Bota reagon pas ekzekutimeve publike në Afganistan

11 Prill 2025, 21:50Bota TEMA
Bota reagon pas ekzekutimeve publike në Afganistan

Talibanët kanë kryer ekzekutime publike të katër personave më 11 prill – numri më i lartë i ekzekutimeve të kryera brenda një dite që kur talibanët rimorën pushtetin – duke nxitur dënime nga grupe nga e mbarë bota.

Zyrtarët lokalë talibanë konfirmuan se individët – që ishin akuzuar për vrasje – u ekzekutuan para turmave që ishin mbledhur në provincat perëndimore të Farahut, Nimrozit dhe Badgisit.

Dëshmitarët okularë në një nga këto ekzekutime, që folën në kushte anonimiteti për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, thanë se familjarët e viktimave qëlluan drejt të akuzuarve.

“Familjarët e [të akuzuarve] tyre ofruan para që familjarët e tyre të mos ekzekutoheshin, por familjarët e viktimave refuzuan. Njerëzit nuk i kuptojnë plotësisht këto çështje, këto ngjarje kanë një ndikim të madh psikologjik”, tha një person.

Në provincën Nimroz, talibanët ftuan civilët, shërbyesit civilë dhe personelin ushtarakë që të ishin dëshmitarë të një ekzekutimi në një stadium në Zaranj.

“Burri u qëllua nga familjarët e viktimës. Ta shihje këtë skenë ishte e tmerrshme. Askush nuk dëshiron të shohë një vrasje, edhe nëse një gjë e tillë thuhet se është një ndëshkim hyjnor”, tha një banor lokal.

Ekzekutimet, që janë pjesë e interpretimit të Ligjit islamik nga talibanët e linjës së ashpër, përshkruhen nga regjimi si “qisas” apo drejtësi ndëshkuese apo hakmarrëse.

Që prej kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë rifilluar që të aplikojnë dënime trupore dhe ekzekutimet publike, duke rikthyer praktikat gjatë sundimit të tyre shtypës në vitet ’90. Deri tani, të paktën 10 persona janë ekzekutuar publikisht.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se këto ndëshkime përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Sipas tyre, përdorimi i ekzekutimeve si spektakël publik është jo vetëm çnjerëzor, por gjithashtu kontribuon në krijimin e një kulture frike dhe traume në komunitetet, që tashmë kanë kaluar dekada të tëra lufte dhe dhune.

Në një deklaratë të postuar në X, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International dënoi ekzekutimet, duke i quajtur ato “të neveritshme”.

"Afganistan: Ekzekutimet publike, të neveritshme, të katër personave në provincat Nimroz, Farah dhe Badgis sot tregojnë për abuzimin alarmues të vazhdueshëm të talibanëve ndaj të drejtave të njeriut në shtet. Autoritetet de facto të talubanëve vazhdojnë të shkelin në mënyrë flagrante parimet e të drejtave të njeriut”, u tha në deklaratë.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion ndaj talibanëve për të ndaluar këtë shkelje të hapur të të drejtave të njeriut dhe për të ndihmuar në garantimin e respektimit të garancive ndërkombëtare në Afganistan”.

Talibanët pretendojnë se ekzekutimet janë bërë pas “hetimesh transparente dhe procedurash gjyqësore”, por Kombet e Bashkuara dhe disa organizata për të drejtat e njeriut i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar mungesën e një sistemi funksional gjyqësor dhe mungesën e procesit të rregullt gjyqësor në gjykatat e talibanëve.

“Jemi të tmerruar nga ekzekutimet e katër burrave këtë mëngjes”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në një postim në X, duke u bërë thirrje "autoriteteve de facto në Afganistan të vendosin një moratorium mbi përdorimin e dënimit me vdekje”.

REL

4 Komente

  1. I
    Ideologjie islamë pa dhunë, terrorë dhe nukë mbije

    ideologjie islamë dhe ideologjie komunistë, nukë mundë të mbijetonë dotë, tek njerzit e cilivizum pa dhunë, terrore dhe gjakë kaqë e thjeshtë ështe.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Askush nuk sqaron se përse ishin akuzuar.... Kush nuk do dilte vullnetar në Shqipëri nqs do lejohej që të ekzekutonin non-gratën tonë? Të parët do ishin gjithë ata njerëz që janë vrarë direkt me urdhër të tij. Dhe lista është e gjatë pas tyre.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrat qysh nga viti 1967, kur isha 16 vjeç.

        Një muaj nuk kam kaluar nga qëndra e qytetit Fier kur Berisha urdhëroi Myzafer Zaloshnjen të varte në litar tre djem nga Libofsha të cilët kryen një krim makabër duke vrarë pjestarët e një familje kur hynë në shtëpi për ti vjedhur. Nuk mund të them nëse ishte dispropocional dënimi, por unë si qytetar që nuk shkel as mizën në këtë botë nuk ua kisha për borxh t'më terrorizonin kur pash rrugës duke vajtur për në punë tre njerëz të varur në mes të qytetit. Sepse mund ta bënin ekzekutimin diku brënda komisariatit të policisë ose në ndonjë vend tjetër larg syve të publikut. Por jo, Berisha donte të tregonte forcë dhe mbillte terror, për të treguar se sa shumë e urrente të ligën. Nga ai moment nuk doja t'a shihja më me sy Berishën ndonse me sinqeritetin më të madh luftova që PD dhe ai të vinin në pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhëmbeli

          Berisha ka qënë , është dhe do të mbetet , deri sa të ketë ymër , një krye taleban !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje