Britania kundër Donald Trump: Mos u përfshi ushtarakisht të sulmosh Iranin

19 Qershor 2025, 17:50Bota TEMA
Britania kundër Donald Trump: Mos u përfshi ushtarakisht të

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër Iranit.

Starmer thotë se ekzistonte një “rrezik real përshkallëzimi” në konflikt, duke i nxitur të gjitha palët të kërkonin një zgjidhje diplomatike.

Ai thotë se më parë ka pasur “disa raunde diskutimesh me SHBA-në” dhe “kjo, për mua, është mënyra për të zgjidhur këtë çështje”.

Komentet e tij vijnë ndërsa sekretari i Jashtëm britanik David Lammy do të takohet me diplomatin më të lartë të Trump, Marco Rubio.

Lammy dhe sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rubio, do të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme të enjten në mbrëmje.

Lini një Përgjigje