“Batalioni i Monaco-s”: Oligarkët dhe deputetët ukrainas braktisin vendin në kohë lufte dhe arratisen drejt vendeve luksoze

28 Gusht 2022, 12:30Bota TEMA

“Batalioni i Monaco-s”: Oligarkët dhe deputetët ukrainas

Ata i quajtën në shenjë përbuzjeje, batalioni Monaco. Por 84 deputetët dhe oligarkët ukrainas për të cilët SBU, inteligjenca e Kievit, ka hapur një dosje hetimore, nuk janë aspak ushtarë të gatshëm të vdesin për atdheun e tyre. Burra që, ndërsa vendi i tyre ra nën goditjet e Moskës, paketuan valixhet dhe u strehuan në Monaco, Monte Carlo dhe Nice.

Gazeta ukrainase “Ukrayinska Pravda” i nxorri në një hetim të botuar më 17 gusht, pak para Ditës së Pavarësisë. Një scoop ky që ka indinjuar të gjithë vendin prej gjashtë muajt në luftë, duke ngritur çështje të rëndësishme tashmë të njohura për publikun ukrainas, nga korrupsioni i elitave politike dhe financiare e deri te pabarazitë sociale, të lënë në hije nga lufta.

Varka dhe miliona
Jahte, makina luksoze, ditë të kaluara në përtaci mes blerjeve dhe notit në det, të gjitha të dokumentuara nga video dhe imazhe të publikuara nga media zyrtare e Kievit. Emrat e famshëm në listë përfshijnë deputetin ukrainas Ihor Abramovich dhe Serhiy Vyazmikin, ish-drejtor i përkohshëm i Departamentit të Policisë Kombëtare të Ukrainës për Mbrojtjen Ekonomike, të parë duke shëtitur rreth Cap Ferrat.


Pastaj biznesmenë si Kostyantyn Zhivago, njeriu i katërt më i pasur në Ukrainë, ish-pronar i bankës SHA, i dyshuar për përvetësim për 113 milionë dollarë. Jahti i tij, Z (për ironi si shkronja me një simbol të përdorur nga rusët në luftë) është ankoruar në brigjet e Monaco-s.

Por edhe Ihor Surkis, një oligark i njohur si pronar dhe president i skuadrës “Dynamo Kyiv” që nga viti 2002, i njohur në kazinonë Monte Carlo me vëllain e tij, ish-deputetin Hryhoriy Surkis dhe ish-kreun e Federatës së Futbollit të Ukrainës. Të dy “banorë” për momentin në një apartament me qira, qiraja e të cilit shkon rreth dy milionë në vit.

Gazetarët ukrainas më pas vunë re një Bentley Flying Spur me një targë Dnipro në pronësi të Vadym Yermolaiev, i cili është një zhvillues programesh për kompjuter dhe personi i 45-të më i pasur në Ukrainë. Dhe, jo shumë larg kazinosë Monte Carlo, një makinë me targa nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, nën sulmin e përditshëm nga artileria ruse. Asgjë më pak se sa një Mercedes Maybach, vlera e të cilit shkon rreth 300 mijë euro. E rregjistruar në emër të një kompanie.

Duke kaluar kufirin, 82 anëtarët e “Batalionit të Monaco-s” kanë shkelur ligjin ushtarak të vendosur nga qeveria e Kievit, i cili ndalon burrat nga 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi. Për deputetët – vazhdon hetimi – ekziston edhe rrethana rënduese se kanë braktisur për gati gjashtë muaj, në një moment veçanërisht delikat, punën e Rada Verkhovna, parlamentit ukrainas.

George Woloshyn, kolumnist për të përditshmen “Kyiv Post”, komentoi: “Këta janë njerëz që kanë bërë pasurinë e tyre në një nga vendet më të varfra në Evropë dhe presin të shohin se si do të përfundojë lufta. Nëse Ukraina fiton, ata do të kthehen për t’u pasuruar. Por nëse ja del Moska, ata do të kenë mjaftueshëm për të jetuar të qetë për pjesën tjetër të jetës së tyre”.

Pastaj ai vjen me propozimin se nëse nuk burgosen apo dënohen, një pjesë e madhe e shoqërisë ukrainase kërkon gjobë për anëtarët e Batalionit të Monaco-s. Para që mund të përdoren për rehabilitimin e ushtarëve të plagosur dhe për të blerë mbrojtje më efektive për ata që janë ende në fushë, sugjeron Wolochyn.

Për deputetët dezertues, eksponentja e partisë së Presidentit Volodymyr Zelensky,  Maryana Bezugla, ka paraqitur tashmë një mocion për t’i larguar nga Parlamenti kolegët e saj që lanë vendin në kohë lufte.

Marrë nga Corriere della Sera, përkthyera nga Albanian Post

13 Komente

  1. m
    mira

    Po kjo ishte loja

    Përgjigjjuni
    1. N
      Natasha

      Loja: Ikin oligarket dhe politikanet ukrainas, shkojne atje Edi Rama e Erion Veliaj, nders vine ketu spiunet e Putinit.

      Përgjigjjuni
    2. P
      PO , PO

      Nuk ka shtepi pa WC !

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Batalioni i "Psiho-Pathit" dhe spiunit te Natos Zelenskit.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          Ti sikur je dhe anëtar i NATOs mor Erdo kllufi. Apo e ke emrin Erdoganovič.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Këshilltari Presidentit BEGAJ

          Rusi

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loku

            Po se jan budallenj ata te degjojn Ermal Mamaqin e Ukraines.Do shikojm kur te mbaroj lufta ku do shkoj Ermali.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Genti

              Elita shtetërore në Ukrainë ka qenë e krimbur,e nginjur,e kalbur dhe e babëzitur dhe e shitur ashtu siç ka thënë Putini. Kanë qenë këta që kanë financuar ultranacionalistët dhe neonazistët për revansh ndaj rajoneve rusofone në jug-lindje dhe ranë në lojën e ndyrë që bënë vetë duke marë ndëshkimin e merituar nga Moska. Janë këta pseudopatriotë ukrainas të zhytur në luks në vendin më të varfër të Evropës që të frymëzyar nga Perëndimi ndezën urat e zjarrit duke financuar formacione si Batalioni Azov thellësisht fashist që persekutuan rajonet lindore në kufi me Rusinë. Dhe kur plasi bomba si minjtë lanë vendin me çantat plotë dhe me miliardat nëpër botë filluan vakancat në ishuj e bregdete duke vëzhguar luftën nga ekranet e jahteve luksoze. Në fillim u vodhën ukrainasve miliardat ndërsa sot vendi po shkatërrohet si pasojë e babëzisë së tyre dhe padronëve të tyre që po bëjnë një vend kurban vetëm për të dobësuar me ç'do kusht Rusinë dhe sidomos Putinin, faktorin që jua ndaloi marshimin fashist mbi Moskë. Perëndimi ka ëndërruar gjithmonë një Rusi "Demokratike" si një hambar të pafund lëndësh të para për industrinë e tyre dhe e pati për disa vite para Tetorit 1917 dhe nja 20 vjet nën pianecin Jelcin, por ua preu oreksin Putini me ardhien në pushtet. Duke mos mundur ta ndalojnë dot futën kolonën e pestë në Ukrainë për të ndezur flakët e luftës,krizën energjitike,sanksionet dhe luftën indirekte përmes furnizimesh me armatime për t'ju kundërvënë Rusisë së Putinit. Por harrojnë se ukrainasit nuk janë maxhahedinë e talebanë por rusë të Kievit të trullosur nga propoganda e Perëndimit dhe oligarkëve neofashistë që për atdheun braktisin vendin sa bie sirena e parë. Ukrainasit u bënë viktimë e kësaj propogande dhe e një kllouni president që po zhyt vendin në gjak dhe rrënim. Zelensky nuk është as Skëndërbeu e as Goliati por një kukull në duart e interesave gjeo-politike për ekspansion kolonialist drejt Lindjes.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Miradije Hoti

                Ja hangsh karrin mretit te shqipetaris Albin Kurtit edhe mretit ukrains Volodymyr Zelenskit e me qit harq edhe mretneshes shqipetare Vjosa Osmanit.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nje pushues koti

                  Genti ....ke folur realitetin pa as me te voglin dyshim . Nuk dua te zgjatem por po konfirmoj qe nje nga keta "oligark" politikan ishte me familjen e tij ne gusht ne Kroaci ne ishullin ku isha dhe une (nuk po e permend emerin e ishullit shume te njohur per te mos u bere subjekt per investigim) dhe kishin rezervuar nje goxha vile me pishine qe dita mundet te ishte tek 20.000 euro . Ndersa ukrainasit e gjore vriten dita dites keta te pergedhelurit e perendimit bredhin neper bote ne vendet me te bukura per te kaluar pushimet me milionat e çvatura nga xhepat e viktimave te nje lufte pa kuptim .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vaso

                    Slava Ukraini!

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mira

                    Kriza e Ukraines Lindore mund dhe duhet te zgjodhet vetem me REFERENDUM (jo te I.M.-se)

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oh sa kom qesh

                      Olikaret ukraines paskan vjedhur parullen e Sali Serbit : "Ne bejme qejf, Amerika dje Evropa na ndihmojne (luftojne)"

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje