Autoritetet ukrainase: Vetëm një në dhjetë ushtarë rus është i gatshëm të marrë pjesë në luftë, kanë frikë nga ushtarët tanë

14 Qershor 2022, 17:45Bota TEMA

Autoritetet ukrainase: Vetëm një në dhjetë ushtarë rus

Raportime të shumta, nga Ukraina por jo vetëm, tregojnë se vullneti i ushtarëve rusë për të qenë pjesë e luftës në Ukrainë, nuk është në nivelet e duhura. Disa prej trupave janë duke bërë gjithçka vetëm që të mos jenë pjesë e vijës së parë të frontit, madje edhe martesa të rreme.

Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), vetëm një në dhjetë ushtarë ukrainas është i gatshëm të luftojë. “Pushtuesit rusë kanë aq frikë nga forcat e armatosura ukrainase sa që vetëm 1 në 10 prej tyre është gati për një konfrontim të drejtpërdrejtë me ushtarët ukrainas. Këtë e dëshmon një bisedë e re telefonike mes pushtuesve, e cila është përgjuar nga Shërbimi ynë”, tha SBU.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka cituar fjalët e një ushtari me bashkëshorten e tij, gjatë një bisede e cila është përgjuar. “Shumë hoqën dorë. Tridhjetë veta nga i gjithë batalioni shkuan në betejë. Vetëm tridhjetë veta nga i gjithë batalioni. Tridhjetë! Mund ta imagjinoni?”, mësohet të jetë shprehur ushtari.

Sipas SBU, çdo batalion zakonisht ka nga 300 deri në 900 ushtarakë.

 

Lini një Përgjigje