Dilema e Grenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

9 Mars 2025, 17:41Bota TEMA

Dilema e Grenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me

Nga Rikard Jozwiak REL

Në një situatë të zakonshme, zgjedhjet për Inatsisartut-in 31 anëtarësh, apo Parlamentin e Grenlandës, do të merrnin pak vëmendje. Ishulli më i madh në botë, me një popullsi prej vetëm 60.000 banorësh, ishte rrallë në lajme.

Por, kjo nisi të ndryshonte në janar të këtij viti, kur presidenti - atëkohë në ardhje - i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu interesim për të marrë kontrollin e këtij territori - me një pozitë strategjike dhe të pasur me burime.

Ky veprim shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Evropën, veçanërisht për Danimarkën - aleate e NATO-s - së cilës, në fakt, i përket Grenlanda.

Ndaj, të gjithë sytë pritet të jenë tani në zgjedhjet e 11 marsit, që i thirri kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, pas deklaratës së Trumpit.

Çështjet e rregullta të brendshme janë pjesë e fushatës zgjedhore, por ajo kryesorja është e qartë: të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

Shumica e grenlandezëve nuk duan të bëhen amerikanë dhe asnjë nga pesë partitë në parlament nuk e mbështet këtë.

Së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, Egede e ka bërë të qartë se Grenlanda, e cila është një territor autonom në Mbretërinë e Danimarkës, nuk është në shitje dhe se vetëm grenlandezët mund të vendosin për të ardhmen e saj.

Parlamenti, së voni, ka miratuar edhe një ligj, që i ka ndaluar donacionet anonime dhe të huaja në fushatën zgjedhore.

Por, çka nëse u del përpara një ofertë që nuk mund ta refuzojnë?

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur për herë të parë interesim për ishullin në shekullin e 19-të dhe territori, në fakt, është më afër Amerikës së Veriut sesa kontinentit evropian. Siguria e tij, po ashtu, është e garantuar nga një baze ajrore amerikane në veri.

Dhe Arktiku, normalisht, nuk është jashtë ambicieve të fuqive të mëdha. Edhe Kina, edhe Rusia janë aktive në rajon, jo vetëm për materialet e rralla fitimprurëse të tokës së rajonit, por edhe për shkak të temperaturave më të ngrohta që janë duke e shkrirë akullin e detit dhe duke hapur rrugë tregtare fitimprurëse.

Edhe nëse ishulli nuk do të bëhet amerikan së shpejti, mund të ketë një lloj marrëveshjeje të tregtisë së lirë ose asociimit me Uashingtonin.

Megjithatë, grenlandezët mund të jenë edhe një grup konservator. Aty ku të tjerët mund të shohin mundësi fitimprurëse biznesi, shumë prej tyre shohin një atdhe që duhet mbrojtur.

Aktualisht, ekzistojnë vetëm dy miniera në Grenlandë, dhe zgjedhjet e fundit, më 2021, janë dominuar nga vendimi popullor për të kufizuar kërkimet e naftës dhe gazit dhe për të ndaluar minierat e uraniumit.

Dhe pikërisht këtu, Danimarka del në pah. Tri nga pesë partitë politike duan pavarësi nga Danimarka, përfshirë partinë e majtë Komuniteti i Popullit, të kryeministrit Egede. Kjo parti ka përfunduar e para katër vjet më parë dhe ka të ngjarë të përfundojë përsëri në krye.

E njëjta gjë vlen edhe për partnerin aktual të koalicionit në pushtet, Partinë Social-demokrate Përpara, e cila synon të përfundojë e dyta.

Partia Demokratike Liberale, e cila preferon të mbetet me Danimarkën, është gjithashtu mirë në sondazhe dhe, kështu, mund të komplikojë çdo ndërtim koalicioni, apo edhe drejtimin që do të marrë përfundimisht Grenlanda.

Ndërsa shumica e grenlandezëve thonë se duan pavarësinë, ata duan t’i ruajnë edhe standardet e tyre të jetesës. Për këtë, territori është i varur kryesisht nga Danimarka.

Besnike ndaj monedhës daneze që nga viti 1814, 50 për qind e eksporteve të Grenlandës shkojnë në Danimarkë dhe 60 për qind e importeve të saj janë nga Danimarka.

Gjysma e popullsisë punon në sektorin publik, të cilin Kopenhaga, në një masë të madhe, e financon me grante.

Dhe, për të rritur sigurinë rreth ishullit, Qeveria daneze ka premtuar muajin e kaluar 2 miliardë euro për të përmirësuar mbrojtjen në Arktik.

Në Grenlandë ekziston një komision që punon për atë se si do të dukej ndarja e mundshme nga Danimarka dhe, në thelb, ajo do të kërkonte tre hapa.

Së pari, do të duhej të kishte një marrëveshje me Kopenhagën se si do të dukej ndarja; së dyti, do të duhej të kishte një rezultat pozitiv në një referendum për pavarësinë dhe, së treti, Parlamenti danez do të duhej t’i jepte dritën jeshile gjithë përpjekjes.

Partitë pro pavarësisë duan që referendumi të zhvillohet diku gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, por, duke pasur parasysh paqartësitë që rrethojnë territorin, sigurisht që nuk pritet të ndodhë në vitin 2025.

