Pas presionit të madh ndërkombëtar, autoritetet iraniane mohojnë dënimin me vdekje të 26-vjeçarit Erfan Soltanit

15 Janar 2026, 10:40Bota TEMA
Pas presionit të madh ndërkombëtar, autoritetet iraniane

26-vjeçari Erfan Soltani, i riu iranian që pritej të varej nga regjimi i Teheranit për pjesëmarrje në protestat e fundit, nuk është dënuar me vdekje, deklaruan sot përfaqësues të drejtësisë iraniane.

Sipas një deklarate të transmetuar nga mediat shtetërore të Iranit, autoritetet gjyqësore sqaruan se Soltani akuzohet për “komplot kundër sigurisë së brendshme të vendit dhe veprimtari propagandistike kundër regjimit”, por se dënimi me vdekje nuk aplikohet për këto akuza, nëse ato konfirmohen nga një gjykatë.

Soltani raportohet se mbahet i ndaluar në institucionin qendror korrektues të Karaxhit, ndërsa familja e tij kishte deklaruar orët e fundit se ishte njoftuar për shtyrjen e ekzekutimit të tij.

Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, kishte deklaruar më herët se “nuk ka asnjë plan për varje. Varja është jashtë çdo diskutimi”.

1 Komente

  1. E
    Ed.Prifti Islamofobi

    E gjithe kjo hisotria e varjes se ketij personi i trillua nga nje vajze iraniane, Goldie Ghamari. Ajo eshte nje politikane dhe aktiviste per te drjetat e njeriut. jeton ne kanada dhe eshte teper aktive ne rrjetet sociale dhe emisionet televizive qe kane te bejne me lindjen e mesme. Teper aktive , gati agresive, ne mbrojtjen e Sionisteve dhe shperfilljen e Palestinezeve. Eshte nje autoparlant i zhurmshem i propagandes Izraelite . Njihet per 'faktet ' qe ajo parashtron dhe qe ne te shumten e rasteve jane genjeshtra. Dje nxorri nje " Fakt " tjeter qe ne Iran jane vrare 20000 persona ne 4 dite te protestave .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje