Danimarka dhe Gjermania do të ndërtojnë një “ishull energjetik”

4 Shtator 2022, 16:20Bota TEMA

Danimarka dhe Gjermania do të ndërtojnë një “ishull

Qeveritë e Danimarkës dhe Gjermanisë kanë rënë dakord të ndërtojnë një qendër të energjisë së erës në Detin Baltik me vlerë 9 miliardë euro.


Ky do të jetë një hap i rëndësishëm në procesin e braktisjes së varësisë së Evropës nga gazi rus.

Lajmi është raportuar nga kompania amerikane “Bloomberg”.


Sipas agjencisë, Bornholm Energy Island do të lidhë disa ferma me erë dhe do të shpërndajë energjinë e prodhuar prej tyre midis dy vendeve.

Projekti do të ketë një kapacitet prej më shumë se 3 gigavat, i cili duhet të jetë i mjaftueshëm për 4.5 milionë familje, pasi “ishulli energjetik” të fillojë të funksionojë në vitin 2030.

“Kjo është hera e parë në Evropë që dy vende po bashkëpunojnë në një projekt të tillë”, tha ministri gjerman i Energjisë Robert Habeck.

Qeveria daneze raporton se për zbatimin e projektit nevojitet të tërheqë 3 miliardë euro investime për infrastrukturën dhe 6 miliardë euro për parkun e erës në det të hapur.

Pas nisjes së projektit, vendet baltike dhe Polonia do të kenë mundësinë t’i bashkohen atij.

Sipas Habek, “ishulli i energjisë” do të kalojë pranë tubacioneve të mëdha që dërgojnë gazin rus në Evropë.

Komisioni Evropian synon sakaq të rrisë kapacitetin e parqeve të erës në det të Evropës nga niveli aktual prej 12 gigavat në 300 gigavat deri në vitin 2050.

Lini një Përgjigje