Detajet e planit të ri të paqes dalin në dritë: Çfarë po i kërkohet realisht Ukrainës të pranojë?

11 Dhjetor 2025, 17:30Bota TEMA
Detajet e planit të ri të paqes dalin në dritë:

Burime të ZN.UA pretendojnë se kanë siguruar versionin më të fundit të planit të shumëdebatuar të paqes, një dokument i ndarë në katër seksione, i cili përshkruan marrëveshjen që Washingtoni po shtyn si zgjidhje të mundshme për luftën.

Thelbi i tij është i qartë: Ukraina detyrohet të bëjë lëshime të rënda territoriale dhe strategjike, në këmbim të garancive të paqarta sigurie dhe një rruge të përshpejtuar drejt Bashkimit Evropian.

Në qendër të planit është ngrirja e konfliktit dhe legjitimimi i kontrollit rus mbi disa rajone kyçe.

Së pari, Shtetet e Bashkuara propozojnë që Krimea, Luhansku dhe Donetsku të mbeten de facto nën kontrollin e Rusisë. Ndryshimet e mundshme të statusit do të lejohen vetëm përmes diplomacisë, duke mbyllur derën për rikthim me forcë të territoreve.

Plani përfshin krijimin e një zone të demilitarizuar në Donetsk, që mbulon rreth 30% të gjithë rajonit, ku të dyja palët do të tërheqin forcat përtej kufijve të saj. Në të njëjtën kohë, vijat aktuale të frontit në Zaporizhzhia dhe Kherson do të ngrihen, duke njohur kontrollin e sotëm rus në këto zona.

Megjithatë, dokumenti kërkon që Rusia të tërheqë trupat e saj nga të gjitha territoret e tjera të pushtuara, përveç pesë rajoneve të përmendura.

Një ndër pikat më të debatueshme është ajo që lidhet me sigurinë dhe arkitekturën euroatlantike. Sipas planit, NATO nuk do të zgjerohet më dhe nuk do ta ftojë Ukrainën të bashkohet. Asnjë trupë e aleancës nuk do të lejohet të vendoset në territorin ukrainas.

Ushtria e Ukrainës do të kufizohet në maksimum 800 mijë efektivë, duke reduktuar potencialin e saj afatgjatë mbrojtës.

Si kompensim, SHBA-të premtojnë garanci sigurie “të ngjashme” me nenin 5 të NATO-s, por pa fuqi detyruese ligjore – një formulim që lë shumë pikëpyetje mbi vlefshmërinë reale të mbrojtjes së premtuar.

Dokumenti parashikon rivënien nën operim të centralit bërthamor të Zaporizhzhias, nën drejtimin e një operatori amerikan, me Ukrainën që do të marrë 50% të energjisë së prodhuar.

Një tjetër pikë e rëndësishme është aspekti politik: zgjedhje të përgjithshme në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur” pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Në plan përfshihet edhe një element ekonomik tepër i diskutueshëm: shkrirja e pjesshme e aseteve ruse të ngrira në Perëndim. Një pjesë e fondeve do të përdoret për rindërtimin e Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër mund të shkojë në projekte të përbashkëta SHBA-Rusi – një pikë që pritet të shkaktojë debat të fortë politik në Washington dhe kryeqytetet evropiane.

Në fund, dokumenti vendos një afat ambicioz për integrimin evropian: Ukraina të anëtarësohet në BE më 1 janar 2027, një ofertë që synon të balancojë pjesërisht lëshimet e kërkuara në frontin e sigurisë dhe territorit.

Plani, nëse konfirmohet dhe promovohet zyrtarisht, do të përfaqësonte marrëveshjen më gjithëpërfshirëse të propozuar që nga nisja e agresionit rus, por edhe kompromisin më të rëndë që Ukraina do të vihej nën presion të pranonte.

11 Komente

  1. F
    Fieraku

    Shkurt dhe Qarte:Ukranines i Kerkohet te DOREZOJ dhe Dhuroj Territore...me "Gjasme" Kushtin e Paqes?????????Biles Ukraines i behet "Dhurate" nga Trampe qe te Futet ne Eu-me 1.01.2027-te?? Pra shkurt....thone Trampistet ne po ta Fusim qe te "Futesh me te futur" ne Europe?? 1-Pyetja eshte:Pse u dashka Ngaterruar Europa me "Planin e Paqes" qe parashtrojne Amerikanet-Trampist???Biles kjo Futja ne Eu..munde te behet edhe si "Gozhde" ....per Europan..qe edhe ne Bisedime nuk Perfaqesohet...edhe nga Amerikanet te Akuzohet se REFUZON Planin e "Paqes"???? Ukraina u be per fate te Keq..Viktime e Deshires se saj per tu hapur me Perendimin...dhe loje e Amerikes dhe Russise..ku FITUESI eshte RUSSIA... 2-Ku jane premtimet e Amerikaneve dhe Europjaneve qe u bene "GARANTUES" te sovraniteteit te Ukraines me Dorezimin e Armeve Berthamore me 1994-tren??Kush Garanton se "Paqeja" Trampiste...nuk do te behet Objekt..dhe Shembull per Shtetet Grabiteqare qe kerkojne Ndryshime Territoresh ne Kurrizin e Popujve me te Vegjel???????????????????

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Ne e dime qe nuk na pjerdh njeri por do jete gabimi me i madh nese jepen territore te pushtuara nga gjakatari Putin. E imagjinoni dot sikur dikush ta sulmoje Shqiperine p.sh greku( qe nuk ka bythe te kruhet me ne) dhe te kerkoje gjera te tilla?? Ata akoma hane m*t me Himaren dhe thote qe eshte toke greke por harrojne qe nga Janina deri ne Preveze eshte toke shqiptare. Kjo eshte arsyja pse TRUMP me gjithe respektin per te ne kete pike po e dhj*t komplet. Ky eshte mendimi im.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ledio

        Ky ishte plani me 28 pika qe Ukraina e refuzoj. Plani me 20 pika qe eshte duke u diskutuar ka ndryshime edhe nuk ka asnje siguri qe qofte Ukraina apo Rusia do ta pranoje.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant

          Ka pas te drejte babushi qe thote qe America do te ngelet agresive edhe sikur nje dhemb ti ngelet ne goje. Don t'ha japin ne tavoline fitoren rusise, kriminel

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cudia vete

            Keshtu,me kete plan do te rjepin te gjalle Ukrainen. Ky nuk eshte plan paqe por plan vjedhje l nivelit te larte Ukrainasit nuk i pyet njeri.Shiten e blien si bageti.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cudia vete

              Keshtu,me kete plan do te rjepin te gjalle Ukrainen. Ky nuk eshte plan paqe por plan vjedhje l nivelit te larte Ukrainasit nuk i pyet njeri.Shiten e blien si bageti.

              Përgjigjjuni
              1. n
                ne

                Dmth Ukraines i priten kembe e duar dhe lihet te zvarritet ne BE.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Igor

                  Sa i perket anetaresimit ne BE me 101-27 nji ide Fashiste pse vendet tjera te presin me dekada kurse Trapi e don qe te ndodh por Trapi nuk paguan asgje poe Evropjanet te paguajn per nji shtet te koruptuar si Ukraina ,Trapi mundet ta bashkoj Ukrainen si shtet 51 ne SHBA dhe le ta nderton vet dhe lufta mer fund.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sotiraqi

                    Marrëveshjet në mes të Amerikës dhe Rusisë për rindarjen e botes.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Messerschmitt

                      ky qe u tallte me Biden eshte bere vete si nje kukull teatri.....

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkodrani

                        Te qifsha Ameriken...

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje