka bërthamore gati për përdorim.

Arsenali raketor

Fjalimi i Macron-it nënkupton gjithashtu një zgjerim të shpejtë të fuqisë parandaluese bërthamore, e cila brenda një viti mund të rritet me 100 raketa të reja, duke kaluar shifrën e 10 miliardë eurove brenda vitit. Plani i Von der Leyen flet në mënyrë të përgjithshme për 800 miliardë Euro për armë, por natyrisht, përsa i përket armëve bërthamore, vendimet do të merren nga liderët politikë.

Nga pikëpamja e PBB-së, natyrisht që BE-ja nuk ka mungesë burimesh ekonomike plotësisht të krahasueshme me ato amerikane (për të mos përmendur krahasimin me PBB-në e kufizuar të Rusisë): nëse amerikanët, tashmë plotësisht të pabesueshëm, mund të çaktivizojnë sipas dëshirës armët që shesin (për shembull duke ndalur të dhënat e inteligjencës dhe të shënjestrrimit për sistemet HIMARS në Ukrainë), është e pashmangshme që së shpejti porositë evropiane për blerjen e armëve amerikane të përfundojnë diku tjetër. Në këtë mënyrë, Trumpi do ta shkatërrojë ekonominë amerikane para se të shkatërrojë Ukrainën.

Kufizimet e vendosura nga Traktatet

Transferimi i armëve bërthamore nga një vend në tjetrin do të përbënte, natyrisht, një shkelje të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (TNP), shpjegon për shembull Center for Strategic and International Studies (CSIS). Por qendra gjithashtu kujton se Vladimir Putini e ka shkelur tashmë në mënyrë të përsëritur, duke zhvendosur armë bërthamore në Bjellorusi dhe duke marrë raketa balistike nga Korea e Veriut.

Pra, një traktat që, në një luftë të hapur si ajo në të cilën ndodhemi, nuk mund të shkelet nga armiqtë tanë dhe të respektohet vetëm nga ne.

La Stampa – Bota.al

7 Komente

  1. @
    @

    "Zoteron arme berthamore per shkak te NATOs" nuk do te thote te zoterosh arme berthamore. Ne Gjermani dhe Itali jane vendosur armet berthamore amerikane qe nuk kane te drejte t'i perdorin keto vende sepse nuk jane te tyret. Te vetmet shtete qe zoterojme arme berthamore ne Europe, jane Franca, Anglia dhe Rusia.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Po Shqypnia?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pertro

        Shqiperia te mbyt ne pordhe. Dmth lende helmuese luftarake

        Përgjigjjuni
      2. c
        c

        Cfare ndryshimi kolosal ka mes Trump qe ka teknologjine me te avancuar ushtarake ne bote dhe propozon eleminimin e armeve berthamore, madje edhe Rusia thote qe eshte e gatshme per bisedime per kete ceshtje dhe mikronit Makron qe ben thirrje per berthamoreizimin e Europes. Cfare cmendurie, cfare papergjegjeshmerie, cfare kercenimi per paqen dhe sigurine. per cfare ka nevoje Europa? Europa ka nevoje per nafte, gaz, lende te para per industrine e saj e zhvilluar,dhe jo per mbushjen e vendit me arme berthamore.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Europa eshte a "birthomarizuar" mor trap. Ne Gjermani dhe Itali dhe vende te tjera ke arme berthamore te Amerikes, kurse Franca dhe Anglia i kane te vetat. Armet berthamore sherbejne per mbrojtje nga Putanat e mundshme. Po mos te kishte hequr armet berthamore Ukraina, nuk do ishte sulmuar tani nga kurva ruse Putane. Cope mishi me dy sy.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Etniku pa kompromis

          Shqiperia ka pordha bërthamore qe i perterin kur ushqehet me fasule.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shori

            Meqenese ja ke futur statistikes o Mero, harrove te thuash qe Rusia ka me shume koka berthamore se gjithe te tjeret bashke ne bote dhe teknolologjine balistike te paarriteshme per momentin...!!! Por nuk eshte puna atje mor tutkune kokeboshe, sepse Evropa, kur nuk hedh vickela, nuk rezikohet nga askush dhe i duhet energji e lire, per te zhvilluar me tej ekonomine dhe teknologjine e perparuar qe ka... Po ku te kuptojne hajvanet, qe jane te lumtur me nje qofte me panine e nje gote raki sheqeri, duke u bere tifoze te luftes dhe lepires te afendikojve te tyre...!!! Race sherbetoresh te lindur, pa shtylle kurrizore...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje