Britania u heq nënshtetësinë ‘lordëve’ të krimit, mes tyre edhe 2 shqiptarë! Njëri i lidhur me Berishën, në 2022-in shkelmoi zyrat e PD-së

3 Mars 2024, 12:36Kronika TEMA
Britania u heq nënshtetësinë ‘lordëve’ të

‘Lordëve’ të huaj të krimit të organizuar në Britani të Madhe do t’u hiqet nënshtetësia britanike sapo ata të dalin nga vendi. Kështu ka njoftuar ministria e Brendshme britanike, në kuadër të goditjes së personave me nënshtetësi britanike të cilët dyshihet se janë përfshirë në trafik droge, armësh zjarri apo emigrantësh.


‘Home Ofice’ po punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Britani e cila ofron një dosje inteligjence që ministri i Brendshëm e përdor për t’u hequr shtetësinë individëve të përfshirë në krim, nëse ata largohen përkohësisht nga vendi, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre.

Është e paqartë sesa herë është përdorur kjo taktikë por mediat e huaja shkruajnë për 2 raste ndaj 2 shqiptarëve të cilët dyshohen si krerë të grupeve kriminale në trafikun e emigrantëve dhe  të drogës.

Në rastin e fundit, një shqiptar, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore, dyshohej se kishte organizuar kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar të qindra emigrantëve të paligjshëm shqiptarë nëpërmjet kamionëve dhe varkave të vogla përtej Kanalit.

Ai hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat nga lufta e Kosovës dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por më tej nuk pati asnjë akuzë ndaj tij. 

Në shtator të atij viti, atëherë Sekretari i Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t'i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri. Ai e apeloi vendimin, por Komiteti Special i Apelimit të Emigracionit ia hodhi poshtë pasi pa dosjen me akuzat që rëndonin ndaj tij.

Në vitin 2021, Fatjon Dauti, 38 vjeç, humbi një apel të ngjashëm në SIAC pasi iu hoq shtetësia nën akuzën se ishte një ndër krerët e një grupi kriminal shqiptar me bazë në Londër që merrej me trafikun e kokainës, emigrantëve dhe pastrimin e parave. Atij iu dha leja e përkohshme e qëndrimit sepse ishte i martuar me një shtetase letoneze të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se Fatjon Dauti u shfaq në protestën e dhunshme që simpatizantët e Sali Berishës bënë për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike në 8 janar të vitit 2022. 

Në 2019-ën, Fatjon Dautit iu sekuestrua rezidenca që kishte në Mbretërinë e Bashkuar pasi Agjencia Kombëtare e Krimit siguroi prova se ai ishte një faktor kryesor në biznesin e kokainës dhe kanabisit në Britani.

8 Komente

  1. B
    Belindi

    Faleminderit mikut te vertete te shqiptareve Britanise se Madhe. Faleminderit Ambasadorit te Britanise se Madhe ne Tirane Zotit Alastair King-Smith, nje mik i mire i shqiptareve, nje njeri me reputacion i cili ka merita ne forcimin e maredhenieve mes Britanise se Madhe me Shqiperine dhe po ndihmon konkretisht ne crrenjohjen e pjestareve te krimit te organizuar ne Shqiperi. Bravo, goditni keto qelbesira me ne krze grupin terrorist FOLTORE.

    1. S
      ShkelXeni bytheqir nongrata

      Shikojani surratin ketij malocit pastaj mendoni si mund te quhet lord krimi apo lord cfare do lloji ky kelyshi i Xenit bythqir. Ku u mblodhen gjithe surrat qenefet rreth nje muti te madh si Saleh gazbardhisti? Çudi e madhe, muti me mutin ne gropen e mutit PeDe

    2. E
      Ermir

      Njeri ishte perkrahes i PD...po tjetri qe nuk i thoni as emrin? Smund ta tregoni se eshte perkrahes i PS?

      1. A
        Argita shume e shemtuar

        A ka vend per kete “lord” bithe ne autobusin falas te Belo magjupit ? Dergojeni te rruga e injorranteve dru me pre te degjoje Salih haloperidolin

      2. R
        Real

        Njeri i lidhur me Berishen,tjetri me kryehajnin e ripjelljes, por kjo fletushka e gel- bazes ka detyre vetem gojoren dhe bythe lepirjen e kriminelave te pushtetit.

        1. Y
          Y. H

          Fole ndonje llaf o Sale.

          1. Y
            Y. H

            Fole ndonje llaf o Sale.

            1. R
              Rezi

              Sala s’flet, pas meje u bëftë qameti, ka si parullë të tij, prandaj mos prisni. Kriminelët që vodhën e u pasuruan, ca janë burgosur, ca kanë vdekur, ca i dënoi zoti dhe ka vetëm far e fisin që u majmën në kohën e tij. Por kur vjen puna edhe ata thonë larg bythës sime, se kështu i mësoi ai. Lordët pa titull janë këta…

              Lini një Përgjigje