Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të zhvillojnë një takim gjatë muajit shkurt, sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.
Gjatë një konference për shtyp, Fidan bëri të ditur se palët janë ende në fazën e përcaktimit të datës së saktë të takimit. Duke iu referuar pritshmërive nga ky takim, ai theksoi, sipas televizionit grek SKAI, se qëllimi është “zgjidhja përfundimtare e çështjeve të Egjeut”, duke përmendur konkretisht ujërat territoriale dhe shelfin kontinental.
Sipas televizionit ANT1, ministri i Jashtëm turk e cilësoi këtë moment si një “mundësi historike” për adresimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve.
Në këtë kontekst, Greqia dhe Turqia po rifillojnë zyrtarisht dialogun politik dhe të ashtuquajturën Axhendë Pozitive. Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë njoftoi se javën e ardhshme do të zhvillohen në Athinë takime të nivelit të zëvendësministrave të jashtëm të të dy vendeve.
Konkretisht, të martën, më 20 janar, në kuadër të raundit të pestë të procesit të Dialogut Politik ndërmjet Ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë, do të mbahen bisedime mes Zëvendësministres së Jashtme të Greqisë, ambasadores Alexandra Papadopoulou, dhe Zëvendësministrit të Jashtëm të Turqisë, ambasadorit Mehmet Kemal Bozay.
Një ditë më pas, të mërkurën, më 21 janar, do të zhvillohet në Athinë raundi i nëntë i bisedimeve të Axhendës Pozitive greko turke, mes Zëvendësministrit të Jashtëm të Greqisë Haris Theocharis dhe homologut të tij turk, ambasadorit Mehmet Kemal Bozay.
Rifillimi i këtyre proceseve diplomatike vjen në një moment kur Athina dhe Ankaraja po përpiqen të stabilizojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të krijojnë një klimë dialogu mbi çështjet strategjike të pazgjidhura, me fokus të veçantë në rajonin e Egjeut.
Uroj që Erdogan mos të bjerë viktimë e egos dhe oportunizmit. Nuk ka çfarë të ndajë! Ajo që duhet ndarë është kolonia e Europës mbi Mesdhe, Greqia. Perandoria Osmane nuk kthehet më, por Turqia mund të zgjedhë të ndajë Egjeun me orekset kolonialiste të Evropës që po jep shpirt, apo të punojë për fundin e kolonializmit europian mbi Mesdhe dhe t'a ndajë Egjeu dhe atë çfarë do ngelet nga sajesa e Europës, me Shqipërinë , Bullgarinë apo edhe Serbinë nëse do të fillojë të mendojë ndryshe me shqiptarët aleatë dhe fqinjë, në një konfigurim të ri të Ballkanit dhe prosperitetit të të gjithëve.
Mosmarreveshjet Turqi - Greqi jane te vjetra dhe te thella. Avantazhin duket se Turqia ne situaten aktuale boterore. Qellimi i Turqise eshte te frenoje Greqine nga aleanca ushtarake me Izraelin. Turqia po punon per aleance ushtarake me Gjermanine, Rusine dhe indirekt Kinen. Ne fund te 2026 do te kemi te ravijezuara ndryshime te rendesishme gjeostrategjike. Deri atehere Nato nuk do te kete asnje vlere, dhe ushtrite nga vendet e BE-se do te jene ne Groenlande.
Turkun s' e duan Arabet ta duan Gjermanet Ruset dhe Kinezet. Me vjen per te vjelle nga ju filo-Turqit e Shqiperise se jeni pa llogjike fare. Komentin nuk e kam islamofob, nuk e kam inatin me nje fe te caktuar, e kam me rracen e qelbur Turke :)