Demokratët amerikanë, kundër takimit Trump-Putin: Presidenti u vu në lojë

16 Gusht 2025, 20:40Bota TEMA
Demokratët amerikanë, kundër takimit Trump-Putin: Presidenti u vu

Ligjvënësit demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër në lidhje me atë që prodhoi takimi mes presidentit Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Alaskë.

“Ne u lutëm për paqe, por në vend të kësaj morëm lëvdata për Putinin”, shkruan Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në X.

Pelosi shton se Putini “duhet të kthejë menjëherë dhjetëra mijëra fëmijë që rrëmbeu nga Ukraina dhe të ndalojë përdhunimin e grave si armë lufte”.

Udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, deklaroi se Trump i kishte shtruar tapetin e kuq një "banditi autoritar".

“Në vend që të qëndronte përkrah Ukrainës dhe aleatëve tanë, Trump qëndroi krah për krah me një autokrat që ka terrorizuar popullin ukrainas dhe globin për vite me radhë”, thotë ai.

Chris Van Hollen , një senator nga Merilend, thotë se Trump u “vu në lojë” nga presidenti rus.

“Putini pati një takim në tokën amerikane, Trump u lajkatua nga Putini. Përparësi për Putinin. Turp”, shkruan ai në një postim në X. 

4 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    Trump eshte gjigandi i njerezimit, eshte ai qe po shpeton njerezimin nga nje apoklyps berthamor, keto horrat e Guardian jane nder mashtruesit me te medhenj te mediave boterore, cdo gje qe ato informojne nga Ukráina jane fakenews, menyren se si e ka shkruajtur artikullin duket qe vjell vrer per POTIS-in, ti o pleher ne jemi krenare qe jetojme ne epoken e Zeusit i cili i kupton me mire se cdo kush se ne cfare momenti delikat ndodhet njerezimi me keto angleze idiote qe po e cojne boten drejt nje shkaterrimi total. Marrsh nga ditet tona Donald

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptaret

      Hajde koqe hajde,ironizon ky apo eshte trap si trampi.

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Ai vuri veten në lojë. Nga një gjë e trashë, fizikisht dhe mendërisht, që vepron me instikt, çfarë mund të presim tjetër? Nga 2016 vetëm idiotësira ka folur e ka bërë, dhe ju sot po thoni "u vulos në lojë"? Amerka me zgjedhjen e dytë që i bëri tregoi se i ka vdekur logjika. TACO është pasqyrimi i nivelit mendor median amerikan. 100 vjet diplomaci amerikane i pshurri TACO portokalli. Pas 100 vjetësh ne si Europë kemi shansin të mendojmë si qënje logjike. Të rikthehemi atje ku na takon.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjethja e fikut

          Debili ceno Gani i arnautstanit na u be, tak-fak europian! A pika qe s'te bie, po kush te ve ty ne defter o mbetje spitalore!?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje