DASH, shqetësime për kujtesën e presidentit. Biden: Jam Ok! Por ngatërron Egjiptin me Meksikën

9 Shkurt 2024, 21:00Bota TEMA
DASH, shqetësime për kujtesën e presidentit. Biden: Jam Ok! Por

Prokurori special Robert Hur e bën përgjegjës Joe Biden për nxjerrje të sekreteve shtetërore, por në raportin përfundimtar të hetimeve nuk rekomandohet të ngrihen akuza penale, pasi argumentohet se për shkak të moshës presidenti ka vështirësi me kujtesën.

Ky përfundim që e shmang nga telashet me drejtësinë, sidomos tani që synon një mandat të dytë presidencial, nuk i pëlqen shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Joe Biden, President i SHBA: Kujtesa ime është në rregull. Nuk më duhen rekomandimet e tij.

Biden nuk pranon të ketë nxjerrë sekrete… dhe kur një gazetare i thotë gjatë konferencës për shtyp se edhe opinioni publik i ka të qarta problemet e tij shëndetësore për shkak të moshës, Biden ndjehet i fyer dhe i thotë se ky është qëndrimi i saj personal.

Por e tradhtoi vetja gjatë konferencës e ngatërron presidentin e Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi me presidentin e Meksikës.

Në raportin hetimor, Biden bëhet përgjegjës se mori në mënyrë të jashtëligjshme dokumente me informacione sekrete në lidhje me ushtrinë dhe diplomacinë amerikane, kur la postin e zv/presidentit gjatë administratës Obama.

Ish-presidenti Donald Trump që po përballet me akuza për një çështje të ngjashme akuzoi drejtësinë amerikane për standarde të dyfishta.

1 Komente

  1. x
    xy

    O njerez te mire, po ti vini re edhe komentet qe behen ne kete gazet, 90% e komentuesvet perkrahes te Bides, jane me temeta te theksuara mendore, qe s'ka ilaç e spital psikiatrik ti beje derman. Po permend krye debili cenosuma, gani-artan-putana dashnori i tij etj. ja ky eshte Bidja dordoleci me homot perkrahes te tij.

    Lini një Përgjigje