8 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, Washington

    Po me hir ose me pahir do te behet republika e jone, eshte nje nder i vecante te behesh pjese e Amerikes qe tashme ka ne krye te derguarin e perendise.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sanco

      Or Muc ,nuk e kuptoj a je idiot apo ben gjoja? Besoj se keshtu i ke kenduar dhe Enverit dikur.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bosi nga Toronto

        Ik more car, se jeni bere me idiote se white trash americano te Trump. Asnje ne bote nuk do te behet Amerikan. 0 sherbime social, bullshit education, no public safety, guns.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni USA

          Hahah ti Bosi leshit nga Toronto ,qe ta maresh vesh te verteten se sa kanadez duan te behen Amerikan beni nje referendum dhe te shifni sa perqinde e kanadezve e duan bashkimin me Ameriken , nuk keni se cfare te humbeni qe te beheni shtet i 51 i Amerikes se dhe ashtu si jeni prape nuk jeni Shtet i mirfillte sovran , mose keni haruar qe jeni pacavure e Mbreterisè Londineze. Ti qe ke mllef dhe urrejte nda Amerikes, me siguri qe do jeshe nje nga ata qindra pjella Koministesh te Shqiperis qe nepermjet lidhjeve tuaj pareve dhe korupsionit mbase vitit 1997 keni siguruar viza koruptive gjoja sporti apo studimesh per ne Amerikè ,dhe pasi erdhet na Amerike aplikuat per te mare ndonje status mbrojtes si shume te tilla qe dolen me sukse ne NY Boston apo Detroit ,po ashtu dhe shume te tjere si ty ju dha deportim dhe ne vend qe te shkonin ne Shqiperi ju drejtuan Kanadas dhe ti me siguri do jeshe nje nga ato mbeturina jashqitje e Amerikes ,prandaj ke dhe kete urrejte patologjike ndaj Amerikes, ti je shume injorant kur thua 0 sherbime social ne Amerik , qe eshte mosdije ose mashtrim, se Amerka jo qe mbane me qindra miljona ne Welfare po ashtu keto vitet e fundit po mbane me sherbime sociale dhe miljona Emigrant ilegal te ardhur nga gjithe bota nga kufiri jugor me lemoshe ashtu si ti e quan "sherbim social" dhe neper hotel me pes hyje po deshe, ndersa per edukimin mose fole more plere se jane me qindra mijra nga Toronto qe vijne e shkollohen po ashtu bjene dhe pazaret ne Bufalo NY se ju leverdis shume si cmimi dhe cilesia , ne kemi shoke e miqet tane qe e kane bere dhe bejne kete, dhe jame me qindra mijra Kanadez qe vijne te marin edukim ne gjithe Ameriken dhe nuk jane Amerikanet qe vijne e studjojne ne Canada, more keriç leshator u pushkavitur nga te ftohtit polat i Torontos

          Përgjigjjuni
        2. E
          E verteta tjeter

          Obobo , perseri Muc Xhepa , Washington ( Ha ha , mos me thuaj qe je ne Washington DC dhe je bere zedhenes i spiunit Tramp Krasnov ). Megjithese te shkon per shtat , sepse te gjithe ju spiunet e sigurimit aderuat ose ne PD-ne e Saliserbit , ose kur jeni ne Amerike jeni adhurues te Zombit Tramp. Dhe, mos me thuaj qe nuk ke qene spiun, ti dhe shoku yt S.Duni, sepse megjithese nuk kam te drejte , mund ta them edhe emrin e supervizorit tend ( oficerit te sigurimit) tek i cili ciceroje . Ha ha ha , o Muc Po na del si Mandela i denuar Politik, ha ha ha , na hape barkun.... Po te ishe i denuar e i syrgjynosur ti NUK do diplomoheshe ne fakultetin e gjuheve te huaja ne degen anglisht dhe kur ....? Ne fillim te viteve '80 kur lufta e klasave ishte ne kulmin e saj .Ne ate fakultet shkonin bijte e nomenklatures , ose dikush qe ishte piketuar nga ajo. Pas fakultetit ti mund te kesh punuar ne ndonje shkolle te ndonje qyteti te vogel si Cerriku , por jo ne fshatrat e thella ku nuk behej anglisht . Kur dhe kur u denove ti or Muci ? Sa per shokun tend te " denje " Spiro Duni , mjafton te googel-sh dhe aty eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe : " bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit " Une nuk e di si ke shpetuar ti pa u certifikuar si i tille . Por e di c'ke ti ? Me qe mbahesh si VIP , shko tek autoriteti i dosjeve dhe merr deshmi per pastertine e figures tende .

          Përgjigjjuni
        3. K
          K. N. Dezi

          Në këtë botë që po egërsohet gjithnjë e më shumë, qenia pjesë e Danimarkës do ishte zgjedhja më e mirë.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatos dybeku

            Le te zgjedhe ke te doje menyren e qeverisjes dhe se me ke mund te bashkohet ….vec bashkimi me Shtetet e Bashkuara do te jete obsioni me i keq ……

            Përgjigjjuni
            1. S
              Simbad

              I thone "opsion", jo "obsion", o dypek

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje