Blinken niset drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta

17 Qershor 2023, 20:50Bota TEMA

Blinken niset drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta për uljen e tensioneve të përshkallëzuara mes Pekinit dhe Uashingtonit, që kanë krijuar shqetësim në mbarë botën.

Zoti Blinken është zyrtari më i lartë që viziton Kinën që kur presidenti Joe Biden mori detyrën. Kjo është vizita e parë pas 5 vjetësh në Kinë nga një sekretar amerikan shteti.

Megjithatë, pritshmëritë për ndonjë përparim të rëndësishëm për çështjet shqetësuese me të cilat përballen dy ekonomitë më të mëdha të planetit janë të pakta, pasi marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar në vitet e fundit. Mosmarrëveshjet dhe akuzat janë përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme për një sërë çështjet që kanë pasoja tek siguria dhe qëndrueshmëria globale.

Zoti Blinken mbërrin në Pekin të dielën për bisedime dy ditore. Sipas zyrtarëve amerikanë, ai pritet të takohet me ministrin e Jashtëm , të dielën dhe ndoshta presidentin kinez Xi Jinping të hënën.

Lista e mosmarrëveshjeve dhe pikave të mundshme të konfliktit është e gjatë: duke filluar nga tregtia me Tajvanin, gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë dhe në Hong Kong, si dhe rritja e aktivitetit ushtarak kinez në Detin e Kinës Jugore, dhe deri te lufta e Rusisë në Ukrainë. Zyrtarët amerikanë thanë pas nises së zotit Blinken nga Uashingtoni të premten, se ai do të shtronte secilën prej këtyre çështjeve, megjithëse asnjëra palë nuk ka treguar ndonjë prirje për t'u tërhequr nga qëndrimet që kanë.

Presidenti Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord për udhëtimin e zotit Blinken në një takim vitin e kaluar në Bali.

Në shkurt, zoti Blinken anuloi udhëtimin e tij në Pekin pasi një balonë spiune kineze hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Që atëherë, SHBA-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rifilluar dialogun me Pekinin pavarësisht tensioneve.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Eshte nisur me atlete NIKE te prodhuara ne Kine, do te kthehet me shapka po prodhim kinez. Eshte Sekretari i Shtetit me i dobet qe njeh historia e shtetit amerikan.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1004

      Nisen sport dhe ne takime nderojne robat ne avion , tani se me cfare vishet dhe ku prodhohen sbesoj se kane shume rendesi dhe nuk i intrereson askujti ... kjo e para , dhe e dyta nuk eshte Sekretari me i dobet , por ka shume ceshtje te" nxehta " qe ste japin shume mundesi , te tregosh virtuozen tende si sekretar , z Blinken njifet si nje nga diplomatet me te zote dhe te denje .....Zonja Cliton na beri gje ??? Apo Rex Tillerson e te tjeret me perpara .....puna e sekretarit veret nga ceshtjet dhe nga axhenta qe ke administrata amerikane , ose oreksi per zgjidhje ceshtjesh ....po nuk ka oreks ti zgjidhi puna e sekretarit behet e rendomte dhe e vrazhde ....tung

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje