
Ka raporte kontradiktore në lidhje me numrin e luftëtarëve që janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe gjithashtu konfuzion rreth numrit ushtarëve që kane mbetur të bllokuar, shkruan BBC.
Rusia sapo ka thënë se 771 ushtarë të tjerë janë evakuuar duke e çuar totalin në 1,730. Në fillim besohej se kishte 2000 luftëtarë ukrainas në fabrikën e çelikut. Nëse marrim parasysh deklaratat ruse për totalin e atyre e personave që janë dorëzuar, kjo mund të nënkuptojë se qindra prej tyre janë brenda tuneleve labirint të fabrikës së çelikut.
Në të vërtetë, mediat pro-ruse kanë thënë se komandantët e Batalionit Azov ende nuk janë dorëzuar. Kjo njësi e forcave të armatosura ukrainase është një pate noir i rusëve, duke u shfaqur dukshëm në propagandën e Kremlinit.
Rusia i ka akuzuar ata si nazistë, diçka që Ukraina e ka mohuar gjithmonë.
Ndërkohë, disa ligjvënës rusë kanë thënë se ata duhet të trajtohen si kriminelë lufte dhe jo si robër lufte. Vyacheslav Volodin, Kryetari i Dumës, Parlamenti rus, tha se “kriminelët nazistë nuk duhet të shkëmbehen”.
Një deputet i njohur madje tha se dënimi me vdekje duhet të kthehet në fuqi. Leonid Slutsky, i cili më parë kishte marrë pjesë në negociatat me Ukrainën, i quajti ata “kafshë në formë njerëzore”.
Duke pasur parasysh këtë kontekst, mund të ndodhë që dorëzimi të shndërrohet në një ofertë gjithnjë e më pak tërheqëse për ata që kanë mbetur të bllokuar.
Pyetja është, çfarë planifikojnë të bëjnë në vend të kësaj?
Heroizmi i Batalionit Azov, do te mbetet ne historine e botes per qendresen e pashembullt ndaj pushtuesve ruse.
hahaha do i denokan me vdekje nderkohe qe ata zgjedhin vete te vdesin duke luftuar per atdhe... hajde idiote hajde!
Po shoku po,me lajmet e perendimit per baze,shume e besueshme. Imagjino sikur cka thot perendimi per ushtrine ruse te ishin te verteta? Do kishe angleze,francez e amerikan tashme ne ukraine per te marre meritat e luftes. Vete fakti qe sja u mban Suma ,tregon SA te besushem Jane lajmet. Ukraina lindore Ka 8 vjet nen ruset,qe NE 2014. Shifni faktet e lejini tifozllikun ,se si hapet bytha per ukrainen apo shqiperine apo njerezimin as amerikes,as anglise e as rusi e kinez. NE jemi thjesht numra per ta. Bideni po Ka bythe le te marre Johnson e francezin me vete le te bejn nje duel nje NGA nje.kunder putini e atij kinezit. Duan lufte,le te luftojn vete. Se harrova le te marrin ne duel dhe ate.peden e kanadase,trudion
"Pyetja është, çfarë planifikojnë të bëjnë në vend të kësaj?" dhe ju nuk e dini?? jua them unë,"do hanë bukë me qeqer"! hajvanër,nuk është e thënë gjithnjë me u dorzu!një njeri i vetdijshëm shkon në luftë për të vdekur dhe jo për të "vrarë armiq"!!e kush shkon për të vdekur nuk ka frikë nga ajo që do të ndodhë!! kur shkohet në luftë duhet të mendohet më parë se çfar do bësh nëse humb,jo nëse fiton!! e këta siduket kanë bërë këtë lloj llogarie!!
Ata po luftojne per atdheun e tyre dhe te vriten do jene Heronje, Kurse mbeturinat ruse as trupat spo i marin familjaret, po i varrosin si mbeturina dhe jo vetem qe nuk do jene Heronje, po gjithe bota do i perbuzi. Te vdesesh per vendin tend eshte heroizem eshte trimeri.