“Do rrëmbeni presidentin amerikan nëse marrin Groenlandën?” - Zyrtari i lartë rus provokon europianët: Ata thjeshtë do frikësohen dhe do ta dorëzojnë vetë

14 Janar 2026, 22:10Bota TEMA
“Do rrëmbeni presidentin amerikan nëse marrin

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë mundësisë së pushtimit të Groenlandës nga SHBA-të.


Në një koment shumë ironik dhe cinik, ish-presidenti rus theksoi se mosveprimi i europianëve “do të jetë një precedent i madh për Europën”.

Në postimin e tij, ai komentoi deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se nëse ka një shkelje të sovranitetit në Groenlandë, pasojat do të jenë të pallogaritshme.

“Gjeli gal”, shkruan Medvedev, duke iu referuar Macron, “tha se nëse preket sovraniteti i Danimarkës, pasojat do të jenë të pallogaritshme. Oh, dhe çfarë do të bëjnë ata? A do të rrëmbejnë presidentin amerikan? A do të hedhin armë bërthamore mbi SHBA-në? ​​Jo, sigurisht. Ata thjesht do të frikësohen… dhe do ta dorëzojnë Grenlandën. Dhe ky do të jetë një precedent i madh europian”, tha Medvedev.

 

8 Komente

  1. K
    Kokat hengshit njeri me tjetrin..

    Ruse Evropiane dhe Amerikane , kokat hengshit njeri me tjetrin....do Zoti vrisni njeri tjetrin... dhe neve si njerez te thjeshte te bejme sehir.... Po lereni njerezimin te jeteje aqe sa e ka shkruajtzr Zoti...

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ky robqiri ,zakonisht i kanoset botes pas dreke se eshte i ngopur dhe i pirë.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real

      Konstatimi i ketij budallai rus eshte i vertete.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        kësaj radhe pianeci ka filluar terapinë!është në një grup pianecësh që duan të dalin nga shishja e alkoholit!!shkaku ka qënë se e sheh që do shkojë për lesh cari!!

        Përgjigjjuni
      2. p
        penicillina

        ruset e kane rrogen mesatare sa afganistani, rusia do diktoj boten, kur ne te gjithe gjerman, frances shqiptar te emigrojme ne rusi per nje jete me te mire, kjo do ndodh pas 1 miljon vjetesh, posht komunizimi i vicidolit

        Përgjigjjuni
        1. D
          Djaloshi

          Ky anti censura mos punon tek GABI.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            Ky gjithmone ka hedhur ne ere cashka atomike por kesaj rradhe nuk qenka i pire…ha…ha…!!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje