
Koreja e Veriut i ka gati 100 mijë ushtarë për t’ja dhënë Rusisë, në luftën që Kremlini po zhvillon në Ukrainë.
Ose të paktën kështu pretendon televizioni shtetëror rus, ku një deklaratë e tillë u transmetua drejtpërdrejt për publikun.
Sa e vërtetë është? Kjo nuk dihet, pasi nuk ka asnjë të dhënë nga Koreja e Veriut momentalisht.
Mirëpo, deklaratën, e ka bërë një personazh i njohur publik, Igor Korotchenko, gazetar rus i cili merret me çështjet e mbrojtjes.
“Ka raportime se po përgatiten 100 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, vullnetarisht, për të marrë pjesë në konfliktin me Ukrainën”, tha ai gjatë një emisioni në Kanalin 1 të televizionit shtetëror rus.
Madje, ai ka shtuar se nuk ka asnjë të keqe që Rusia t’i lejojë ata të marrin pjesë në luftë, duke qenë se duan.
Pavarësisht kësaj, deklarata e Korotchenko duhet marrë me rezerva të mëdha, duke qenë se sensacionalizmi tek ai ka qenë i përhershëm mbi këto çështje.
Mirëpo dyshimet publike, nuk kanë si të hidhen poshtë në të tillë mënyrë dhe publiku kërkon shpjegime.
Do të përgjigjet vallë Kim Jong Un?
Endrra e nje nate vere e Putanit..Tani e zgjidhi problemin: 100 mije i merr nga Kimi, 100 mije te tjere na Maduro i Venezueles...nuk e di sa mund to jape Kuba mbase 50-60 miije, 200 mije cecene i jep Kardyrovi, ndoshta 100 mije i gjen Lavrovi ne Afrike..ja u zgjidh problemi. Ukraina mbaron per 10 dite maksimumi. Ku paska qene Putani deri tani. Pse nuk e pa kete enderr ne fillim te veres por priti Gushtin? Iku dhe ushtria e Putanit per lesh..tani po mbledh mercenare..
Ata dordolecet e Korese vene me qejf se te pakten do mbushin barkun me buke