Zadira dhe Peresvet, armët e reja lazer të përdorura nga Rusia në Ukrainë

19 Maj 2022, 15:18Bota TEMA

Zadira dhe Peresvet, armët e reja lazer të përdorura nga Rusia

Në vijim të deklaratave dhe zhvillimeve në Ukrainë, po del në pah “një armë e re”.

Zëvendës kryeministri rus Yuri Borisov ka njoftuar përdorimin e lazerit ‘Zadira’ në Ukrainë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë perëndimore, duke cituar zyrtarin rus.

Ai transportohet me automjet, ka një rreze veprimi prej pesë kilometrash dhe mund të përdoret për të rrëzuar dronët.

Rusia – si Shtetet e Bashkuara dhe Kina – është përpjekur të zhvillojë sisteme të tilla.

E para është ‘Peresvet’. I emëruar sipas një murgu legjendar ortodoks protagonist i një dueli vdekjeprurës, ai ishte projektuar për të verbuar satelitët.

Vetë Vladimir Putin foli për të në vitin 2018, në një nga fjalimet kushtuar krijimit të armëve.

Aparati i dytë është pikërisht Zadira, tashmë e transferuar në fushën e betejës.

Zëvendës kryeministri rus, saktësoi sakaq se sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Nizhny Novgorod.

Ky i fundit, është një vend ku do të strehohej një qendër kërkimore bërthamore e rezervuar për qëllime lufte.

Dikur kjo zonë njihej si Arzamas 16.

Që në ditët e para të konfliktit, udhëheqësi i Kremlin-it ka folur për mjetet jokonvencionale në dispozicion të ushtrisë.

Megjithatë, jo të gjitha janë plotësisht funksionale dhe ka probleme teknike. Disa janë përdorur, si raketa hipersonike Kinzhal.

Lini një Përgjigje