Deputeti ukrainas dorëzon rezolutë në Kuvend për njohjen e Kosovës

6 Gusht 2022, 12:52Bota TEMA

Deputeti ukrainas dorëzon rezolutë në Kuvend për njohjen e

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas, pasi ka bërë publike draft-rezolutën në fjalë ka deklaruar se shpreson se Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

“Dorëzova në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e pavarësisë së Kosovë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në kuadër të OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akte ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe”.

Për deputetin ukrainas në asnjë mënyrë Kosova nuk duhet të krahasohet me republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

“Prandaj Ukraina duhet ta njohë sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe të shprehë mbështetje ndërkombëtare ndaj saj”.

Ndryshe Oleksiy Goncharenko, ishte aktiv dhe mbështeti Kosovën edhe në ditën kur situata në Veriu u përshkallëzua, pas fillimit të implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe kartat e identitetit.

Ai pati thënë se “nëse Serbia sulmon Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët”.

Madje, Goncharenko kishte shtuar se “Ukraina është gati të veprojë me trupat tanë në terren”, sepse, sipas tij, “Serbia po provon të fillojë luftë”.

“Saktësisht sipas metodës së Putinit. Sic thash, Serbia është kali i Trojës së Putin-it në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”.

1 Komente

  1. W
    Www

    Pordhë me rigon. Ukraina nuk e njeh Kosovën, pasi as Rusia nuk e njeh. Në se do njohë Kosovën, do i japë të drejtë Rusisë për luftën që po bën.

    Lini një Përgjigje