Ish-zyrtarja e CIA-s merr mesazh për vdekjen e al Zawahirit...në varr

5 Gusht 2022, 22:40Bota TEMA

Ish-zyrtarja e CIA-s merr mesazh për vdekjen e al Zawahirit...në varr

Varrezat e Arlingtonit, Washington. Dikush ka lënë një kopje të artikullit që njoftonte eliminimin e Ayman al Zawahirit në varrin e Jennifer Matthews.

Një dedikim special ai për për një nga zyrtaret e CIA-s të vrarë gjatë kohës kur përndiqej lideri terrorist. Postimin e  fotos së  “letrës” e postoi në në Twitter, Kristin Wood, një ish agjente e CIA-s dhe ajo, që kishte punuar me viktimën, një foto e shoqëruar nga mesazhi “Rri në paqe motër”.

Ishte 30 dhjetor 2009 dhe baza Chapman në Khost, Afganistan ishte e gjitha në lëvizje . Një ekip inteligjence i udhëhequr nga Jennifer priste vizitën e një informatori, Khalil al Balawi.

Jordanez, mjek, një xhihadist, u bind të bashkëpunonte nga shërbimet sekrete të vendit të tij (GID) dhe depërtoi në radhët e militantëve që vepronin nën hijen e al-Qaedës dhe talebanëve. Iu bashkua muxhahedinëve islamikë në zonën fisnore afgano-pakistaneze, dhe filloi të transmetojë të dhëna të rëndësishme që lejuan bastisjet me dron.

Marrëdhënia, e menaxhuar nga një oficer jordanez, kushëriri i mbretit dhe celulës së Matthews u rrit sepse spiuni premtoi një pre të rëndësishme: kokën e Zawahirit. CIA përshpejton, Aman ndërkohë frenon dhe predikon kujdes pasi ai lloj vallëzimi ka nevojë për hapa të kujdesshëm. Por në Langley janë me nxitim, objektivi është tejet i rëndësishëm. Kontaktet pasuan, aq sa u vendos të mbahet një takim në bazën në Khost.

Balawi arrin në bazën Chapman me makinë, kalon lehtësisht kontrollet. Së fundmi tek ai kanë shumë besim. Kontrollet nuk janë aspak adekuate dhe agjentët morën në kurriz një rrezik të madh kur vendosën për ta takuar atë brenda “guaskës” së tyre.

Ata janë aq të sigurt për lidhjen, saqë i kanë përgatitur edhe një tortë sepse është ditëlindja e tij. I kishin bërë një surprizë. Por surprizën më të madhe e fsheh ekstremisti: ai zbret nga makina dhe shkon të takojë grupin e agjentëve që kanë dalë jashtë dhe janë vendosur në një gjysmërreth, duke aktivizuar një ngarkesë shpërthyese.

Matthews, kolegia e saj Elizabeth Hanson, oficeri jordanez dhe anëtarë të tjerë të “ekipit” operacional vdesin. Një nga dëmet më serioze për spiunazhin amerikan.

I infiltruari ishte një agjent i trefishtë. Fillimisht terrorist, pastaj në shërbim të armikut, pastaj kthehet në punë për luftën e shenjtë. Ndoshta ka ndryshuar mendje në varësi të momentit, sepse nën presion, apo i shantazhuar, i shtyrë nga lëvizje që i duhen për të mbijetuar. Ose, në fund, ai mund të ketë pranuar të kryente sulmin si një gjest pendimi për të larë fajin e tij, një zgjedhje jo e pazakontë e bashkëpunëtorëve.

Do të pasonin polemika, hetime të brendshme, goditje. Jennifer Matthews, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve, kishte kërkuar dhe kishte marrë një pozicion të vështirë në “territorin indian” siç quhen zonat armiqësore, pavarësisht se kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj si analiste.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ose i detyruar nën kërcënimin e zhdukjes së familjes së tij!!

    Lini një Përgjigje