Tronditet Italia: Tre të ekzekutuar me plumb në kokë dhe një në gjendje të rëndë në ishullin pranë Napolit

16 Gusht 2025, 19:40Bota TEMA
Tronditet Italia: Tre të ekzekutuar me plumb në kokë dhe një

Të shtëna me armë u regjistruan këtë pasdite, të shtunën, më 16 gusht, në zonën Cuotto të Forio d'Ischia, ishull në gjirin e Napolit.

Sipas mediave italiane katër persona u qëlluan me armë zjarri. Tre persona mbetën të vdekur dhe një i plagosur rëndë.

Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta. 

Sipas raportimeve të para, personat e vrarë janë qëlluar me plumb në kokë, pothuajse si një ekzekutim. 

Incidenti ndodhi në zonën Cuotto në hyrje të një parku hotelesh të njohur në zonë.

Lini një Përgjigje