Cilët janë skenarët e arrestimit të Donald Trump

20 Mars 2023, 16:38Bota TEMA

Cilët janë skenarët e arrestimit të Donald Trump

Donald Trump paralajmëroi se do të arrestohet ditën e martë në kuadër të hetimeve mbi pagesat e fshehta të bëra ndaj grave që kanë pasur marrëdhënie me të, përfshirë aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels.

Nëse arrestohet, ai do të bëhet i pari ish-president që do të përballet me akuza penale. Por lidhur me këtë çështje shtrohen disa pyetje kyçe:

A do të akuzohet Trump?

Vendimi për të ngritur akuza bazohet tek prokurori i qytetit të Nju Jorkut, Alvin Bragg. Ai ka formuar jurinë e madhe për të hetuar nëse ka mjaftueshëm prova për një procedim penal dhe ai është i vetmi që e di nëse do të ngrihet një padi.

Por çfarë do të ndodhë nëse Trump arrestohet?

Nëse akuzohet, avokatët e Trump kanë deklaruar se arrestimi i ish-presidentit do të pasohet nga një procedurë standarde.

Kjo do të thotë se ai do të udhëtojë nga rezidenca e tij në Florida për t’u paraqitur në gjykatën e Nju Jorkut, që do të pasohet nga dhënia e gjurmëve të gishtave dhe foto sinjalistike.

Duke parë natyrën historike të një lëvizjeje të tillë, si dhe përfshirjen e shqetësimeve për sigurinë, epilogu i kësaj nisme është i paqartë dhe ka gjasa të bëhet subjekt i negociatave mes prokurorit dhe ekipit ligjor të zotit Trump.

A do të ketë protesta?

Pas njoftimit për arrestimin në rrjetin e tij social, Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij për protesta masive.

Fjalori i përdorur prej tij ngjasonte me retorikën e ashpër që ai përdori përpara sulmit ndaj Capitol Hill më 6 janar të 2021-shit dhe rrjedhimisht ka ngritur shqetësime për akte të mundshme dhune.

Për këtë arsye, prokurori Alvin Bragg ka qenë në kontakt me policinë dhe gjykatën e Nju Jorkut për të garantuar sigurinë e institucioneve.

Nga ana tjetër, një padi apo një dënim nuk do ta ndalonte zotin Trump të vazhdonte fushatën e tij presidenciale dhe as do ta pengonte rikandidimin e tij.

 

 

3 Komente

  1. l
    lexuesi16al

    Me kete veprim demokratet po bejne qe ajo pjese e republicaneve dhe disa liberaleve nuk jane dakord me Trump t’a simpatizojne me shume, Trump behet si “hero” nga politika e opozites me akuzat per 6 vjet pa nderprerje…duket si nje hakmarrje personale inatcore se sa nje veprim i civilizuar…!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Usa

      Lyfo, e di ti kete gje qe je nje cope muti dhe nuk e dine demokratet?! E kupton diarrene qe ke ne tru o lyf? Cfare pune kane demokratet ne kete mes, vetem trutallashet si ty e kuptojne. O manall, mendon se eshte PD e Viçidolit ne Amerike o lyfo?! Lexuesi my ass.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        Usa,mo u nxef kot!! ke parë që dy diarre të ndahen nga njëra tjetra!?jo!!prandaj dhe ky nuk mund të nxjerrë gjë tjetër,nga goja,përveç diarresë që ka në kokë!!o lal!!gjithë katnarët mendojnë se bota është si katuni i tyre!!katuni i tyre mbush me gomerë dykëmbësh,dhe për pasojë gjithë bota mbush me gomerë!!lene dreçin të kënaqet me fjalët e veta!!

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje