Britania rrëzon “disa dronë iranianë” gjatë natës

5 Prill 2026, 22:31Bota TEMA
Britania rrëzon “disa dronë iranianë” gjatë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se forcat ajrore britanike kanë rrëzuar “disa dronë iranianë” gjatë natës, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Sipas njoftimit zyrtar, avionët luftarakë Typhoon dhe F-35 të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) vijojnë misionet mbrojtëse mbi Mesdheun Lindor, Jordaninë, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Operacionet ajrore mbështeten nga avionët tanker Voyager për furnizim në ajër, si dhe nga helikopterët Merlin dhe Wildcat të Marinës Mbretërore.

Ministria thekson gjithashtu se masat për mbrojtjen e forcave në rajon mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe se Mbretëria e Bashkuar po vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me aleatët e saj.

4 Komente

  1. Z
    Z

    Mbreteria e Shperbere ka kohe qe eshte dhjere dhe bie ere, jane njesh vetem per intiga dhe per te nxitur konflikte.

    Përgjigjjuni
    1. a
      a

      Pra , trumpi arriti ta terheqi Britanine ne lufte. Gabim shum i madh i Starmer.

      Përgjigjjuni
      1. k
        katundari

        Cfare rrezuan fishekziarrre te hedhur nga ata vete….ha…..ha…..

        Përgjigjjuni
        1. I
          Igor

          NJI FASHIST KA LINDUR DHE DOTE NGORDHIN SI FASHISTA NE FILLIM KURSE E REFUZUAN KERKESEN DHE TANI PUNOJN SEBASHKU ,AMERIKANET NE ASNJI LUFTE NUK KAN GUXUAR PA BRITANIKET FASHIST POR KA EDHE DISA TE TJERE QE THUAN QE KJO NUK ESHTE LUFTA E JONE POR FSHEHURAZI MARIN PJESE PER VRASJEN E FEMIJVE .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje