"Do ju rrah për vdekje dhe do ju vë flakën", dënohet me 3 vite burg personi që kërcënoi Anthony Faucin

6 Gusht 2022, 13:44Bota TEMA

"Do ju rrah për vdekje dhe do ju vë flakën",

Një person që kërcënoi se do të vriste epidemiologun kryesor amerikan, Anthony Fauci është dënuar me 3 vite burg. Gjyqtarja Paula Xinis në Greenbelt, Maryland, dënoi të enjten Thomas Connally, 56 vjeç, nga Snowshoe, Virxhinia Perëndimore, me 37 muaj burg federal dhe tre vjet të tjera lirim të mbikëqyrur pasi ai u deklarua fajtor për kërcënime ndaj një zyrtari.

Në një email, Connally kërcënoi Faucin dhe familjen e tij se “do t’i tërhiqte zvarrë në rrugë, do i rrihte për vdekje dhe do i vinte flakën.” Në vetëm një natë, Connally dërgoi mbi 5 mesazhe të tilla tek epidemiologu më i lartë amerikan.

Në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, Connally pranoi se i dërgoi emaile kërcënuese Fauci-t, duke shpresuar të frikësonte dhe ndërhynte në detyrat e tij zyrtare si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe të hakmerrej kundër tij për mënyrën se si fliste për pandeminë.

 

 

 

Lini një Përgjigje