Zëvendëspresidenti JD Vance do të ishte i favorizuar për të siguruar nominimin republikan për president në vitin 2028, tha presidenti Donald Trump të martën.
Trump ndodhej në auditorin e ‘South Court’ ku nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një task force për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028, kur korrespondenti i vjetër i Shtëpisë së Bardhë për Fox News, Peter Doocy, e pyeti nëse Vance kishte gjasa të bëhej figura kryesore e lëvizjes "Make America Great Again" (Bëje Amerikën Sërish të Madhe), pasi Trump kishte deklaruar se nuk do të kandidonte për një mandat të tretë.
"A jeni dakord që pasardhësi i MAGA është JD Vance?" pyeti gazetari.
Në përgjigjen e tij, Trump vuri në dukje se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të bashkohej me JD Vance për të krijuar një dyshe të fuqishme.
"Eh, mendoj se ka shumë gjasa. Për të qenë i drejtë, ai është zëvendëspresidenti, dhe mendoj se edhe Marco është dikush që ndoshta do të bashkohej me JD në një formë apo tjetër," u përgjigj Trump.
"Unë gjithashtu mendoj se kemi njerëz të jashtëzakonshëm, disa prej tyre janë në këtë skenë këtu. Prandaj është shumë herët, natyrisht, për të folur për këtë, por pa dyshim ai po bën një punë të shkëlqyer," shtoi ai. "Dhe ndoshta do të ishte i favorizuar në këtë moment".
Presidenti tha gjithashtu se edhe figura të tjera nga kabineti i tij mund të udhëheqin lëvizjen MAGA në të ardhmen. Trump dhe disa prej aleatëve të tij kanë hedhur herë pas here idenë që ai mund të kandidojë për një mandat të tretë, gjë që është e ndaluar nga Kushtetuta.
Rubio kandidoi kundër Trump gjatë garës së 2016-ës për nominimin republikan, por që atëherë është pozicionuar si një aleat i tij.
Muajin e kaluar, Rubio hodhi poshtë spekulimet se ai mund të jetë kandidati presidencial i Partisë Republikane për vitin 2028. Në vend të kësaj, ai shprehu mbështetje për JD Vance.
“Mendoj se JD Vance do të ishte një kandidat i shkëlqyer nëse vendos të ndërmarrë një hap të tillë,” tha Rubio gjatë një interviste me Lara Trump, e transmetuar në kanalin Fox News.
Ai gjithashtu vlerësoi performancën e JD Vance si nënpresident gjatë segmentit në emisionin "My View with Lara Trump" dhe bëri të qartë se është i kënaqur me rolin e tij aktual në kabinetin e presidentit Donald Trump.
kokat e kesaj administrate jane kryesisht njerez te degjeneruar e pa integritet. Sbesoj se amerikanet do ti votonin prape, te pakten keta qe jane tani
Po Kallare po ,
Vance ska shtylle kurrizore dhe eshte tipik kissass. Ate cfare tha me evropianet ishte kaos i organizum nga bossi vet. Rubio seems better candidate
JD Vance, eshte nje njeri dhe nje politikan i madh:Ka kaluar ne te gjitha provat e ujit dhe te zjarrit, gjate gjithe jetes se vet, dhe mbrriti ketu ku eshte. Dhe kur foli para udheheqsve europian, i percaktoi dhe diagnozen atyre: Problemin e keni brenda jush, mbani nje qendrim ndaj opozites, sic mbanin vendet komuniste dikur, ndaj kundershtareve te vet dhe emigracionin, qe ka mbjelle terror, pasiguri dhe ndryshim te genit kulturor.
Ironia me e madhe eshte kur shurra shqiptare qe e shikojne akoma me perbuzje edhe ne Kakavije ben si gen i kulluar. Pika kur ben shqipua si rracist
Ku i kaloj provat ?? Duke ngritur zerin dhe duke shklelur portokollin me te dyja kembet duke u gricur me presidentin ukrainas ? Zgjedhja e ketyre ne krye te nje shteti kaq potent ishte gabimi i pafalshem i amerikaneve ....kurse ti buf kenete gabim i lexon mesazhet ...ai nuk do tja di per gabimet e europianeve dhe nuk i kritikoj per ate , por se nuk jeni shoqeri e lire dhe keni mentalitete ndaj kundershtareve ...duke inkurajuar drejt perdrejt opozitaret ekstremiste te djathte europian ....ky ishte qellim i vizites ne Mynyh ....imgjinoe se per cfare flitej e ishin mbledhur dhe per cfare foli ku debili i Trampit ...informou drejt
gjithnjë ka tre variante për të spekulluar!1-do e i bo gropën JD-së,2-thotë të vërtetën,3-"mafja e pay-pal" do të vednosë njeriun e saj shum shpejt në krye të shtetit amerikan!! ---sa për "rron or rron dhe" miza në bythë të kalit!!
Edhe Salih gerdeci duhet te zgjedhi Noken si.pasardhes te tij
Edhe Salih gerdeci duhet te zgjedhi Noken si.pasardhes te tij
Zgjedhje per NATO 2028 2 zgjedhje parakohshme 2029 zgjedhje primare zgjedhje parlamentare 2030 zgjedhje skandalesh 2031
Ne foton e artikullit: Dy miqte ma te mdhaj t Salih kurves.
Anti2464268censure,ke mesuar dhe fjalen mafia pay pal tani o bole fshati dhe te duket vetja I zgjuar.