Do e transferonin në kampet e Gjadrit, marokeni vetëvaret brenda qelisë në Itali

21 Maj 2025, 19:09Bota TEMA
Do e transferonin në kampet e Gjadrit, marokeni vetëvaret brenda

Hamid Badoui vrau veten në seksionin e "të sapoardhurve" të burgut Lorusso dhe Cutugno në Torino, të hënën më 19 Maj. Nga informacionet e marra nga shtypi dhe avokati i tij, shtetasi me origjinë marokene ishte 42 vjeç dhe jetonte në Itali prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Ai vrau veten me lidhëset e këpucëve, vetëm disa orë para seancës gjyqësore. Akuza: rezistencë, fyerje dhe plagosje pas një sherri me disa bashkatdhetarë në një dyqan cigaresh.

Mediat italiane raportojnë se Hamidi jetonte në kushte të vështira, i shtypur nga burokracitë, dhe muajt e fundit ishte përpirë në vorbullën e Qendrave të Paraburgimit të Riatdhesimit: së pari ajo në Bari, pastaj transferimi në Shqipëri, në Qendrën e Paraburgimit në Gjadër, pas ndryshimeve në Paktin midis Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas rrëfimit të tij, transferimi i detyruar u krye me kyçet e duarve të lidhura me lidhëse plastike, si të një të burgosuri, edhe pse ai ishte në paraburgim administrativ.

Pas kësaj vdekjeje nuk fshihet vetëm një çështje gjyqësore e izoluar, por e gjithë struktura e një sistemi që ndëshkon brishtësinë. Në Torino, ky nuk është rasti i parë i një “vetëvrasjeje” pas hekurave: vdekjet e Moussa Balde dhe Faisal Hossein kanë demonstruar tashmë se si funksionon dhuna institucionale dhe përsëritet sistematikisht.

Vdekja e tij të mos arkivohet si një aksident, por të mbetet në kujtesën kolektive si një gjest i fundit i rebelimit. Sepse Shteti nuk mund t’ia heqë një qenieje njerëzore forcën për të thënë jo, madje as me heshtjen ekstreme të trupit të vet, madje as duke futur “krimin e vetëvrasjes” në mjediset e paraburgimit.

7 Komente

  1. K
    Kale Dega

    Sakrifica e Afrikanit vetem e vetem te mos perfundonte ne Albanistan, ndoshta nuk i kishin treguar se aty ka me shume xhamia se shtepia.....lol.......

    Përgjigjjuni
    1. T
      TR

      Plehra muti. Po vriten njerez per shfaqjet e kota me varka te nje rrugaceje per te marre vota, ne bashkepunim me idiotin e leverdisshem qe shet vendin e tij si kazan.

      Përgjigjjuni
      1. %
        %

        Bravo Edi dhe Xhorxhina

        Përgjigjjuni
        1. P
          Ptuh

          Mafioza

          Përgjigjjuni
          1. R
            R

            Te marresh njerezit nga nje vend e t'ja rrasesh nje vendi tjetri sikur po i hedh ne magazine. Bemat e Ed Droges dhe shtriges se Musolinit.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Po ta lexoni personi ishte problematik dhe ishte zene me thinka me bashkombasit e tij ne Itali. Pra, ne mos shpejt, vone do te kryente ndonje krim me te madh. U prehte ne paqe, sidoqofte.

              Përgjigjjuni
              1. Þhj

                Ne fillim thane do sjellim ne Shqiperi vetem ata qe kapen ne ujerat nderkombetare, tani po na zbrazin ketu burgjet e Barit dhe na sjellin tipa qe kane nga 10 vjet qe jetojne ne Itali. Cfare lesh farse mafiozash.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje