Italia heton vrasjen e shkencëtarit në Kolumbi: Trupi i Alessandro Coatti u gjet i ndarë në pjesë

10 Prill 2025, 21:30Bota TEMA
Italia heton vrasjen e shkencëtarit në Kolumbi: Trupi i Alessandro

Prokurorët në Romë kanë hapur një hetim për vrasjen e një shkencëtari italian në Kolumbi, me një teori që ai mund të ishte vrarë nga klane kriminale ndërluftuese në një rast identiteti të gabuar.

Alessandro Coatti, i cili deri në fund të vitit të kaluar punonte në Shoqërinë Mbretërore të Biologjisë (RSB) në Londër, u pa për herë të fundit duke lënë një hostel në Santa Marta, një qytet port në bregdetin e Karaibeve, më 3 prill.

Pjesët e trupit të 38-vjeçarit u gjetën dy ditë më vonë në një valixhe të hedhur në periferi të qytetit.

Biologu molekular kishte udhëtuar dhe kryer kërkime në Amerikën e Jugut pasi kishte punuar në Londër për tetë vjet.

Nuk ka asnjë provë që Ciotti kishte ndonjë lidhje me krimin e organizuar.

Prokurorët e Romës do të bashkëpunojnë me homologët në Kolumbi, me Italinë që pritet të dërgojë një ekip hetuesish në Santa Marta.

Sipas raporteve në gazetën italiane Corriere della Sera, një nga pistat e hetimit është se Coatti mund të jetë vrarë gabimisht në kontekstin e një “larje hesapesh” midis grupeve të krimit të organizuar.

Coatti po udhëtonte vetëm në Amerikën e Jugut, duke vizituar Perunë, Bolivinë dhe Ekuadorin përpara se të mbërrinte më 3 prill në Santa Marta, e cila është e rrethuar nga plazhe dhe male dhe është një portë për në disa nga destinacionet turistike më të njohura të Kolumbisë.

Coatti ka lindur në rajonin verior të Italisë Emilia-Romagn.

Lini një Përgjigje