SHBA shkarkon komandantin në Groenlandë pas vizitës së JD Vance

11 Prill 2025, 16:50Bota TEMA
SHBA shkarkon komandantin në Groenlandë pas vizitës së JD

SHBA njoftoi se shkarkimin e komandantit të bazës hapësinore Pituffik në Groenlandë, me argumentin e një “humbjeje të besimit në aftësinë e saj për të udhëhequr”.Ky vendim vjen pas vizitës kontroverse të Zëvendës Presidentit JD Vance në ishullin gjysmëautonom muajin e kaluar.

Veprimet për të minuar zinxhirin komandues ose për të përmbysur axhendën e Presidentit Trump nuk do të tolerohen në Departamentin e Mbrojtjes”, shkroi zëdhënësi i Shefit të Pentagonit Sean Parnell në një deklaratë të postuar në X të enjten duke njoftuar largimin e Susannah Meyers.

Pas vizitës së Vance në ishull në fund të marsit, Military.com raportoi se Meyers dërgoi një email në bazën hapësinore duke kritikuar JD Vance.

“Unë nuk supozoj të kuptoj politikën aktuale, por ajo që di është se shqetësimet e administratës amerikane të diskutuara nga Zëvendëspresidenti Vance të premten nuk reflektojnë bazën hapësinore Pituffik”, ishte emaili i tij, sipas Military.com.

4 Komente

  1. T
    Ton

    Te pakuptueshme keto levizje...sikur te jene ne Shqiperi...si gogla shkarkohet administrata...

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      nuk janë të pakuptueshme ton!!janë thjeshtë heqje amerikanësh dhe vendosje trampistësh!!bëj një llogari të thjeshtë!në vënde diktatoriale ushtaraku betohet se do ti shërbejë diktatorit dhe "partisë" së tij!në një vënd demokratik i njëjti ushtar betohet se do respektojë kushtetutën dhe shtetin e tij!!në diktaturë shteti barazohet me diktatorin,në demokraci shteti është populli dhe të drejtat e tij!!këto lëvizje janë shumë të qarta!kujto erdoganin,Xi,orban,putin dhe bëj një llogari të thjeshtë 1 1=??!sipas përfundimit del dhe aftësia llogjike!!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

      Shikoni se cfare administrate simpatike ka sjelle Donaldi ne pushtet, njeri me simpatik se tjetri, Vance nje djale fisnik, xhentil, Trump, kollos, i bukuri i dheut, faleminderit o perendi per kete ndryshim radikal qe i bere administrates se vendit tone, te sigurte qe administrata e Donaldid do ta beje vendin tone great again

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xyz

        Z. Mustafa do ti dali tymi dhe kesak pune , por kam frike se do tej jete shume vone per te fikur zjarrin atehere ..

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje