
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez Sauli Niinistö, ku foli për aplikimin e dy vendeve për në NATO.
Gjatë fjalës së tij, Biden i siguroi dy vendet që aplikimet e tyre në NATO do të kenë mbështetjen e plotë të SHBA. Ai shtoi se raportet kanë shkuar në Kongresin e Mbretërisë së Bashkuar sot në mënyrë që dhoma e lartë e politikanëve, Senati të mund të përshpejtojnë drejt miratimit të tyre.
“Anëtarët e rinj që anëtarësohen në NATO nuk është një kërcënim për asnjë komb, nuk ka qenë kurrë,” thotë ai. Biden shtoi se NATO do të jetë më e forcuar se kurrë nga bashkimi i Suedisë dhe Finlandës.
Lini një Përgjigje