Borrell fton Izraelin dhe Palestinën në takimin e ministrave të Jashtëm të BE

10 Tetor 2023, 14:22Bota TEMA

Borrell fton Izraelin dhe Palestinën në takimin e ministrave të

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se ka ftuar ministrat izraelitë dhe palestinezë në takimin urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Borrell, në rrjetin social X (ish-Twitter) njoftoi se në takimin urgjent jozyrtar për çështjen Izrael-Palestinë të ministrave të Jashtëm të BE-së, u ftuan edhe ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen dhe ministri i jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki. 

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që do të mbahet sot pasdite", shkroi Borrell.


Borrell nuk dha informacion nëse ministrat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Takimi, i cili do të mbahet përmes video-konferencës, është planifikuar të fillojë në orën 16:00 me orën e Brukselit.

BE-ja dhe vendet e saj anëtare, teksa reaguan ndaj sulmeve të Hamasit në mëngjesin e 7 tetorit, publikuan mesazhe mbështetjeje për Izraelin.

5 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Izraelit dhe Palestinës po ju zjen koka, ky kërkon që në flakën e luftës të ndez cigaren. Më burrë kot nuk ka pasur ndonjëherë BE-ja. Le që dhe vetë BE është një hallvë e ftohtë...

    Përgjigjjuni
    1. p
      putana Madrilene !

      hahahahahah cfar Kerme njeezore . plehra toksike nxiti Terroristet serb hahahaha

      Përgjigjjuni
      1. B
        BE sos

        E ky qenka loqe komplet , atje behet kerdia ne humbje njerezish ky kerkon mbledhje me ministrat e jashtem te BE , me ke ? Me Gjeropatranin e Gerrqise ? Apo me ate kllufin bullgar ? Ik o bajge se je ber i peshtire ….ky mbaeni mend , do jete me negativi ever ….se ku e gjeten nje zot ne qiell e di , lere dhe si paraqitje nuk te le pershtypjen e nje njeriu te vendosur ….po te nje pijaneci qe kerkon hua te pije prap …..

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ti qofsh

          Bolja Borrel si mund te ftosh ne takim krimenelet palestineze, ku me bemat e tyre ja kane kaluar edhe nazisteve te Hitlerit.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moni

            Te paskan fluturu pellumbat o Jose! Aty ka plasur kasaphana ti kerkon pushim kafe qyl per konferenca idiote. Ate qe keni bere gjithmone. I shtyni kunder njeri-tjetrit dhe pastaj beni sehir si vriten!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje