Raundi i pestë i bisedimeve bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfundoi në Romë me shenja të përparimit të kufizuar në negociatat për programin bërthamor të Iranit.
Negociatat, të cilat u ndërmjetësuan nga Omani në rezidencën e ambasadorit të këtij vendi në Itali, përfunduan pas rreth dy orësh të premten mbrëma.
Si Uashingtoni ashtu edhe Teherani mbajtën qëndrime të ashpra për çështjen e pasurimit të uraniumit nga Irani, por ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha se ka mundësi për përparim në bisedime, pasi Omani paraqiti disa propozime.
“Sapo kemi përfunduar një nga rundet më profesionale të bisedimeve… Ne e shprehëm qartë qëndrimin e Iranit… Fakti që tani jemi në një rrugë të arsyeshme, sipas mendimit tim, është vetë një shenjë përparimi”, tha Araqchi për televizionin shtetëror.
“Propozimet dhe zgjidhjet do të shqyrtohen në kryeqytetet përkatëse… dhe rundi i ardhshëm i bisedimeve do të përcaktohet në përputhje me to”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje